Provokon sërish Haradinaj: Nëse Kosova nuk anëtarësohet në OKB dhe NATO të bashkohemi me Shqipërinë

1 Maj 2021, 16:41Rajoni TEMA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish ka përmendur bashkimin kombëtar. Haradinaj ka thënë se nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të bashkohemi me Shqipërinë.

Këto komente Haradinaj i dha gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.

“Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër Shqiptar…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen por së shpejti duhet të përballeshim me një regjim vrastar të Millosheviqit… kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurisë, çfarë është NATO, Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATOS, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se dita e pajtimit të gjaqeve është ngjarja më madhështore që i ka ndodhur kombit.

“Çdo komb gjatë rrugëtimit tij, në udhëkryqet e tij i ka gjestet më të mëdha historike, e ka përcaktimin që bënë një ngjarje madhështore në vitet e 90-ta, pavarësisht të gjitha ngjarjeve qe pasoja para saj dhe pas saj. Unë besoj dhe vlerësoj që është ngjarja më madhështore që i ka ndodh kombit tonë”, tha ai.

13 komente në “Provokon sërish Haradinaj: Nëse Kosova nuk anëtarësohet në OKB dhe NATO të bashkohemi me Shqipërinë”

  1. tani11 says:

    Rri urte o Ramush, ato pune i di Amerika. Mbaje mire me te dhe do fitojme te gjithe.

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Ki eshte nje koloplan turkoshakesh xhamijave te Kosovos dhe Albanistanit,por a i piete veroshqiptaret (kristianet) nese duan te shtohen muslimon brother’s m’vatan,shurra dhe era e arabit!?
      Noooooooooo!!!!

  2. Xoni says:

    Ok. Vetem na lajmero 5 minute para.

  3. valdrin says:

    Sa kohe qe Kosova do kete politikan si Ramushi, Albini dhe Vjosa vetem percarje do te kete….

  4. Astrit says:

    Kure te fitoje vete vedosja ne shqiperi ,shansi zero athere do te bashkohet kosava me shqiperin o race e poshter .Ju nuk e doni as kosoven dhe as ata qe u cliruan ,jeni te vegjel komandant haredinaj e vetmja gje qe mund te besh ne shqiperi eshte tei besh ndonje vizite Likes kur te jete prapa hekurave dhe mos haro ti siellesh duhane kosove.

  5. abdylazis says:

    Po duhet te pyeten Shqipetaret, duan te bashkohet me ju ?????

  6. Salih says:

    Pa tjeter…ti e di ketè pune…F.U

  7. zef mici says:

    Kurre bashkim me ju,keshtu si jemi eshte mjaft
    ju jeni vetem per rrumuja dhe telashe
    vetem beogradi nuk keni shance ti beni pordhe se ai ju grind

  8. Mos u lodh kot….
    Edhe po e bere ti,mburrjet do t’i marre Albini.
    Apo nuk i ka gjithe analfabetet pas vetes.
    Mjafton te hape gojen e te gjithe e besojne.Per pasuesit e Albinit gomari fluturon çdo dite.Sidomos po e tha Albini.

  9. Bardha says:

    Doli prap ky a doni dru me pre zotni,ky te bashkon e ta rruan krejt

  10. Prishtina says:

    Ramush:Ndoshta ju e thoni pa te keq,dhe mbase duke u nisur nga Qellimi i MIre,por Pyeni me Pare Albin Kurtin dhe LOpen -Osmani..te dy kane ne Programe..”Bashkimin e KOsoves” me Serbine….vone je kujtuar Ramush..lol

  11. Shaqo says:

    Me Ilir Meten mund te bashkohesh ti Ramush e te bashkejetoni shpellave te Skraparit a te Kosoves, me shqiptaret nuk bashkohesh kurre.

  12. Ball Forti says:

    Botoni komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje