Aktori Çun Lajçi prej ditësh është duke luftuar me COVID-19, teksa është duke e marrë trajtimin e nevojshëm në spital në Prishtinë.
Së fundmi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” aktori ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospranimin e vaksinave nga Shqipëria,
“N’luftë isha artist, me pak dhe n’plis, që mundohesha me iu frymëzue me gjenialitetin e Hamzës e bacit Adem, tue u mundua me përcjellë heroizmin e tyne, të ushtarët, që mbetën pa Gjeneralin!
S’isha poet as shkrimtarë, asnjiherë gazetarë, e sot i shtrimë me sisteme infuzionësh n’duer, bahem reporter zori nga dhoma e të prekunve nga covidi!
Shkruej se m’dhembë ajo që shoh tek pacientët që kollitën, nxjerrin kelbaz ngjyrë vishnje e gjëmojnë, e Ai jam edhe unë. Bukë na binë, e nuk ankohem fare (artistët dikur ishin modest). Ilaçet vinë me rregull (ato që i ka spitali), por ato të shtrenjtat i blejmë vet, se shteti “s’ka”!
N’fakt unë s’e mbaj mend kur ka pasë, që kur na e sollën lirinë.
Ndoshta pse unë mbaj mend spitalet e Titos, kur kishte pastërti e barna plot, ani pse ishim shqiptarë! Mbaj mend kur ishte gjallë dr. Ali Sokoli, sepse mora kallje mushknishë, n’provat gjenerale t’nji shfaqje, e shteti dy herë n’ditë vinte n’banesën me qëra dhe m’ipte infuzion e Penicilinë t’500-tve, dhe mushkni t’pjekune, e pra Çun 24 vjeç isha e shqiptarë edhe pa pare!? Por m’thojshin n’gjuhën e tyne: Artist je, e na duhësh!
“Gati si sot”, që s’pjerdhi kush prej pushtetarve, për t’cilët aq shumë shkrova e recitova!
Për veti e paçin, se thiut s’po mujshe veç kimet me ia krua, se po dinte edhe anash me t’ra!
E unë budalla nisa me shkrua drejt, se nuk durova, e sakicë kambës i rashë! Nejse, e lash se hina ku t’rrujnë edhe pa brisk!
Po shoh e po shkruej, se zemra po m’dhemb, kur po e shoh filanën tue i ndejt burrit të kryet e tue ushqye si fëmiun. Tue i dhanë me pipëza langje, se ketu t’vjen me vjellë m’u afrue të kroni i dhomës ujë me pi.
Aty kryhet edhe urinimi i plakut se s’mundët pa oksigjen n’WC me shkua, e kush s’e çon.
Ky afër meje, nevojën e madhe e kryen n’krevat, e dhoma kuterbon e mua me vjen me vjellë, e oksigjeni me duhet e nga erë m… s’muj marr frymë, e s’muj ankohem se të smutë jemi e s’kemi faj!
Dhe n’ket gjendje shkruej, se para syshë m’dalin ministrat e pispillosun qe nga Urani, Vitia, Zema e prap Vitia, që na rrejshin se sa shumë kemi ba për shëndetësi!? E ne, nji gotë ujë s’guxojmë me pi, se s’asht Hotel Dukagjini me ndejt pastruesët ditë-natë tue pastrua, as spital evrope me ra n’gjuj e mos mu përly!
Jemi Kosovë që zgjedhim shumë e kurgja s’kemi.
Si për gjynah na e falën nji pako vaksina e gati e përpimë aeroportin me falenderime.
Por vllaun tonë, edhe përkundër gjithë atyne vaksinave për përsonelin shëndetsorë, nji fjalë falendërimi nga pushteti s’e ndëgjova. Por gjetëm fjalë refuzimi, kur vllau (i keq apo i mirë) na ofroi ate që e kishte marrë për vete, e Albini jo i tha Ramës, ne s’kemi, por rusët e kinezët s’i duem! Veç që s’tha si Ramiz Alia: hamë barë e nuk dorëzohemi!
Sa gabim!
Ma e leht deka se vaksina e vllaut!
As nji kontratë, as nji datë, as nji shpresë e ministri me Kryeministrin gjejnë kime n’ve! Zgjedhin vaksina evropiane e Evropa i merr edhe vet nga lloj-lloj tregu!?
Unë i shtrimë them: S’e kanë punën të prodhuesit, por të mendjemadhësia e vetbesimi i tepruem. Tue harrue se kapuçbardhët i don Evropa por jo kokë pamukët!?
Zbritni n’tokë se n’retë e bardha ecën para jush tri parti që 20-të vjet, por na rruen për lesh, bile ju, që edhe ne iu deshtëm, hapni sytë e mos ecni rrugëve të tyne, se ne po vdesim për nji vaksinë, për nji ilaç!
Rama s’asht grek as serb, sa do miq n’i pastë, as ma i largët se kinezi e AstraZeneku s’asht, po lidhni miqësi t’rea e punoni si dy vllazën, se ne kemi zgjedhje për kryeministra, ju jo, se popull t’jetër s’keni!
Albin zbrit me të dya kamtë n’tokë, se njena s’ka zbritë hala e hapi sytë, se rrugët e malit e t’natës, nuk janë via të drejta, e n’fund mund t’kenë edhe gropa!
Bukën vllaut mos ia refuzo, se sofrat t’nemin, e arat t’i merr egjra.
Shqipëria nderohet tue ia nderua Kryeministrin se je vet Kryeministër e ma mirë se unë e din!
M’falni që fola, por shumë po shoh e kjo po m’vret!
Pulmologji, 04.05.2021″– shkruan Lajçi.
(TemA)
Pikerisht ketu qendron e keqja: Nese Edi Rama do te ishte serb apo grek,
Al Bini do te ishte miku i tij me i ngushte sic eshte me Sali Berishen,
qe iu dha naften serbeve dhe detin grekerve.
Shërim sa më të shpejtë Çun Lajçi,shiko shëndetin e mos u merr me rrugeçër.
Sherim te shpejte
Bukur ke fol e shkruajtur Cun Lajci. Ju lumte,fjala jote na ndihmon te kuptojme ma mire.
GJIGAND !!!
Madhështor dhe i thellë si kahera or Çun.
Mos vdeksh kurrë !
Bravo Çun Lajqi. Artist i madh. Shërim të shpejtë.
Si Albin Kurti ashtu dhe Vjosa Osmani me ire e kane me Serbin se sa me Ramen te dy jane plera..?
Eee,koha Titos.Iku ajo kohe o.Çun,ku çdo gja funksionote.Po tash…harrova,jena n’liri, demokraci.
Siçerisht të deshiroi shërim të shpjetë. Por kur të dalësh ndalu e lexo çka ke shkruar për këtë Kurtovin e Osmanliken, e Donikellkën dhe të tjerët të VV. dhe si shaje të tjerët. Prandaj paq jetë dhe kur të shërohesh edhe ti zbrit në tokë siç i propozon Kurcoviqit dhe mendo se ke lënduar shumë shpirtëra duke i lavdëruar këta e fyer shumë të tjerë si po dëtojnë vëllezëri në Hagë dhe në të gjitha trojet. Albini me bashkëpunëtorët e tij e kanë marr vakcininën, disa këtu e disa në Serbi e për ne tjerë na thonë ju gjetë e liga dhe rruga mbar për ahiret.
Te shkuara Cun Lajci,mos harxho kohe me Kurtin dhe Osmanlleshken tru dhjamosur,ata me shume urrejn Edi Ramen se sa Vucicin,jan fatekeqesia e Kosoves, uroj te largohen sa me pare keta percares.
Or ti Cun! Rama nuk ka siguru vaksina as per cerekun e shqiptareve mor qyqi ti qe ta kane bo mendjen pordhe.
Faktet tregojne te kunderten. 500 mije te vaksinuar. Cdo dite vine avionet me vaksinen. Mos haro se eshte krize per ti gjetur. Vendet e pasura po I Marin per vete me cmime te shtrenjta. USA en bleu Pfizer in me 38 dollar doza. Mjeket e kosoves I vaksinoi apo jo. Kerkoi te vijne dhe mesuesit ti vaksinonte. Aq sa ka po I ndane me Kosoven. Ku eshte problemi ketu. Gjest shume fisnik dhe patriot.
O shqipe shyqyr qe ka pak si puna jote, Madheshtia e Rames eshte te ndaje dhe kafshiten ai qe ka pak ka me shume vlere ,se ai qe ka shume ,po ti qenke per ne Elbasan o Vlore le ke me afer.
Me siguri qe duhet te jesh shtetas shqiptar me kombesi greke apo serbe . Vetem keshtu mund te shpejgohet “shqiparia” jote . Cfar i ke dhan sot Berishes ,si “qytetar” dixhital ?!
Te kalume Cun Lajci! Karriket nuk digjojne. Te kalume, o i nderum!
Injorantet dhe mosmirnjohes.
Cun Lajcit ti “rruash” kkkk per “islamit” o leshqen 300…..mor jevgjit i ndyre…..Greqia s’ka bithe te mbaje veten me “buke” kane 200 vjet qi mbajn zorren me lemoshe takspaguesit europiane….e jo me te mbaj shqiptaret….more hale me komplekse inferioriteti….
Dukesh sa primitiv je o 300 Eurosh. Imagjino tu thuash emigrantve Grek ne Kanada, Amerike, Evrope, Australie dhe gjetke se po ju mbajm me buke? Ashtu siq mbajn veten Grekrit ne mergim e mbajne edhe Shqiptart ne Greci o anadollak. Turp qe perhap urrejtje.
O njeri i djallezuar ti je mbrojtes i grekut ai ka 1miljon skllever me cmim te lire.
Mbaje mend gjyshen e nje shoku qe kur ajo i kerkonte te dihmonte vellane ai i pergjigjej,,sdu!! Ajo i thoshte je i keq si nje grek.
Ti qeni i kolonel Janulles , qe te ka lidhur tek dera vetem per te lehur, duhet te dish nje gje , qe shqiptaret e emigruar ne Greqi , dhe jo vetem atje ,por ne shume vende te botes , jetojne me punen dhe djersen e tyre e jo me lemosha , sikurse derdellit ti . Edhe ne kulmin e pandemise ,kur shteti grek ka marre gjithe ato masa kufiziese perhyrje daljet atje ,u ka krijuar mundesi fuqise puntore nga Shqiperia , per te hyre e punuar atje per mbledhjen e prodhimeve bujqesore , jo sde u dhimbseb shqiptasret , por se i kane duart flori.. Ndaj mos u bej kaq hipokrit e idjot me shume nga sa je .. Shqiptaret kane pasur dhe kane te drejten e tyre te zotit , qe te flasin me kete gjuhe ndaj kishes dhe politikaneve greke, qe ti ,llumi i atij vendi i di mire te gjitha , porse te kane ngarkuar detyren e qenit ham-hum .
Oshtetare i kurtoviqit mos i qaje hallin Rames per vaksinat po shiko si veprojne kinezet qe ecin si salmonat kunder rrymes dhe atje i presin arinjt per ti hanger,tyng e turp per kosovaret ke kane zgjedhe per ti perfaqesuar
Nje refuzim foshnjor nga Albin Kurti. E beri kete per tu dukur qe eshte antirus. E coi gjuhen aty ku i dhemb dhembi.
Or ti Shtetasi Shqiptar,sa e din Shqipnin ti 10 miljone.500.000 te vaksinuar te duken pak,kur ka me dhjetra shtete qe jane ku e ku mbas nesh.Thoni ire Faleminderit,se u turr ne kushedi sa shtete qe i siguroi,po te priste Europen tani do filloje.Sa per Cun Lajcin,Rrespekte te pafundme per kete njeri te Varfer por shume i Drejte.Me vjen keq se kaloi gjithe ate fatkeqesi te madhe dhe shteti duhet ti qendronte me afer.Nuk vine me keto Aktor dhe Shqiptare te mrekullueshem dhe te ndershem.Te uroj sherim te shpejte,or njeri i mire.
Te shkuara Cun Lajci, e u sherofsh sa me shpejt. Ti mor Plak je per President si andej nga Kosova e ketej nga Shqiperia.
ALBINI ËSHTË KALAMA INATÇOR DHE PARDHAC .
RAMA DUHET TË NDIHMOJ ME VAKSINA TË MOSHUARIT E KOSOVËS .SA MË SHPEJT .
RAMA ,VAKSINO VËLLEZËRIT TANË, MOS MBA INAT ME ALBININ.
ALBINI , AQ TRU KA .
SA NJË LARASKË .
Sherim te shpejte or Cun ! Ty te lumte qe e the por kujt ja the Albin koke katruves??? Albini degjon Saline dhe Agush Meten or Cun Lajci. Hane dhe dhjesin bashke dhe ti kete e di e shikon e ndjen qe koke katruvja Kurti nuk eshte per ate pune. Mos u merzit. Rama do e marre nje vendim edhe nese Albin Katruvja nuk do pranoje. Ne Shqiperi te vijne te gjithe dhe turpi ti mbetet legenit dhe llumit Kurti.
I dashur popull i Kosoves!
A e kuptoni se sa keq ju ka rrejt ky kelysh kurve duke ju mbush mendjen se do te beje mrekullina per ju.
Po si ka mundesi qe jeni kaq shume naive dhe masivisht si pooull e votuat di kete qelbesire (Al Bin) ashtu dhe dosen e terbume (Vi Osen) mbeten duke share dhe nuk duan Edi Ramen?? Po kuj i plasi …. po qe nuk i kemi fare ne asnje lloj liste….
Çun Lajçi kujton se Albin Kurti eshte magjistar dhe jo kryeministri i shtetit me te varfer ne Europe.
Si nuk zut mend njehere ju shqiptaret e Kosoves nga propoganda e Shqipnise ?!!
Uroj qe artikulli qe lexova te jete shkruar nen efekten e semundjes dhe te ilaçeve, dhe jo ne baze te intelekit te aktorit, perndryshe do te ishte zhgenjim i madh.
Kur eshte fjala per kritika ne drejtim te Kurtit, Tema asht e gateshme ti bej jehone shkrimeve the AKTOREVE te Kosoves, por ne rastin e teatrit kjo gazete as nuk i ka perfill AKTORET e Shqiperise.
Gjithsesi ! Çun Lajçit i uroj te dale shendosh nga kjo semundje, dhe sherim te sigurte.
i Nderuar @ z.Lajci:ZOTI i Madhe i Shqipetareve te te jape Force dhe Kuraj,si dhe ne Shqipetaret e thjeshte dhe large Politikes jemi me ju,…Respektojme ate qe thoni…Duket se ne Shqipetaret si Kombe i kemi te Marret dhe Hajnat ne Politike dhe kete Radhe e kane Emerin:Albin KUrti-Vjosa Osmani,Sali Berisha ,ILir Meta-Floriri-si dhe Lulezim Basha…..
Te Urojme sherim te shpejte…jo vetm Buka e Vellaut nuk Refuzohet por edhe e GJitonit….lol
“Mik ” i mire qenke ,hale….te shkuara or Cun i mbare, shendet pac….
Shnet e Jetë pasç gjigandi Shqipes Çun Lajçi.
U Sherofsh sa me Shpejt.
O shqipe shyqyr qe ka pak si puna jote, Madheshtia e Rames eshte te ndaje dhe kafshiten ai qe ka pak ka me shume vlere ,se ai qe ka shume ,po ti qenke per ne Elbasan o Vlore le ke me afer.