Ditari sekret i Enverit: Atasheu ynë në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak. U zhduk nga banesa e tij

1 Maj 2021, 20:45Dossier TEMA

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet ditari politik i Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxha i mbajtur në maj të 1961-it, ku ai ka shënuar dhe analizuar disa nga ngjarjet më kryesore politike të asaj kohe që vinin pas prishjes së marrdhënieve zyrtare të Shqipërisë komuniste me aleatin e saj të madh Bashkimin Sovjetik të Nikita Hurshovit, siç ishin: mos-kthimi i marinarëve shqiptarë që studionin në Bashkimin Sovjetik, të cilët u detyruan të futeshin në grevë urie, letra e ambasadës sovjetike në Tiranë për Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku i bënin me dije tërheqjen e marinarëve të saj nga Baza Ushtarake Detare e Vlorës me 8 nga 12 nëndetëset e tyre, incidentin në në Gjirin e Vlorës ku sovjetikët akuzonin se një anije shqiptare ‘kishte ndaluar dhe i kishte kthyer topin anijes civile sovjetike “Çiaturi» që kishte ardhur për të tërhequr familjet e marinarëve sovjetikë’, incidentin me Atasheun tregtar shqiptar në Pragë, i cili ishte zhdukur nga banesa e tij dhe kur ambasadori ynë e kërkoi atë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë, një zëvendësministër, i’u përgjigj duke i thënë se “ai ka pasë kërkuar strehim politik në Çekosllovaki”, incidentin me automjetin sovjetik në Vlorë që kishte shtypur një marinar shqiptar, konfuzionin me marinarët rusë në bazën e Vlorës të cilët gjatë largimit, po merrnin me vete dhe bidonët bosh të karburantit dhe po plaçkisnin njeri-tjetrin etj., etj.

Nga Dashnor Kaloçi

“Më njoftuan shokët se gjenerali sovjetik Andrejev, në mënyrën më të poshtër, ofenduese dhe duke gërthitur, ka trilluar, ka shpifur e ka provokuar duke thënë se gjoja anija jonë roje në gjirin e Vlorës ‘kishte ndaluar dhe i kishte kthyer topin anijes civile sovjetike “Çiaturi» që ka ardhur për të tërhequr familjet e marinarëve sovjetikë’. Provokatori është vënë në vend dhe njëkohësisht i është bërë një telegram i rreptë proteste mareshalit Greçko, komandant i përgjithshëm i forcave të Traktatit të Varshavës. Sovjetikët po përgatitin kundër nesh provokacione të poshtra. Duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë dhe gjakftohtë”! Kështu shkruante në mes të tjerash udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha në ditarin e tij politik të mbajtur në majin e vitit 1961, ku ai ka shënuar dhe analizuar disa prej ngjarjeve më kryesore politike që vinin si rezultat I prishjes së marrdhënieve zyrtare të Shqipërisë komuniste me aleatin e saj të madh, Bashkimin Sovjetik të Nikita Hurshovit. Për më shumë rreth kësaj dhe të gjitha ngjarjeve të tjera të ndodhur në atë kohë si në Shqipëri, ashtu dhe në Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera të Europës, na njeh ky dokument.

Ditari politik i Enver Hoxhës në maj të 1961-it për prishjen e marrdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe incidentet me marinarët rusë në Bazën ushtarake Detare të Vlorës

E MARTE

2 MAJ 1961

TITISTET NUK KANE HEQUR DORE NGA KOMPLOTET KUNDER VENDIT TONE

Në “Zërin e popullit” u botua sot artikulli me titullin “Përse Rankoviçi shkon në Athinë”? Vizita në Athinë e këtij titisti të egër antishqiptar, kam shkruar në këtë artikull, lidhet me dështimin e komplotit të përbashkët me grekët e me amerikanët kundër vendit tonë, komplot të cilin ne e denoncuam nga tribuna e Kongresit të 4-t të Partisë dhe me kurdisjen e komploteve të tjera për të ardhmen.

POGRADEC, E PREMTE 5 MAJ 1961

SOVJETIKËT KERKOJNE TE HEQIN BAZËN E VLORËS

Shokët nga Tirana më vunë në dijeni për letrën e poshtër të sovjetikëve në lidhje me heqjen e bazës së Vlorës. Do të vendosim si do të veprojmë.

POGRADEC, E SHTUNE 6 MAJ 1961

SOVJETIKEVE DO T’U PERGJIGJEMI LIDHUR ME ÇESHTJEN E BAZËS DETARE TE VLORES

Bisedova me shokët dhe vendosëm për notën që do t’u dorëzohet sovjetikëve për çështjen e bazës detare të Vlorës.

E ENJTE 11 MAJ 1961

HISTERIZMAT E HRUSHOVIT 

Më informoi shoku Nesti Nase, ambasadori ynë në Moskë, në lidhje me situatën politike në Bashkimin Sovjetik. Veçanërisht skandaloz ishte fjalimi i Hrushovit në drekën e 1 Majit. Fjalimi i tij ishte histerik, i shthurur, antimarksist, sulmues, antishqiptar, antikinez, kërcënues për vetë kuadrot sovjetikë. Të gjithë të pranishmit u skandalizuan. Kjo tregon pozitat e dobëta të grupit të Nikita Hrushovit. Në popullin sovjetik ka pakënaqësi të madhe, si për çështjet politike, ashtu dhe për gjendjen ekonomike.

E PREMTE  12 MAJ 1961

BISEDE ME NESTI NASEN

Kishim për drekë shokun Nesti Nase. Ai na foli përsëri për gjendjen e nderë në Moskë, për vështirësitë ekonomike që ka atje, sidomos për artikujt ushqimorë. Nesti na foli përsëri për atë çka pa në pritjen e dhënë me rastin e 1 Majit, ku Hrushovi foli lart nga 12 herë si marrë, si i çakërdisur. Pastaj na tregoi për qëndrimin shumë të mirë dhe luftarak të njerëzve tanë që mësojnë në Bashkimin Sovjetik. Nesti foli edhe për servilizmin e ambasadorëve të vendeve të demokracisë popullore ndaj Hrushovit dhe njerëzve sovjetikë, kurse ndaj Nestit mbajnë qëndrim të ftohtë dhe si të frikshëm.

E DIEL 14 MAJ 1961

NJE BISEDE ME AMBASADORIN KINEZ

U takova me ambasadorin kinez Lo Shi Gao, i cili më komunikoi bisedimet që Çu En Lai kishte pasur më datën 10 maj me ambasadorin sovjetik Chernenko dhe Ten Pini me këshilltarin e ambasadës sovjetike në Pekin. Sovjetikët u kanë dorëzuar kinezëve kapjen e notës, të nënshkruar nga Kosygin, që na dërguan neve lidhur me Bazën detare të Vlorës. Çu En Lai dhe Ten Hsiao Pini e kanë dënuar si gabim të rëndë dhe shqetësues vendimin sovjetik. Ata nuk e kanë aprovuar atë. Ten Hsiao Pini, duke folur për përgjegjësinë ‘e macihe’ që kanë Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe Partia Komuniste e Kinës, ka thënë se, kur u vërtetuan gabimet me Korenë më 1956, vetë Mao Ce Duni bëri autokritikë përpara shokëve koreanë. E falënderova Lo Shi Gaon për informacionin.

15 MAJ 1961

SOVJETIKET PO PERGATITIN PROVOKACIONE TE POSHTRA KUNDËR NESH

Më njoftuan shokët se gjenerali sovjetikAndreyev, në mënyrën më të poshtër, ofenduese dhe duke gërthitur, ka trilluar, ka shpifur e ka provokuar duke thënë se gjoja anija jonë roje në gjirin e Vlorës ‘kishte ndaluar dhe i kishte kthyer topin anijes civile sovjetike “Çiaturi” që ka ardhur për të tërhequr familjet e marinarëve sovjetikë’. Provokatori është vënë në vend dhe njëkohësisht i është bërë një telegram i rreptë proteste mareshalit Greçko, komandant i përgjithshëm i forcave të Traktatit të Varshavës. Sovjetikët po përgatitin kundër nesh provokacione të poshtra. Duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë dhe gjakftohtë!

E HENE 15 MAJ 1961

TEME SEJKO AGJENT NE SHERBIM TE TË HUAJVE

Filloi gjyqi kundër grupit tradhtar të Teme Sejkos, agjentë në shërbim të grekëve, jugosllavëve dhe të amerikanëve për të rrëzuar pushtetin popullor në vendin tonë.

E MARTE 16 MAJ 1961

DO TE TERHEQIM OFICERET E MARINES SONE QE STUDIOJNE NË BASHKIMIN SOVJETIK

Atasheu ynë ushtarak në Moskë, i dorëzoi gjeneral Antonov protestën e ministrit tonë të Mbrojtjes dhe njëkohësisht i tha se ne do të tërheqim oficerët e marinës sonë që studiojnë në Bashkimin Sovjetik. Antonovi dy herë me radhë i tha shokut tonë: “Pse shpejtoheni, prisni dhe ca”, etj. Këtë shprehje ia përsëriti edhe gjeneral Gusevi. Atasheu ynë ushtarak i tha se kam urdhër për këtë dhe do të veproj.

E MARTË  16 MAJ 1961

TE SHOHIM CILAT JANE PREDISPOZICIONET E SOVJETIKEVE

Sonte ambasada sovjetike në Tiranë njoftoi se nesër vjen nga Moska zëvendësministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Fir Jubin, me 10 veta, si përfaqësues të palës sovjetike për të marrë pjesë në komisionin që kemi propozuar ne për çështjen e Bazës së Vlorës, që sovjetikët kanë vendosur ta likuidojnë. Të shohim me çfarë predispozicionesh kanë për të ardhur. Besoj se predispozicionet e tyre nuk janë të mira.

E MERKURE 17 MAJ 1961

KETU FSHIHEN PLANE DHE INTRIGA TE REJA

Sovjetikët lajmëruan se e shtynë ardhjen e delegacionit të tyre me Fir Jubin në krye, për të marrë pjesë në komisionin për çështjen e bazës detare. As datën se kur do vijë dhe as arsyen pse e shtynë, nuk na i dhanë. Sigurisht në këtë mes ka plane dhe intriga nga ana e udhëheqjes sovjetike.

E MERKURE 17 MAJ 1961

VEPRIME FASHISTE 

Atasheu ynë tregtar në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe sigurisht i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak, u zhduk nga banesa e tij. Ambasadori ynë e kërkoi atë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë. Aty një zëvendësministër, i’u përgjigj duke i thënë se “ai ka pasë kërkuar strehim politik në Çekosllovaki” dhe se ata “ia kanë dhënë atë”. Ambasadori ynë protestoi energjikisht për këtë veprimtari armiqësore nga ana e autoriteteve çekosllovake dhe kërkoi dorëzimin e tij, por ata refuzuan. Vazhdojnë veprimet fashiste kundër vendit tonë nga këta pseudo-marksist.

E ENJTE 18 MAJ 1961

MANOVRA DEMAGOGJIKE TE SOVJETIKEVE

Ambasada sovjetike në Tiranë lajmëroi se delegacioni i kryesuar nga Fir Jubin vjen sot. Ajo dorëzoi, gjithashtu, përgjigjen për notën tonë mbi çështjen e bazës detare të Vlorës. Me këtë notë, ashtu si me të tjerat, sovjetikët përpiqen të na bëjnë ne përgjegjës për heqjen e bazës etj. Por në fund, në të lihet shtegu hapur, (gjë që ata e bëjnë dhe për demagogji, që ta kenë si dokument zyrtar), për të dhënë të kuptohet sikur mund ta pranojnë propozimin tonë dhe të tërhiqen me njëfarë mënyrë nga vendimi që u mor prej tyre në mbledhjen e Traktatit të Varshavës në Moskë. Delegacioni sovjetik erdhi. Në të janë edhe gjeneral Antonovi, zëvendës i parë i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Flotës Detare Sovjetike dhe admirali Kasatonov, komandant i Flotës Detare të Detit të Zi.

E PREMTE 19 MAJ 1961

DO T’U QENDROJME SI SHKEMB GRANITI TROCKISTO-FASHISTEVE SOVJETIKE

Trockisto-fashistët e Moskës sot kaluan çdo kufi. Oficerët e marinës sonë i kanë bllokuar nëpër kazerma, nuk i lejojnë as të dalin jashtë, as të kthehen në atdhe. Ata nuk lejuan atasheun tonë ushtarak të marrë kontakt me ta dhe e “urdhëruan” të largohet nga Leningradi. As qeveritë borgjeze s’e bëjnë një veprim të këtillë. Deri këtu ka ardhur puna! Protestuam energjikisht. Pezulluam mbledhjen e komisionit shqiptaro-sovjetik për çështjen e bazës detare të Vlorës, që u hap sot, në orën 11. Trockisto-fashistët e Moskës me siguri do të shkojnë edhe më tej. Por edhe ne do t’u qëndrojmë si shkëmb graniti, do t’i demaskojmë dhe do t’i mundim, se jemi në të drejtë, se ndjekim rrugën marksiste-leniniste.

E SHTUNE 20 MAJ 1961

VEPRIME GANGSTERESH

Klika tradhtare e Kremlinit vazhdon provokacionet e saj të poshtra. Kjo klikë dëboi si person të padëshirueshëm atasheun tonë ushtarak në Moskë, duke kërkuar të largohet nga Bashkimi Sovjetik brenda 24 orëve. Sot do të protestojmë energjikisht dhe do të kërkojmë si kundërmasë largimin brenda 24 orëve të atasheut ushtarak sovjetik nga Shqipëria. Në ç’greminë kërkojnë t’i çojnë kështu marrëdhëniet tona këta trockistë? Megjithatë, ata do të dështojnë. Ne i qëndrojmë besnikë miqësisë me popujt e Bashkimit Sovjetik. Në kohë të këqija njihen miqtë e mirë. Qëndrimi ynë i palëkundur e parimor është një ndihmë e madhe edhe për popujt e Bashkimit Sovjetik dhe në këto momente këtë ndihmë atyre po ua japim vetëm ne. Çdo gjë që të ngjasë, popujt sovjetikë nuk do ta harrojnë këtë ndihmë. Dje Fir Jubin “me buzë në gaz” e me lajka, tok me ambasadorin sovjetik, shkoi te Halim Budoja për ta “falënderuar” për “kujdesin” e treguar për delegacionin sovjetik etj., dhe më në fund i la të kuptojë se ata presin për të filluar bisedimet. Halimi e priti edhe ai mirë dhe ia përsëriti arsyet e pezullimit. Firjubini tha se s’e besonte të kishte ngjarë kështu etj., por dje pasdreke, Firjubini shkoi te Behari dhe i bëri një deklaratë, nga ana e qeverisë sovjetike, se asnjë pengesë nuk do t’u bëhet ofioerëve tanë që të kthehen në atdhe. Me një fjalë sovjetikët, përpara së drejtës sonë, u zbythën me turp. Ata po veprojnë si gangsterë.

E DIEL 21 MAJ 1961

SHENIM

Ambasadorja gjermane dorëzoi përgjigjen e qeverisë së saj për letrën tonë mbi bazën e Vlorës. Me tërë kuptimin e fjalës këta janë fashistë dhe provokatorë.

E HENE 22 MAJ 1961

SHENIME  

U bë mbledhja e komisionit sovjeto-shqiptar për bazën detare të Vlorës. Secila palë parashtroi pikëpamjet e veta. Mbledhja vazhdon nesër. Sovjetikët, pas skandalit që bënë në Leningrad, e lejuan largimin e oficerëve të marinës sonë. S’ka lum që “t’ua lajë” këtë poshtërsi. Ambasadori kinez na dorëzoi kopjen e letrës që Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës, i ka bërë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në lidhje me bazën tonë detare dhe mbi qëndrimet e sovjetikëve ndaj nesh. Letra mbron pikëpamjet tona dhe është një shuplakë për grupin e Hrushovit. Çekët po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë të poshtër, duke vazhduar provokacionet. Bullgarët dorëzuan edhe ata përgjigjen e tyre të poshtër në lidhje me bazën detare të Vlorës. Do të vijë koha që t’i lëpijnë ato çka thonë tani kundër nesh.

E MARTË 23 MAJ 1961

NE DO TE QENDROJME FORT NE POZITAT TONA

Vazhdon mbledhja e komisionit shqiptaro-sovjetik për bazën e Vlorës. Të dy palët qëndrojnë në pozitat e veta. Sovjetikët ndjekin avazin e tyre duke na sulmuar. Ne qëndrojmë fort në pozitat tona. Sovjetikët i thirrën për drekë tanët. Muhabeti u bë për kohën, për malet, për pyjet dhe për kopshtet. Mbledhja do të vazhdojë nesër. Ne do të mbajmë një fjalim tjetër, të matur si kurdoherë, por të prerë dhe definitiv.

E MARTË 23 MAJ 1961

U KTHYE NE ATDHE GRUPI I PARE I OFICEREVE TE MARINES SONE QE NDODHESHIN NE BASHKIMIN SOVJETIK

Grupi i parë i oficerëve tanë të marinës erdhi nga Leningradi. Oficerët u pritën në aerodrom me lule nga shokët e tyre oficerë dhe nga skënderbegasit. Atasheu ushtarak sovjetik, Rura, u largua sot nga Tirana i dëbuar nga ne, si kundërmasë e dëbimit të atasheut tonë nga Bashkimi Sovjetik.

E MERKURE 24 MAJ 1961

TERHEQJE E SOVJETIKEVE

Në mbledhjen e sotme të komisionit, pas fjalimit nga pala jonë, sovjetikët u tërhoqën. Ata pranuan pikëpamjen tonë dhe do të largohen pasnesër më 26 maj, në orën 8, me 8 nga 12 nëndetëset dhe me bazën detare “Kotelnikov”. Oficerët e delegacionit sovjetik paraqiteshin më të çelur. Tanët i kishin për drekë, e cila shkoi mirë, u fol edhe për politikë. Tanët ishin superiorë, ata në tërheqje. Oficerët tanë që ishin në Bashkimin Sovjetik dhe që u kthyen, kanë mbajtur qëndrim të mrekullueshëm, patriotizëm i flaktë nga ana e tyre, lanë nam në Leningrad. Leningradi i mori vesh poshtërsitë që bëri komanda sovjetike. Kjo ka shumë rëndësi.

E ENJTE 25 MAJ 1961

PERSERI DREDHI!

Delegacioni sovjetik në komisionin për çështjen e bazës së Vlorës vazhdoi përsëri dredhitë. Sot Firjubinka tha se “nuk kam udhëzime nga qeveria” që të tërheqin pikërisht atë pjesë të marinarëve sovjetikë të katër nëndetëseve që do të mbeten në bazë dhe që janë ditë e natë në kontakt me marinarët tanë, e që mbi gjoja grindjet e tyre kanë ngritur “padinë”. Për të kjo “është çështje tjetër”, ndërsa për ne ajo është “gozhda e Nastradinit” për provokacione të reja. Nga ana tjetër, marinarët sovjetikë po tërheqin plaçkat e tyre nga këto nëndetëse dhe bëhen gati të largohen. Besoj se ky është fisheku i fundit i presionit dhe i provokacionit në bazë, është si me thënë “saluti” i poshtërsisë. Ndërkohë anijet bëhen gati të largohen nesër në mëngjes.

E PREMTE 26 MAJ 1961

NJE DATE E TURPSHME PËR QEVERINË SOVJETIKE

Të tetë nëndetëset dhe baza “Kotelnikov” u larguan nga Vlora në ora 8 të mëngjesit të sotëm. Datë e turpshme për qeverinë sovjetike që i solli gjërat deri këtu. Ky ka qenë fund e krye një veprim i poshtër i kurdisur kundër Shqipërisë. Por s’ka gjë! Ne do t’i kapërcejmë këto vështirësi. Drejtësia e qëndrimeve tona nuk do të fshihet për shumë kohë nga këta revizionistë të poshtër. Ata lanë prapa “gozhdën e Nastradinit”. Ne kërkuam me notë që të tërheqin të gjithë marinarët sovjetikë nga gjiri i Vlorës. Kërkuam me dy letra, njëra pas tjetrës, të mblidhet komisioni i përbashkët. Ata pranuan në parim, por as që shpejtohen të caktojnë orën dhe ditën.

27 MAJ 1961 1961

HIPOKRIZITE DHE POSHTERSITE E REVIZIONISTEVE SOVJETIKE NUK KANE KUFI

Ambasadori sovjetik vajti prapë sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme “për të protestuar” për dëbimin e atasheut ushtarak sovjetik, kolonel Rura dhe për të thënë se marinarët tanë “nuk janë mbyllur në kazerma në Bashkimin Sovjetik”, etj. Ç’hipokrizi! Ç’rrena! Sa poshtërsi! Oficerët e marinës sonë, që u kthyen në atdhe, treguan një nga një poshtërsitë që u kanë bërë autoritetet sovjetike në Leningrad. Marinarët tanë shpallën edhe grevën e urisë për 24 orë. Veprimet e ndyra të këtyre revizionistëve nuk i lan as ujët e detit. Admirali Kasatonov, vete e vjen nga Tirana në Vlorë. Të shohim ç’poshtërsi kurdisin. Komisioni akoma s’po mblidhet dhe sovjetikët s’po caktojnë as ditën, as orën.

E DIEL 28 MAJ 1961

MIDIS ANARKISE, KONFUZIONIT DHE GRABITJES, MARINARET SOVJETIKE PO PERGATITEN TE IKIN

Firjubini shkoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njoftoi se delegacioni sovjetik po largohet sot. Tanët e bënë përgjegjës që largohet pa mbaruar punë dhe pa tërhequr marinarët sovjetikë që kanë ngelur në Vlorë. Ai u largua me avion. Ndërsa u bënë këto përçapje, në bazë sovjetikët po ngarkojnë plaçkurinat. E tmerrshme! Çështja ka arritur derisa të tërheqin edhe bidonët bosh të karburantit, edhe 50 kg. sapun. Siç po duket, marinarët sovjetikë, që kanë mbetur, do t’i largojnë me vaporët e mallrave që janë këtu. Ata kanë përgatitur valixhet dhe janë krejt të demoralizuar. Në mes tyre mbretëron anarkia, konfuzioni, po grabitin njëri-tjetrin. Me të vërtetë është për të qarë!

E HENE 29 MAJ 1961

PROVOKATORET JANE NE ALARM E SHUME TE SHQETESUAR

Gjeneral Andrejevi, ky kryeprovokator, i kërkoi takim ministrit tonë të Mbrojtjes dhe me shpifje jashtëzakonisht të ulëta protestoi sikur gjoja marinarët tanë kanë kontrolluar xhepat një marinari sovjetik etj. Po përgatitin “pashaportën e ikjes”, duke kurdisur “fakte” se gjoja jeta e marinarëve sovjetikë është bërë e pamundur. Mirëpo sot në mëngjes një automobil sovjetik shtypi një marinarin tonë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Provokatorët janë në alarm dhe shumë të shqetësuar. Ky është rezultati i referateve urrejtëse politike që gjeneralët dhe admiralët sovjetikë po u mbajnë prej kaq kohësh marinarëve sovjetikë kundër vendit dhe ushtrisë sonë. Do të bëhet protestë e rreptë nga ana jonë.

15 komente në “Ditari sekret i Enverit: Atasheu ynë në Pragë, i ngatërruar me gra çeke dhe i rënë në rrjetën e Sigurimit çekosllovak. U zhduk nga banesa e tij”

  1. Oketo says:

    2 kriminelë ka pasur Shqipëria: Enveri dhe Salia

    1. Operacioni Zjarri says:

      Lavdi Enver Hoxhes!

  2. aaaaa says:

    Mut muti ,te gjitha pasojat dhe cmendurine qe po vuajme ne sot jane ne nje mase te konsiderueshme rezultate te politikes se ketij psikopati , i cili duke shfrytezuar edhe anadollizmin e shqiptareve e shndroji kete milet ne me te varferin e Europes. Mjafton ky fakt qe kete person ta hedhim ne koshin e plehrave te historise se kombit shqiptar. Ky i cmendur (bashke me 90% te politikanve te 30 viteve te fundit)nuk meriton asnje vleresim pozitiv.

  3. Vaso Pasko says:

    VAZHDONI ME KUJTIME TE ENVER HOXHES SE POPULLI ANDEJ E KA KTHYER ME TEPER SE GJYSEM SHEKULLI ME PARE, AQ SA PIRDHNIN KUR LEXOHESHIN VEPRAT E ENVERIT E HISTORIA E PARTIS. PIRDHNIN EDHE PUBLIKISHT BILES NE LUFTINJE TE TEPELENES NJE FSHATAR ESHTE DENUAR ME TRE VJET BURG SE LESHOI NJE PORH TE FORT KUR LEXOHEJ VEPRA E ENVERIT. VAZHDONI ME SHKRIME PER ENVERIN, TALLUNI ME JETEN E MBI DY MILION VIKTIMAVE TE ENVERIT.

  4. Plaku i mocem says:

    Shume heret te flasesh per E.Hoxhen. Nese do behet Shqiperia si cdo vend normal i Europes, nese do zgjidhet ceshtja jone kombetare, Enver Hoxha do te jete si Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama, dhe nje dite veten emri do tu mbetet. Por nese Shqiperia nuk behet vend normal pjese e Europes, nese nuk do zgjidhet problemi yne kombetsr, apo me keq akoma Shqiperia nuk do te egzistoje, atehere do filloje te flitet per Enver Hoxhen, diktatorin, “festen” per te cilen ka patur nevoje ky popull.

  5. Mut muti eshte shume pak , ai Enveri ishte gjakatare ,kriminel , i pa bese , kumplet i paparashikuar , shume provokues , teper RACIST , gjithmone kunder fshatareve skllever . Anti shqipetare i mallkuar kjofte largu e pergjithmone e jetes ………

  6. Covidiani says:

    Mos harroni Ramiz Aline. Ai ishte mendja edhe dora qe mbolli kete fare legenash/ spiunash edhe anti-shqiptaresh te 30 viteve te fundit.

  7. kasemi says:

    Nivel mizerabel, as te nje femije te tetevjecares.
    Eshte ndikues edhe ky inferioritet mendor, qe e beri aq kriminel, aq funderine, aq bastard.
    Nuk dij se si shume shqiptare te tjere, intelektuale, akademike etj mund te duronin pranine e ketij rrugaci, jam shume i keqardhur per hipokrizine e tyre.

  8. Veshtire te triumfoje Njerezimi ..keshtu ka vuajtur e keshtu do te vuaje.. says:

    Akoma mbizoteron poshtersia pabesia :
    Si me Kriminelin Enver apo Kriminelin Sali dhe me rradhe Kriminelin Flori Ilir apo dhe mushkonjat e tjera : qe vetem mbijetojne duke poshteruar kete popull shume te drejte dhe te varfer .
    Punet mbarohen nese keta Kriminele varen tek sheshi..Perndryshe Historia keshtu do vazhdoje me vite ..

  9. LWS28 says:

    Mero komunistit nuk i ndahet shpirti nga Enver djalli dhe na nxjer karlliqe në gazetë.
    Shënime nga ditari (false) i të sëmurit rëndë psikik Enver Hoxha ..
    Sot kemi shumë të tjerë të sëmurë psikikë ….jashtëqitjet e sistemit komunist që komandojnë vendin apo duan ta komandojnë atë me patjetër deri në vdekje.

  10. trendafili Permetit says:

    Eshte interesante; ata qe s’e kane jetuar jeten e urrejne ate! Kjo tregon psikopatine e atyre njerzeve qe besojne tek te thenat dhe te shkruarat e te tjereve edhe si ne kete rast ose jane te ndertuar qe çdo gje ta urrejne edhe kur ajo eshte ne sherbim te tyre. Mjafton te vdes ai qe une urrej, pa le te vdes dhe une me prapa, eshte ideja e ketyre njerzeve. Me pruri rastin ky shkrim me keta komentues te papergjegjshem per veten e tyre qe te jape nje shembull sipas informacionit te fundit qe kam. Ilir Meta, president i republikes qe mos qofte, para ca kohesh beri nje vizite ne nje fshat te Vlores i quajtur Vranisht ku u prit nga nje fare Bardhosh Mici nje ish mesues ne qoftese nuk gaboj. Zhvilloi dhe nje takim ne nje lokal ne ane te rruges, ndoshta dikush e ka pare dhe videon qe doli ne gazeten Tema per kete takim. Degjuam dhe pame se çfare u tha aty. Ne ate krahine, Lumi Vlores, ishte duke u ndertuar rruga e re moderne qe kerkesa i ishte bere me shkrim qe ne kohen e Ahmet Zagollit dhe vetem e realizoi qeveria e Edi Rames duke lidhur Vlore Kuç Gusmar Tepelene Qeparo Bregdet. Nje rruge fantastike si e kam pare ne tv dhe si me kane thene qe dikur po te shkonte Ilir Meta nga Vlora ne Vranisht donte 3 deri ne 4 ore dhe sot e beri per 40 minuta dhe pa nevoje per jastek ajri. Si e dini me 25 prill ishin votimet dhe doli se ne ate krahin aty 40 persona votuan kunder partise socialiste dhe Edi Rames ! Me perpara perseri ca te tille kishin votuar per Agimin e Arte te Greqise se Bardhoshi u kishte dhene nga 50 Euro. Para tre ditesh BE denoi dhe prokurori arrestoi nje eurodeputet te Agimi Arte dhe do ta çoje para drejtesise greke. Del Pyetja: kush jane keta qe votojne te mos ndertohet rruga, votojne kunder vetes?! E, pra kjo eshte mosmirenjohja dhe shpirti katran i njerzeve sot qe nga Tirana e Prishtina e deri ne zgeqet me te thella e te erreta qe futet ILir Meta me……i dini vete dhe ndoshta cave nuk do tu pelqeje qe nuk i permenda e nuk dua ti lendoj te lenduarit e mendjes. Keta jane ata shqipo qe hane buken dhe permbysin kupen, njesoj si komentuesit me larte pa pergjegjesi e pa ditur ngjarjet qe dikush i ka jetuar dhe i ka vuar, njesoj si adoleshentet e sotem gazetare, politikane “filozofe” e historiane qe hiqen se ata jane e verteta. Ndjej neveri per Dashnor Kaloshin e per nje gazetar majmun Tepelena e ka me duket mbiemrin per ato qe genjejne dhe deformojne e i fusin ne ditar e gojen e dikujt tjeter sipas qejfit te tyre regizorial Neveri deri ne perçmim! Se duhet te jete njeriu njeri: te thote te vertetat edhe fajet edhe meritat, vetem kjo me idinjon . Krimi duhet denuar qofte se e ka bere Enveri apo pasardhesi i tij Saliu. Por qe ti sherbeje shoqerise, sot duhet denuar ai qe eshte gjalle qe te mos behet prape kapice krimi neser dhe te vazhdojme duke e çuar deputet Saliun ne parlament. Keto jane çudirat qe drejtesia duhet te veproje per te krijuar besimin tek sistemi qe filluam te ndertojme, ndryshe mire e kishim. Eshte e pafalshme qe ne shek XXI te çosh deputet nje kriminel qe ka vrare kombin! Kush e voton? Ata qe shpirtin e kane katran dhe pranojne dhe vdekjen e tyre mjafton tu realizohet etja kafsherore per endrren qe kane. Degjojeni dhe shikojeni neper media histerine antinjerezore te veshur me petkun e demokracise, se ç’deklarojne . Po sot , pa me thuaj Shqiperi si je !…..

  11. Zana says:

    LAVDI heroit tone kombetar. ENVER HOXHA. Poshte ata qe hedhin balte.,e qe paguhen per propaganda kunder kesaj figure madheshtore.

  12. Nik says:

    Njè politikè injorante dhe jo largèpamse e tij e dèrgoj popullin tonè nè njè varfèri tè çmendur!Nqse ku idiot do tè ishte dakort me Konferencèn e Mukjes me Mihtat Frashèrin i cili ishte fillo anglez sot shqipèria do tè ishte lulja e europès.Po paguajm konseguencat e njè psikopati qè nèpèrmjet megallomanis sè tij na kthehu nè turpin e europès duke marr zadra,varka,anije, pèr tè ikur nga ai vend i bukur .Por idiotèsia vazhdoj edhe kur egzistonte shansi nè 1983/4 me gjermanèt tè cilèt e refuzuan si dhe mè pasè kur nxènèsi i tij R,Alia gjeti figurèn mè tè ndritur tè historisè tè sèmurin mendor S,Berisha i cili vrau preu dhe ende sotè ky person pengon zhvillimin e shqipèrisè.Mbetemi populli qè èshtè shfrytèzuar dhe eksperimentuar nè palcèn e saj,u kthyem nè kavie humane nga ai sistem.E habitshme qè shqipèria nuk èsht nè gjèndje sot mbas 30 tè vjetèsh tè normalizoj situatèn ekonomike shoqèrore por ende shikojm njerèzit tè ikin nga ai vend i mrekullueshèm.

  13. sapa says:

    Eshte mire qe nxirrni keto materjale se keshtu shume nostalgjike shikojne largpamesine,zgjuarsine qe kishte udheheqesi dhe ku e solli kete vend qe ska bir kurve qe e ben me!Me falni por kjo shprehja e Ministrit qe beri “policine qe duam” me pelqen shume!

  14. Buda says:

    Kete shkrim D. K. duhet ta botoje tek revista shkencore “Studime historike” te Akademise se Studimeve Albanologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje