"Rama po i këndon serenata Lulit"! Murrizi paralajmëron bashkëqeverisje PS-PD: Ku është Pandi?!

4 Maj 2021, 12:23Politika TEMA

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është një prej 80 deputetëve që nuk do të rikthehen më në shtator në Parlament si ligjvënës të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Murrizi thotë se i është lutur deputetit të PS-së, Pandeli Majko, i cili gjithashtu nuk arriti të siguronte aq vota sa të thyente herësin dhe të qëndronte në parlament edhe 4 vitet e ardhshme, që të bashkonin votat për të prishur Kodin e Ri zgjedhor.

“Ku është Pandi më ka ik Pandi, ju luta Pandit. Pand Majko hajde bashkojmë votat dhe ta prishim këtë kod zgjedhor si në 21 prilli i 2008 se është kot bastard, nuk donte të dilte nga rreshti i partisë.

Është ndër 10 të votuarit bashkë me Kodhelin, ndër 10 të votuarit socialist në Tiranë, 18 keni fituar ju, po këta nuk vijnë se nuk i lë Damiani!”, shprehet Murrizi.

Po ashtu, Murrizi ka thënë se po parashikon që PD dhe PS do të bashkëpunojnë për qeverisje në të ardhmen dhe kjo është arsyeja sipas tij që “Rama po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit hajde të keqen të qeverisim bashkë aman ndahu nga Saliu dhe nga Meta”.

“Qeveria e 4 viteve të ardhshme me sa po e nuhas do të jetë e përbashkët, ndaj i pari i juaj ka 3 javë rresht që po i këndon serenatë poshtë dritares Lulit hajde të keqen të qeverisim bashkë aman ndahu nga Saliu dhe nga Meta”, deklaroi Murrizi.

4 komente në ““Rama po i këndon serenata Lulit”! Murrizi paralajmëron bashkëqeverisje PS-PD: Ku është Pandi?!”

  1. Juristi says:

    Po ja lyp, me nje fjale.A do ja japi Luli valle.Po,jo,po,jo,po,jo,po,jo.Si medoni?

  2. MAJAKOVSKI says:

    Atehere o Murriz socialistet do ta fluturojne Ramen di shperdorues i besimit te popullit. Populli e votoi te qeveris I vetem.

  3. hrushovi says:

    po ik o Murriz bej ndonje sere me domate andej nga LU se 30 vjet hengre vetem me shprehjen jam student i 90 puno dhe ti njehere ne jete se u u torturove kaq vjete

  4. Ylberi says:

    Boll o Lym me kerlliqe , boll se na hape barkun , Rama ka shumicen dhe ti na tregon bashkepunim , per cfare arsye ?? Lym mbete jashte detyres se deputetit , do kesh kohe te bollshme te shtjellosh llafazanlleqet dhe idete e tua ….ne thame se kishim vetem Salianjin , por me sa duket ka dhe te tjere qe meren me thashetheme …
    Pranoje humbjen me dinjitet , nuk vjen fundi i botes …..edhe kohet e fundit kur ishe ne Parlament nuk dhe ndonje ndihme sic thoshe , thoshe se do votoje per largimin e Presidentit ….por ne fakt ishe komplet kundra ….me pak fjale bla bla bla pa vlere , populli te vleresoj per punen e bere nga ty dhe nuk te dha te drejten ta perfaqesosh …..kaq e thjeshte eshte ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje