Presidenti Aleksandër Vuçiç bëri bujë me deklaratën e tij një vit më parë se derisa të jetë ai në krye të shtetit, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në të gjitha negociatat dy-paleshe dhe po mundohet ta shfrytëzojë dialogun për të përfituar sa më shumë nga Perëndimi.
Megjithatë, analisti Daniel Serwer është i bindur se nëse Serbisë i ofrohet anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin e Europian, si kompromis për njohjen e Kosovës, do ta pranonte.
Sipas tij presidenti serb e ka bërë të qartë se kërkon të përfitojë diçka më shumë në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Kompromisi përfundimtar është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të pres të përfitojë pak më shumë”, deklaroi Serwer në një intervistë për mediat në Kosovë.
Duke folur për dokumentin e fundit që propozonte krijimin e një republike autonome në Veri të Kosovës, Serwer ka thënë se qëllimi i kësaj letre është që të ndikohet në dialog.
“Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky propozim, por mund të imagjinoj se ka pasur qëllim t’i japë qasje tjetër procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, shprehet eksperti.
Serbia ka nisur negociatat për anëtarësim para disa vjetësh dhe deri më tani, ka mbyllur vetëm dy kapituj. Mali i Zi ka hapur të gjitha kapitujt negociues, ndërsa Serbia deri më tani ka hapur 18 kapituj.
Anëtarësimi i Serbisë në BE “ka ngecur”
Bashkimin Europian është i vendosur që Mali i Zi dhe Serbia të vazhdojnë negociatat e anëtarësimit përmes metodologjisë së re të zgjerimit, të hartuar nga Franca dhe të miratuar në shkurt të vitit 2020.
Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian po përballet me vonesa të jashtëzakonshme, pasi Brukseli vendosi që hapja e kapitujve të bëhen nën metodologjinë e re. Sipas metodologjisë së re, shtetet anëtare të BE-së do të kenë më shumë mundësi që të jenë të përfshira në monitorimin e procesit, duke përfshirë edhe praninë e ekspertëve të shteteve anëtare në terren, gjë që mudn të vonojë edhe më shumë anëarësimin.
Në parim, metodologjia e re aplikohet ndaj shteteve, të cilat, në kohën e miratimit të saj, nuk kishin nisur negociatat e anëtarësimit, në këtë rast Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por që nga prezantimi i saj, presidenti francez Emmanuel Macron e bëri të qartë se dëshiron që ajo të aplikohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Metodologjia e re e zgjerimit parashikon grupimin e disa kapitujve në një tërësi dhe hapjen dhe mbylljen e tyre në të njëjtën kohë. Po ashtu, ajo do të bëjë të mundur edhe fokusimin në kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Në këtë dokument po ashtu propozohet që Mali i Zi dhe Serbia nuk mund të mbyllin asnjë kapitull të ri negociues, nëse nuk vërtetohet se i kanë përmbushur të gjitha kushtet e kapitujve 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat themelore dhe rendin e ligjin. Sipas kësaj metodologjie, këta kapituj do të mbyllen vetëm në fund të procesit.
Edhe në këtë dokument, në rastin e Serbisë, përmendet kusht edhe progresi në normalizimin e raporteve me Kosovën, në kuadër të dialogut të cilin e lehtëson BE-ja.
Me metodologjinë e re, përmes së cilës BE-ja dëshiron ta bëjë procesin shumë të parashikueshëm, janë parashikuar edhe sanksione në rast Serbia bën kthim prapa në zbatimin e reformave në kapitujt negociues, sidomos në ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe fushën e drejtësisë.
Ndersa procesi i njohjes duhet te kaloje ne fillim nga ndjesa dhe njohja e krimeve te kryera atje nga Serbia.
Perndryshe ku eshte ndryshimi ndermjet qeverise aktuale dhe asaj te Miloshevicit.
Pra pa u demokratizuar qeverisja serbe, perse duhet edhe te pranohet ne Europe.
Te punohet me shume ne njohjen e Kosoves nga 5 vendet e ngelura europiane.
Europa ben mire qe i ka vene kusht Serbise per futjen ne Europe , njohjen nga Serbia, por nga ana tjeter duhet te heqe dore nga projekti serb i minishengenit ballkanik, pasi keshtu Serbia do te kthehej ne nje lider rajonal e s’do ti duhej fare hyrja ne Europe, duke pamundesuar kete edhe vendeve te tjera ne rajonl perfshi Kosove e Shqiperi.
Daniel Serwer eshte nje mbrojtes i flakte pavaresise se Kosoves. Ai eshte nje njohes i thelle i situateve ne Ballkan. Mendimet e tij vlejne dhe duhen marre ne konsidrate nga establismenti Kosovar.
Eshte e vertete qe Vuciqi ka deklaruar dhe vazhdon te deklaroje se Serbia asnjehere nuk do e njohi pavaresine e Kosoves. Ai e zbut kete fjali duke shtuar nje fjali tjeter…te pakten sa te jete ai ne pushtet… Ne shtjellimet qe i ben kesaj ideje ai thote se “Kosova nuk mund te fitojr gjithcka dhe Serbia te humbas gjithcka”…
Pra Daniel e di mire qe Serbia kerkon kompesim…
Krahas ketyre kushteve qe ve Serbia, ne fushen dipllomatike ajo vazhdon baltosjen tone…Ne kete baltosje, me keqardhe them qe ajo eshte ndihmuar edhe ana jone, qe ne rastin me te pafajshem, une do e quajabaltose per shkak te naivitet tone. Tashme dihet se si Haradini sabotoi bisedimet dhe kete e vazhdoi edhe Kurti.
Ne keto kushte kohet e fundit dipllomacia serbe me dhelperi u hodh ne sulm ndaj Evropes. Vuciqi ne disa fjalime te tij kritikonte Evropen qe kushtin kryesor per futjen e Serbise ne Evrope e lidh me pranimin qe Serbia dohet te beje per pavaresise se Kosoves. Ne shtone ai nuk mund te ndeshkohemi sepse shqiptaret nuk duan te bisedojne. Prandaj, shtonte Vuciqi, Evropa duhet te heqi dore nga kushti qe Serbia te njohi Kosoven, para se te futet ne Serbi. Kete ne mund ta bejme edhe me vone si antare te Evropes dhe ne kohen kur edhe vet Evropa ta njohi Kosoven. Nuk eshte normale, thoshte Vuciqi qe 5 shtete nuk e njohin Kosoven dhe Evropa kerkon qe Serbia te njohi Kosoven. Pra vazhdonte Vuciqi, Evropa nuk mund te kerkoje nga ne, ate qe nuk e ka realizuar edhe vet si Bashkim Europian…
Ne kete vorbull, Kosoves nuk i kerkohej shume. Asaj i kerkohej pjesemarrja ne bisedime. I kerkohej qe te luftonte per te arritur marreveshjen duke mbrojtur interest e veta. Reston e kish Evropa dhe Amerika. Ato kane edhe shkopin edhe karroten…
Qe te mos zgjatem shume, dua te theksoj se opinion serb(populli serb) eshte shume i indoktrinuar dhe ai asnjehere ne referendum do pranoje mevetesine e Kosoves…Po te nisemi nga kjo hipoteze, ne kemi nje gure te madh ne dore, njelloj si ne Rambuje. le tja leme ne dore Serbise mosnjohjen duke mos i dhene shkak Vuciqit te dale nga bisedimet….Serbine e pret nje izolim i plote…
Historia eshte e gjate…
Evropa dhe Amerika pane qe Kosova nga “naiviteti” i saj po ndihmonte Vuciqin ne baltosjen tone duke na bere fajtor qe ne nuk duam bisedimet.
Lista e kerkesave tona behet e gjate dhe e merzitshme per dipllomacine perendimore…
Te ndodhur ne kete situate midis “agresivitetit” serb dhe naivitetit tone, Perendimi vendosi qe ne vend te karrotes te perdori kerrbacin.
Ata kane paralajmeruar Serbine qe as qe behet fjale per futjen e saj ne Evrope pa njohur Kosoven si shtet. Kete kercenim ata nepermjet Borelit ja bene edhe Albinit ne Bruksel se edhe Kosova as qe mund te enderoje po qe se nuk bisedon…
Albini eshte kercenuar nga Evropa dhe Amerika 2 here. Heren e pare kur e rrezuan nga pushteti dhe kete rradhe, nepermjet Borelit. Une enderoj qe mos te kete edhe rradhe te trete, per te miren e tij, por edhe per Kosoves…
Eshte mire qe Kurti deklaroi se “bisedimet” nuk kane alternative. Eshte mire qe ai te kuptoje interest e Kosoves ne kete mesele dhe jo te shesi populizmin e tij te “luftes” pa kompromis kunder Serbise. Ai vertet nuk ka alternative, vec bisedimeve. Asnje ne bote nuk i kerkon atij qe Kosova te kethehet nje shtet “si Bosnja”. Asnje nuk i kerkon atij qe te mos kerkoje “reciprocitin” gjate bisedimeve. Ai mund te bej “leshim” per serbet e Kosoves ne te njejtin nivel qe edhe Serbia duhet te beje per shqiptaret e Kosoves. Ai eshte ne pozita superiore sepse e mbeshtet Evropa dhe Amerika. Ai eshte ne pozita supriore sepse e drejta eshte me ne…Kursesi ai nuk duhet ta ndihmoje perseri Vuciqin te dale nga bisedimet. Ai nuk duhet te bjere viktime e dokumentit “non peper” qe eshte thjeshte nje dokument rus…I uroj Albini sukses dhe te beje kethes. Ai nuk duhet te jete ai qe ka qene. A eshte kjo e mundur?????!!!!!