Një strukturë unike e ngjashme me Koloseun në Romë. Por në përmasa më të vogla. Për këtë arsye, arkeologët turq e kanë quajtur Koloseu i Anadollit. Në tribunat e tij mund të uleshin deri në 20 mijë spektatorë për të parë ndeshjet e gladiatorëve.
Arena i përket epokës romake, rreth shekullit të III pas Krishtit dhe ajo çka mbetur prej saj gjendet në qytetin antic të Mastauras, në provincën Aydin. Është një kompleks monumental që për 1800 vjet ka mbetur i mbuluar nga dheu dhe bimësia.
Ajo që e bën të jashtëzakonshëm këtë zbulim është fakti se nuk ka një shembull të ngjashëm në Anadoll dhe përreth tij. “Nuk ka një amifteatër kaq origjinal në Anadoll, Lindjen e Mesme, Egjipt dhe Greqi”, thotë për italianen “Messagero” arkeologu turk, Sedat Akkurnaz.
Ai që dikur ka mbledhur spektatorë nga e gjithë Azia e Vogël është sot nëntokë, ndërsa pjesa e dukshme është e mbuluar nga bimësia e egër.
Krahasuar me Koloseun në Romë (50 mijë spektatorë), ai i Anadollit është më i vogël (15-20 mijë).
Arkeologët thon se përveç arenës, ai ka edhe zona të veçanta që shërbenin si ambiente ku përgatiteshin gladiatorët para se të dilnin para spektatorëve. Por pjesa më e madhe e tij nuk është gërmuar ende dhe priten të tjera surpriza.
Ministria turke e Kulturës i autorizoi gërmimet në këtë zonë në verën e vitit 2020. Arkeologët thonë se arena mund të jetë ndërtuar gjatë dinastisë së Severëve, që kanë drejtuar perandorinë nga viti 193-253 pas Krishtit.
Koloseu i Anadolit , eshte ndertuar ne vitet 200-300 pas Krishtit , ndersa turqit (otomanet) , kane arrdhur ne ato vise ne vitin 1340 , pra 1100 vjet me vone .Turqit dhe Turqia nuk kane lidhje fare me keto zbulime , te cilat i perkasin epokes se ndritur Romake .
dhe ata vetë të njëjtën gjë thonë!!nuk thonë që e kanë ndërtuar sulltanët osmanë!!
prandaj më mirë me shkrujt diçka tjetër se budallallëk!!
duam sduam ne ata jane në ato toka!!pra shteti turk,dhe nuk mund të thuash se është ndërtuar në “itali” kur është në anadoll!
Po çna the more ashjanesi.
Nje nga amfiteatrot me te rendesishem te kohes romake ishte ai i Durresit. Me i madhi i Ballkanit me rreth 20 mije vende. Qe nga Sllovenia deri ne Greqi nuk kishte rival. Qyteti ne i rendesishem i kohes ne territorin e Shqiperise ishte Dyrrahu (Durresi), pas tij vinte Butrinti ku u arsimua perandori i pare dhe me i suksesshem i Romes, Cezar Augusti.
Augusti eshte arsimuar ne Apoloni,
me I ndrituri nder 30 Apolonite e Mesdheut.
E vertete. Komenti im me siper duhet korrigjuar, por forumi nuk ofron mundesi per comment edit.