FOTOT+VIDEO: Rrënimi i godinës historike të Krastës

5 Maj 2021, 15:30Kulturë TEMA
FOTOT+VIDEO: Rrënimi i godinës historike të Krastës

Pakkush e njeh këtë godinë të rrënuar në fshatin Krastë të Elbasanit, e cila në fakt, përbën një nga objektet më të rëndësishme të viteve 30’.

E projektuar në stilin neoklasik, me fuksionin e një Qendre Shëndetësore, ajo ishte njëherësh godina më e madhe në rajon.

Ishte viti 1941 kur ish spitalin ushtarak të Krastës e vizitoi vete diktatori fashist Bennito Musolini, gjatë luftës italo –greke, vizite kjo e dokumentuar nga mediat e kohës.

Duhet të flisnim sot për një monument kulture, por i vetmi status që gëzon godinë është indiferenca shtetërore dhe babëzia e banorëve të zonës.

“Megjithë vlerat historike që mbart, kjo godinë nuk e fitoi asnjëherë statusin monument kulture, duke e bërë shkatërrimin e saj një fat të pashmangshëm. Kjo indiferencë çoi që njerëzit të synonin në të vetëm tullat dhe hekurin”.

Të dukshme janë shenjat e zjarrit te ndezura brenda saj dhe mbetjet e kafsheve.

Një VKM e vitit 2011 e kaloi administrimin e kësaj pasurie nga Ministria e Mbrojtjes drejt asaj te arsimit, më qëllim që në mjediset e tij të ndërtohej një kampus Universitar për studentët e  “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan. Po kjo e fundit nuk ka punësuar asnjë roje për godinën, e cila në gramat e fundit te saj dëshmon madhështinë e rrënuar nga indiferenca./ R.Shehu/

2 komente në “FOTOT+VIDEO: Rrënimi i godinës historike të Krastës”

  1. Bobi says:

    Kush ja ka vene syrin kesaj godine. Luca beri cmos ta merrte me Agacin. Zgjwdhjet mbaruan dhe Luca do haracin. Kot hodhi miliona per te blere vota ne fshatrat e Elb per Tao Taon dhe PS.Tani duhet tja jepni dhe kete godine. O zot filluan shushunjat.

  2. xhoxhi says:

    Sikur vetëm kjo ndërtesë është shkatëruar.Gjithë Shqipëtinë e bënë gërmadhë partia demokratike vetëm për të marë pushtetin sepse askush nuk i votonte ndryshe.Prandaj duke filluar nga plaku Berisha etj me radhë të japin llogari për këto shkatërime dhe sot pa pikë turpi kërkojnë pushtet për të shkatëruar ose përvehtësuar ato që ka ndërtuar Rama këto 8 vjet.O drejtësi kur do zgjohesh….. kur të vdesin hajdutët?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje