Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, publikon pamjet nga stërvitja “Defender Europe 21″, që nis këtë të martë nga Durrësi.
Mesazhi i Peleshit:
Nis sot nga Durrësi stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton çeljen e stërvitjes më të madhe ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s.
Në videon prezantuese të eventit sqarohet se “duke u mbështetur në suksesin e vitit të kaluar, “Defender Europe 21“ do të jetë gatishmëria dhe ndërveprueshmëria ndërmjet aleatëve e partnerëve, në përgatitjen e forcave tona të kundërveprojnë shpejt ndaj krizave, si dhe të kryejnë operacione të mëdha luftimi, nëse u kërkohet”.
Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.
Kritike për këtë ndërrmarrje është strategjia e rreptë për parandalimin e COVID-it dhe ajo e mjekimit, e zbatuar nga SHBA-ja dhe vendet pjesëmarrëse. Stërvitje si “Europe Defender 21“, dëshmojnë që përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s është maksimal dhe se aleatët dhe partnerët e NATO-s qëndrojnë të fortë së bashku.
po Forca Ushtarake Shqipetare c´fare do te bejen z.Peleshi??He do te mbajne Uje per Trupat Amerikane….se per to nuk na the asnje Fjale…lol
??
Hajde botë e çmëndur hajde!28 mijë trupa ushtarakke do hanë e do pinë kjo do jetë stërvitja e madhe.Mund të na thotë dikush me kë do luftojnë Shqipëria?Flasim për paq dhe pregatiten për luftë.Është një turp i madh për gjithë botë se shpenzimet ushtarake janë 4 apo 5 herë më shumë se gjithë shpehzimet e botës për të ushqyer.Këtë stërvitje unë e shumëzoj me zerë dhe jo ta quaj një stërvitje të madhe.Mund të më thoni me gjithë këto armatime mund të vendoset paqe në botë?Gëzohet Peleshi se do zbarkojnë 28 mijë ushtarë…Hajde dynja e pjerdhur hajde….Enveri sla majë e kodër pa tunele,pa depo armësh e ushtarë dhe si përfundim armët u dogjën në Maqedoni.Sot këta tregojnë armatime më keq se Enveri dhe nuk pregatiten për luftë po për paq.Jetë e pakuptimtë…