Tre gjeneralë me katër yje në krye të “Defender 21”, ambasadorja e SHBA Yuri Kim iu uron mirëseardhjen

3 Maj 2021, 22:15Kronika TEMA

Ambasada e SHBA në Shqipëri i ka uruar mirëseardhjen tre gjeneralëve që mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e stërvitjes Defender 21, e cila konsiderohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Tre gjeneralët janë takuar me ambasadoren Kim gjatë ceremonisë.

“Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s; Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë.

Tre Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e #DefenderEurope21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #KrahperKrah”!

 

3 komente në “Tre gjeneralë me katër yje në krye të “Defender 21”, ambasadorja e SHBA Yuri Kim iu uron mirëseardhjen”

  1. american16al says:

    Welcome to land of eagles, pune te mbare.!

  2. Gimi me tha mua atje te 700-cja nga ana ime ..... says:

    Nuk na interesojne shume se kush jane keta gjenerale …..ne si shqipo kemi Kumandantin e Pergjithshem te Forcave te Armatosura Shqiptare Lil Meten …….nje strateg me fame boterore , keta te tre psh. Din te vjedhin ????? Jo , yni di , keta pine raki ???? Jo yni pi , keta komandojne ushtri dhe forca te armatosura , yni mullaret me bar dhe batakcinje opozitaredhe gabela , keta kur kendohet Ymni Amerikan , vene doren ne zemer , yni shtriet si mezat ne shesh dhe ben shqipen , …….nuk kemi ushtri , por kjo nuk na ul koken , kemi Kumandant ama , ca skane komandent por kane armatime dhe ushtri ne jemi seprapthi , kemi Kumandant , por skemi as arme dhe as ushtri ……ska problem ama jemi krenare , jemi Mica Sokoli , jemi Vojo Kusher te gjithe ……..nje uraaaaaaaaa si je here e nje here …uraaaaaaaaaaaa

  3. K9 says:

    Ambasadorja e SHBAse i uron ” mirseardhjen” ne Shqiperi, kokave dhe ushtrise se SHBAse?!
    Mikepritja-bukur!
    Deklarata- bukur!
    Fotografia- akoma me bukur!
    Po shqiptaret ku jane?!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje