PD: Manipulimi i masakrës zgjedhore në Elbasan, vetëm maja e ajsbergut. Shqiptarët na votuan të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi

29 Prill 2021, 18:32Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar policinë e prokurorinë se kanë mbrojtur masakrën zgjedhore në Elbasan duke paralajmëruar të tjera fakte të vjedhjes e blerjes së votës në mbarë vendin.

Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj tha se çdo ditë e më shumë po dalin në pah fakte, prova e dëshmi të veprimeve të dyshes Rama-Doshi e bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet.

Alibeaj e shoqëroi denoncimin e tij me dy video, ku e para ka të bëjë me deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e prokurorisë për provat e gjetura në një makinë në Elbasan, ku dy ditë para zgjedhjeve u vra Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë.

Ndërsa më tej Alibeaj shton se pas zgjedhjeve, në një deklaratë të prokurorisë rezulton se në makinën pa targa pranë vendit të përplajes me armë u gjetën fotokopje kartash identiteti e fatura parash.

“Te dashur qytetarë, Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë. Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës –Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet.Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit. Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë” – thotë Alibeaj.

Ai shton se shqiptarët janë të vetëdijshëm si kanë vepruar Edi Rama e Tom Doshi dhe bandat e pushtetit për të vjedhur e blerë rezultatet e zgjedhjeve duke paralajmëruar se në ditët në vijim do publikohen të tjera fakte.

“Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut. Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim. Një gjë është e sigurta. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi” – mbyll deklaratën Alibeaj.

9 komente në “PD: Manipulimi i masakrës zgjedhore në Elbasan, vetëm maja e ajsbergut. Shqiptarët na votuan të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi”

  1. Luli says:

    Futja Pordhes sic e keni zakon, Hani mut tani dhe 4 vjet te tjera me gjumashin L Basha
    Tani flisni sa te doni ,se dote vazhdojne Babalet me serira nga ju te ashtuquajtur PDista

    1. tani11 says:

      Hahaha, universi paralel, nje-dimensional, i prostitutave te xenit. Fuck u kopila shkiesh

  2. dalipi says:

    Parimi i PD gjithmon ka qene vrit, vidh, akuzo.

  3. Fatos says:

    Ooooooooo idiot që je rrotë kari për vete e do të cmendësh dhe të tjerët. Ua ka kapur juve o pis, apo dhe kur ju kapin ua faturoni të tjerëve fajin. Jeni motërqira dhe përgjigjen e morët me votë, grisni bythën e hapni krahun.

  4. shqip says:

    Ja të besuam . Por duhet të pranosh që je trap.

  5. Gribda says:

    O na rrufsh bolet,o bole,futuni ne parlament,se gati eshte Gjuzi me shoke,mall demode

  6. Haka Tekizoti says:

    Skenaristët e regjisorët e videove me Babale vazhdojnë zanatin…

  7. Plaku Pa Mjeker says:

    Eshte bela kur asnjehere nuk meson nga gabimet qe ben….. Keta qenkan te destinuar te ngelin ne Opozite dhe 30 vjet te tjera. Shume keq!

  8. kujtimi says:

    Deri tani fakte jane vetem disa vjedhje vote nga lesh e lija, te tjerat jane brockulla. Shqiptaret e dine se kush vjedh e manipulon, sado te bertasin e te cirren demokratet e mona me liken. Po dules kush ja vodhi votat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje