30 dollarë për vaksinë, Serbia do paguajë qytetarët në një përpjekje për të nxitur vaksinimin në vend

5 Maj 2021, 21:40Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë Vuçiç ka njoftuar planin e parë në botë për trë paguar qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19.

Qeveria pritet të paguajë çdo person që bën vaksinën para fundit të majit me 3 mijë dinarë (30 dollarë) në një përpjekje për të nxitur vaksinimin.

Masa u zbulua nga presidenti Vuçiç të mërkurën pasi numri i vaksinimeve të vendit u bllokua për shkak të pjesëmarrjes së dobët.

Serbia ka vaksinuar deri tani 1.3 milion nga 7 milionë banorët e saj.

Qeveria shpreson që duke ofruar para, të mund të dyfishojë numrin e të vaksinuarve brenda muajit.

Krahas zbulimit të masës së re, kreu i shtetit serb paralajmëroi se individëve që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën kundër Covid-19, do u mohohej pushimi i paguar i sëmundjes nëse do infektoheshin.

1 komente në “30 dollarë për vaksinë, Serbia do paguajë qytetarët në një përpjekje për të nxitur vaksinimin në vend”

  1. Free says:

    Ja kafsheria se mbahen per te civilizuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje