Akuzat për blerje votash, Pjerin Ndreu: Me Mark Markun përballem në gjykatë, të vijë profesori dhe të faktojë broçkullat dhe lajthitjet

4 Maj 2021, 12:43Politika TEMA

I akuzuar rëndë nga drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Lezhë, Mark Marku për blerje votash, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, deklaroi në një intervistë për Report Tv se me Markun do të përballet në gjykatë.

Për Ndreun këto akuzat e Markut janë lajthitje të forta dhe ai do të duhet t’i faktojë akuzat e rënda para drejtësisë.

“Nuk janë akuza të forta por lajthitje të forta. Jam i shokuar në nivelin ku ka rënë profesor Marku. Të jesh politikan dhe të flasësh përçart është e dhimbshme. Të gjitha ato që ka thënë janë broçkulla.

Të gjitha ato që ka thënë nuk janë të vërteta. Meqë më ka përmendur me emër do të përballemi në gjykatë dhe ai të provojë se cilat janë votat që ka blerë bashkia, cilat janë pronat që unë kam përvetësuar…”, tha ai.

Sipas kryebashkiakut të Lezhës këto janë disa fantazi idiote që nuk i takon t’i thotë një profesor.

“Ai do përballet në gjykatë sepse më ka shkaktuar dëm publik dhe nuk ka asnjë dilemë në lidhje me këtë. Ne gjatë gjithë fushatës nuk kemi pasur asnjë problem. Kryetari i bashkisë ka bërë thirrje për qetësi. Ne kemi bërë gjithçka për të shmangur incidentet.

Ata s’kishin asnjë pretendim, thirrën ‘fitore fitore’ dhe pastaj u kujtuan për blerje të votave. Këta shohin qimen te syri i tjetrit dhe nuk shohin traun te syri vet.

Profesor Marku do të vijë në gjykatë dhe të faktojë atë që ka thënë. Ai nuk ka asnjë argument përveç dhimbjes që nuk arriti rezultatin që donte.

Vërtet fituan lehtë por ne kemi përqindjen dërrmuese të votave të pavlefshme dhe nëse do të kishim ndjekur taktikë tjetër do të kishim tjetër rezultat”, tha Ndreu.

Duke i cilësuar edhe një herë banale dhe të turpshme këto akuza që nuk ia vlen as të komentohen, Ndreu tha se do ta mbrojë deri në fund emrin e tij.

“Mua më intereson mbrojtja e emrit tim në të drejtën e Zotit. Askush nuk mund të më vërë mua në një pozicion të tillë. Se Mark Marku pretendonte të merrte 6 me 1 dhe doli 4 me 3 ky nuk është faji im. Ai që kur thotë se do të dilnim 6 me 1 tregon se nuk ia ka haberin fare fushatave dhe politikës.

Nëse do të flasim me aludime atëherë edhe unë kam fjalët e mia. Se si i mori Marku votat në Kurbin, se me kë rrinte Marku dhe kë kishte në krah ai”, vijoi Pjerin Ndreu në intervistën e tij për Report Tv.

Në fund ai akuzoi partitë e opozitës se në Lezhë provokuan incidente gjatë fushatës.

“Kanë dalë me grupet e mbrojtjes së votës, me falanga, me makina gjatë gjithë natës e ditës.

Provokacionet që janë tentuar të bëhen ne jemi munduar që t’i shmangim. Ditën e zgjedhjeve na është qëlluar një militant nga grupet e LSI-së dhe ne nuk kemi reaguar fare”, tha ai.

12 komente në “Akuzat për blerje votash, Pjerin Ndreu: Me Mark Markun përballem në gjykatë, të vijë profesori dhe të faktojë broçkullat dhe lajthitjet”

  1. p.m.p. says:

    Pjerin !
    Po kujt i thua profesor a derëzi ?
    Mark Markut, jepi të ruaj ndonje kope me dhi andej nga pylli i Skurajt, fatkeqsi që jep leksione në auditore fakultetesh.

  2. Pilo Lala says:

    Ne Shtator fillon prape Parlamenti i harbuterise.
    Kemi 2 vjet te pakten, qe edukata e Parlamentit ka nje ngritje te dukshme, nuk ka ofendime personale, shpifje, sharje, fyerje, veprime dhune.
    Mbase niveli i Deputeteve te Opozites, nuk eshte aq i larte, por te pakten kultura eshte tjeter.
    Ne Shtator kthehen ne Parlament kafshet e pyllit, njerezit e dhunes, babalet, shpifesit, gojendyret…

    1. qytetar says:

      Fatkeqsisht do kthen dhe do na neverisin pse paguajme per te pare TV.
      Sidomos ky M…M…. dhe A…..GJ….

  3. zefi says:

    Zoti Pjerin cfar mut profesori eshte ky zvaraniku, ky eshte shpellar…

  4. drini says:

    Une nuk e kuptoje se si mund te jap leksione ne universitet nje nivel si Mark Marku. Eshte nje turp per universitetin qe e mban te punesuar.
    Ofendime, sharje akuza, grindet me argumenta te nje femije. Ti ke 30 vjet ne Shqiperi dhe nuk ke mesuar te flasesh shqip i thote Carlo Bolinos. Nje fyerje si ato qe perdorin femijet inatcor.
    Lere qe Carlo flet dhe shkruan me mire se Marku por edhe te mos e dinte shqipen aq mire ai e ka gjuhen shqipe gjuhen e dyte. PO Marku cile ka gjuhe te dyte ?

  5. Arbert says:

    Mos e dhi muhabeti Pierin! Mos I thuj nje idiot I professor, se ofendon gjithe profesoret shqiptare….

    1. qytetar says:

      Fatkeqsisht do kthehn dhe do na neverisin pse paguajme per te pare TV.
      O zot !
      Kush edukon brezin e Ri.

  6. taras bulba says:

    Po me ate ligjin anti shpifje cu be ??

  7. Kot says:

    Zotin Ndreu nuk e njof fare por dopio M per Mut Muti-n ska nevoje ta komentosh. Rob i felliq, i peshtire.

  8. S- New York says:

    Respekt per merditoret.
    Por njeri me te pa fetyre se Marku nuk me kan pare syte.Njeriu sa po fillon e Shane e ofendon te tjeret,aty pasqyron nivelin e tije intelektual prej inoranti.Me vjen shume zore kur degjoj qe ky eshte pedagog ne universitet,vertet nje fatekeqesi.Ne kete menyre ka vepruar disa here ne studion OPINION.
    Turp dhe per drejtusin e opinionit,FEVZIUT.
    Respekt per FRANGAJN,por si e lejojni kete njeri te ndyj programin tuaj?
    Ky TV.ka ndonje organ qe shef marvajtjen e emisioneve.
    Dhe niveli I analisteve le per te deshiruar,militantizmi I tyre arrin deri ne neveri qe populli nuk do ti shohe me sy.

  9. Pensionist says:

    I nderuar Pjerin Ndreu!
    Me vjen keq, qe i drejtohesh ketij palavie ”profesor marku”! Ky eshte nje legen nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter cdo dite. Nuk e meriton te ulesh ne debat me te tille idiotesh, te cilet jane me shumice ne pede. Keta kurre nuk mund te vijne ne pushtet, pa u bere njerez! Jane qenie te ngjasheme me njerezit, por jane kafshe nga sjelljet, nga gjuha e shthurur dhe e pshurrur, jargaviten si qente pas kockave dhe kerkojne fitore me zor!
    Jane te gjithe te interesuar te ndjekin rezultatin apo vendimin e gjykates ne lidhje me akuzen tuaj ndaj ketij horri, qe nuk meriton te jete roje i shkolles e jo me ”profesor”.

  10. Qerim Baba says:

    I fëlliquri i pare eshte Fevzi surrat hardhucka qe i jep hapesire televizive një vemjeje zvarranike si MM.. fytyre kafshe dhe shikojani syte e turbullta dhe miope që ka ai zvarranik, i cili qysh mbreme qe bente thirrje per vlla-vrasje, duhej te mos dilte nga dyert e Klan Tv por te arrestohej direkt nga policia… Ky morr provincial, nuk asgjë të perbashket me popullin e Mirdites, shikojeni asnji prift katolik nuk i ka dalë ne mbrojtje te thot edhe 1 gjysem llafi ne favor të vemjes te peshtire, të konviktorit çorape-grisur, te zagarit pafè, te qenefit marku që qelb e kutërrbon çdo vend ku ai ecen, rrin e merr frymë.. fëlliqesia e tij tejkalon çdo imagjinatë normale njerezore… ky mega-shkërdhatë me siguri ka mbrojtjen e një mega-shkerdhate mbi të qe eshtë krye-boshti i fëlliqesisëqe ka ky kombi jonë; shkapërdhata murtajë, fruth, tuberkuloz, qelbsine salih shpellari… anti-krishti që na ra për pjesë… Coje ne gjyq, hardhucken mm, o ti Pjerin dhe te pagujë nje gjobë, qe do perpiqet ta vjedhe nga studentet qe do marre na provim aty kapeni dhe degjenerojeni, zhdukeni nga univesiteti kete halabak, lapangjoz, shkerdhejani robt këtij kanceri te televizioneve.. ptuh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje