VIDEO: Ushtari fluturues… Marina britanike teston kostumin e “Iron Man”

3 Maj 2021, 11:16Lifestyle TEMA

Një ushtar i Marinës Mbretërore Britanike testoi pajisjen më moderne ushtarake që do t’i bëjë betejat e së ardhmes të duken si skena të filmave me superheronj.

Si të ishte personazhi i “Iron Man”, ushtari u ngrit në fluturim nga një varkë e vogël, për t’u ulur në direkun e anijes HMS Tamar.

Kostumi fluturues, i quajtur “Gravity Jet Suit”, është prodhuar nga kompania aeronautike britanike “Gravity Industries” dhe u testua nga Marina në Kanalin e La Manshit.

Synimi është që të përdoret në operacione ushtarake, ku ushtarët do të kenë mundësi të hidhen nga një anije në tjetrën duke fluturuar me një shpejtësi deri në 136 km/h, për 10 minuta pa ndërprerje.

Problemi i vetëm është kosto, pasi një kostum i tillë kap vlerën e 300 mijë paundëve.

3 komente në “VIDEO: Ushtari fluturues… Marina britanike teston kostumin e “Iron Man””

  1. anticensurë says:

    nuk është prodhim serial prandaj kushton 300 mijë!!

  2. Lymi says:

    Ne ne fshatin tim i vrasim me llastiqe keta, se i marrim per zogj.

  3. janullatos arxidoglyftis says:

    genjeshtra. Keta jane ushtare greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje