Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje me Ali Meçi nga Shahinaj i Shijakut, të cilit i është rindërtuar shtëpia pas dëmtimeve nga tërmeti që “tronditi” vendin tonë 2 vite më parë.
Në videon e publikuar shfaqet Meçi i cili fillimisht tregon përjetimet e tij të tërmetit dhe çadrën në të cilën ka jetuar, pasi shtëpia e tij u dëmtuar rëndë.
“Pas tërmetit të 26 nëntorit bëra një barake të vogël ku u strehova deri sa më erdhi çadra. Për 10 ditë u vendos çadra dhe u sistemuam aty. Jetonim 7 persona, vështirësi kishim, por s’kishim çfarë të bënim”, thekson Meçi.
Ai shprehet se kur u informua se do t’i rindërtohej shtëpia në gusht, ishte pesimist.
“Në gusht filloi rindërtimi, cik si pesimist isha por kur u bë më shkriu gjaku ”, u shpreh Meçi.
Më pas në video u shfaqe pamje të shtëpisë së re e cila u ndërtua për 4 muaj.
“Shtëpia është ndërtuar për 4 muaj. Ndërtesa është 3 plus 1 me sipërfaqe 105 metra katrorë shtëpi.” “Jam shumë i kënaqur”, tha ai.
Edhe thone Rama i vodhi votat,as ne itali sua bejn shpit komplet falas plus ka 13 vjet nga termeti i fundit e akoma si kan ber te gjitha,bravo kryeminster jo 3 mandate por 8 mandate do te rrish
Shiheni komunistin i boni njerzit me shpi. Rama ik!
hahahaa une nuk e votoj me per vete
SB
tani me ndejt shtrember e me fol drejt.. Sado pompozte jete benitoja e hajdut bel Ahmetaj, se si ky fukarai mos te votonte ata si thone keta Anal-istet Arian cani & co , une sinqerisht nuk e kuptoj..
Gjithmone duke pasur parasysh kush ishte alternativa.
E di qe kjo eshte fasada e rilindjes, po prape dicka me shume e me mire per momentin se hauri i SHQUP-it…