Zbulohet mesazhi i rëndësishëm i Petrit Vasilit dhe kundërvënia ndaj Luan Ramës në Vlorë

4 Maj 2021, 15:23Politika TEMA

Eshtë e paprecedentë ajo që ka ndodhur në Vlorë me LSI-në, ku njëri nga nënkryetarët e saj, pikërisht Petrit Vasili iu kundërvu hapur zëvendëskryetarit Luan Rama.

Vajtjet e Vasilit në Vlorë dhe shfaqja e tij mediatike me kandidatët e tjerë të listës së LSI dhe thirrjet e hapura e të përsëritura që të votonin numrin 2 Grisejda Myslymin, duke anashkaluar Luan Ramën që përveç se zevendeskryetar ishte edhe drejtuesi politik i qarkut në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit, jane vetëm njera anë e medaljes së luftës së Petrit Vasilit kundër Luan Ramës, me gjasë e komanduar nga presidenti Meta, per sa kohë flitej se Luan Rama ishte shitur të Damian Gjiknuri dhe Edi Rama, ndërkohë që në krah të Luan Ramës u shfaq publikisht vetë kryetarja Kryemadhi.

Por Petrit Vasili nuk u mjaftua vetem me vajtjet në Vlorë e dergimi atje si emisarë kunder Luan Ramës edhe i një dyzine njerëzish të tjerë, por ai përmes një mesazhi të rëndësishëm dërguar në grupin e komunikimit në whatsapp te kandidatëve te LSI në qarkun e Tiranës, i urdheron ata nen titullim “Mesazh shumë i rëndësishëm”, që të evidentojnë menjëherë çdo lidhje apo kontakt që kanë në Vlorë!

Me tej ai thotë se çdo informacion i siguruar do ti jepet vetëm Afrimit. Pra eshte e qartë që gjithçka e komanduar nga Vasili synonte jo vetem shmangien e Luan Ramēs siç e konfirmon edhe mesazhi që po publikojmë, por edhe kundervenien ndaj tij.

Çfarë kishte ndodhur në Vlorë që e detyroi Petrit Vasilin të shpërndante këte mesazh shumë të rëndësishëm?!

Nëse duheshin evidentuar menjëherë të gjitha lidhjet apo kontaktet që kandidatët e lsi në Tirane dhe shtabet e tyre kishin në Vlorë, përse ato i duheshin dërguar Afrimit qe nuk specifikohet në mesazh se cili është, dhe jo Luan Ramës që është zëvendëskryetar i LSI-së dhe ishte drejtuesi politik i kesaj partie ne qarkun e Vlorës dhe njëherësh edhe i pari i listës në atë qark?!

Pra, alibia e tradhëtisë së Luan Ramës që u përhap në Vlorë dy javët e fundit të fushatës, nuk paska qenë një sajesë mediatike, por një histori që më shume se sa ne hotelin Paradise në Vlorë gëlonte korridoreve të LSI-së në Tiranë, ku Petrit Vasili u angazhua me gjithë kapacitetet e veta intelektuale dhe politike ta zgjidhte siç në fakt e zgjidhi, duke i humbur LSI-së mandatin në Vlorë dhe duke marrë për vete 360 vota në Tiranë ç’ka është treguesi më i qartë i simpatisë që Petrit Vasali ka edhe në rradhët e partisë së vet.(dritare.net)

7 komente në “Zbulohet mesazhi i rëndësishëm i Petrit Vasilit dhe kundërvënia ndaj Luan Ramës në Vlorë”

  1. Pilo Lala says:

    Qenkan Parti shume e organizuar…
    Hajde Qarkore hajde…
    Keta jane ku i therret qameti, pa pike organizimi, ha Muco, pi Muco.

  2. qytetar says:

    Po sikur hanin fara luledielli apo kungulli bashke !?

    1. Erions says:

      Evitoj apo evidentoj:):)

  3. Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:

    Shpejt e kuptove…

  4. Zigur Qorri says:

    LSI nuk eshte parti politike, eshte Mafie. Aty nuk ka sinqeritet, as organe. Aty punohet pas krahve. Aty komandon vetem familja, Iliri dhe Mona. Petrit Vasili eshte lolo me i madh aty. Ja dhane partine dhe pas nje muaj ja moren.

  5. altini says:

    Keta dy nenkryetaret zihen kush ta kete dashnore Monan. Ajo del me Luanin Petriti behet xheloz ..eshte kaq e thjeshte.Presidenti si trap qe eshte shkon ne lufte nuk e di me ke do te luftoje dhe perse do luftoje…

  6. Bardha says:

    Ata jane nje kope qenjesh ne rruge te pa vaksinuar nga bashkia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje