Kreu i LDK-së i përgjigjet ashpër Albin Kurtit për dokumentet e dialogut: Po bën viktimën kur s’je i tillë

30 Prill 2021, 17:31Rajoni TEMA

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me deklarimet e këtij të fundit për procesin e dialogut me Serbinë, dhe aludimet se atij nuk i janë lënë informacione, dokumente e raporte mbi ecurinë e procesit deri tash.

Abdixhiku në një postim në Facebook,  ka thënë se Kurti po bën viktimën pa qenë fare i tillë. Kjo, sipas Abdixhikut është dobësi.

Ai ka shtuar se dokumentet e dialogut janë dhënë në ditën e pranimit të detyrës.

“Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Kryeministër, Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi.

Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim.

Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish.

Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë.

Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë.

6 komente në “Kreu i LDK-së i përgjigjet ashpër Albin Kurtit për dokumentet e dialogut: Po bën viktimën kur s’je i tillë”

  1. ermiri says:

    Keshtu eshte kur ben kualicjon me pleren Albin Kurti, turp te kesh se shkateruat partine e Rugoves. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani jane ndyresira.

  2. Fantazia analitike says:

    Qe ke te drejte, ke te drejte.
    Albini hiqet si diletant, por ne te vertete eshte nje konglomerat i pazbethyeshem. Ai u hoq si diletant qe diten qe mori pushtetin dhe shpalli “bisedimet” vrimen e fundit te kavallit. Ishte diletant se nuk e mendoi qe dita e llogarise do vinte. Si diletant mendoi qe do vazhdonte te bente politiken e Vuciqit per te sabotuar bisedimet, sepse mendoi qe Perendimi nuk di shume per te.
    Ky diletant u befasua ne Bruksel, kur e vune me shpatulla per muri dhe nga diletant u cfaq si neri me “fytyre te vrersur” . Per cudine e te gjitheve deklaroi se ishte dakort qe bisedimet te vazhdohen ne Qershor, duke u transformuar nga nje diletant ne nje konglomerat me shume pikepyetje. Duket sikur kerkon kohe per te studjuar dokumentat, sepse si diletant mendonte qe nuk do vinte kjo kohe. Po te mos ishte konglomerat i perpunuar nga ustallaret e zanatit, do kish filluar qe diten e pare te studjonte dokumentat. Si konglomerat ai sot hiqet si diletant dhe genjen sikur nuk i kane dhene dokumentat. Formati konglomerat i tij e ben ate te ndryshoje fjalorin dhe formen si uji ne gote.
    Mendonte konglomerati se duke shpallur Hashimin “tradhetar” qe donte te ndante Kosoven, do i shpetonte te vertetes per veten e tij. Cdo beje ky konglomerat sot kur ne tryeze do i kerkohet te spjegoje “Asicoacionin e Komunave Serbe”? A do kete ai guximin qe ta kundershtoje kete asicoacion, pa dale nga bisedimet, apo do vazhdoje politiken me shume fytyra dhe te hiqet prape si “patriot” dhe te dale nga bisedimet, kjo mbetet per tu pare.
    Ai nuk pranoi te takohej ne 18 Maj me Vuciqin, qe tregon se ai eshte komlet konglomerat serbo-rus. I vene me shpatulla per muri nga Borel qe I “nxori” dokumentet se kush eshte Kurti, po vjen si pordha neper breke. Mohoi “reciprocitein” dhe shaplli nevojen e domosdoshmerise se bisedimeve pa kushte. Ai ka frike te takohet me Vuciqin si rezultat i elementeve perpunues ne konglomeratin e formimit te tij dhe i duhet te konsultohet se cmendon Vuciqi per kete situate te re.
    Ngado qe te vertitet ai, deshtimi i tij eshte i sigurte. Ai kete radhe nuk mund te hiqet edhe si patriot edhe te mbroje Vuciqin, per te mosmarre pjese ne bisedime. A do kete Kurti “guxim” qe te dale prape kunder Amerikes dhe Evropes, mbetet per tu pare. Rreziku me i madh eshte qe ai perfundimisht te nenshkruaj nje dokument, sic e kerkon Vuciqi, ose te mohoje perseri c’tha dhe te refuzoje bisedimet. Kjo perfundimisht do detyroje Evropen te flase hapur dhe Kurtin e pret nje shkarkim i dyte nga Parlamenti. Kryesisht kjo do varet nga plani i Vuciqit. Po qe se Vuciqi do jete dakort me “Kosoven si Bosnja”, Kurti do nenshkruaje “asicoacionin e komunave serbe”. Po qe se ai nuk do jete dakort, Kurti si konglomerat qe eshte do “dali” nga bisedimet.
    Ai do jete nje histori tjeter ne arsenalin tone te udhehesve “konglomerat”, qe fillojne nga Hamza Kasterioti e perfundojne tek Sali Berisha…..

  3. Ze qir says:

    O LJUBISHA PO BENI SIKUR ZIHENI POR JENI SI BAJGA E NDARE NE MES.
    I VUTE KAZMEN UCK DHE SPO DINI SI TE SHKON I ME SHPEJT DREJTE SERBISE.
    POR DO KETHEHEN FITMTARE NGA HAGA DHE SDO DINI KU TE FUTENI
    LAVDI GJIGANDIT HASHIM THACI LAVDI UCK
    POSHTE UDBASHET E SERBIT.

    1. RKS says:

      Ke te drejte
      Kur te lirohet prap do vret shqiptare
      Ne mase te madhe akuzohet per vrasje te shqiptareve,kundershtareve politik.
      Si ka mundur te vras serb nga Rogneri i Tiranes

      1. Vito says:

        Z. Abdixhiku, mos u habisni ju lutem, kjo qe po ben Albini nuk eshte asgje para asaj qe vjen me pas. Albin Kurti po kerkon alibi per te ndihmuar pronarin ne Beograd. Albini po pregatit terenin per te si ushtar i mire i Vucicit. Mjer Kosova qe i besoi nje tradhetari

  4. !!!! says:

    Mjerë Kosova po ky është horri kryesor ky i bëri kvorumin Albinit dhe asaj doses të cilët pshurën LDK në 10 deputet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje