"Sali Protopapa" feston 89-vjetorin

14 Prill 2021, 12:48Kulturë TEMA

Një nga personalitetet më të shquara në historinë e Teatrit shqiptar, Piro Mani feston sot ditëlindjen e 89-të të tij. Mani konsiderohet si një prej emrave më të rëndësishëm të artit shqiptar. Edhe pse ka provuar të jetë dhe aktor, regjia do të mbetej pasioni i tij më i madh që e identifikoi për nervin me të cilin e shihte një vepër artistike dhe për nxitjen që u jepte aktorëve për të dhënë maksimumin.

Me dhjetëra shfaqje të vëna në skenë që mbajnë firmën e tij regjisoriale, i kanë dhënë një vend nderi në artin shqiptar.

Teatri i Korçës, teatri i qytetit të tij të lindjes që ai e ka drejtuar për rreth tetë vjet i uron ditëlindjen mjeshtrit të madh.

“Gëzuar ditëlindjen Piro Mani, edhe shumë vite pranë familjes!”, uron Teatri “Andon Zako Çajupi”.

Edhe Teatri Kombëtar uron ditëlindjen e një ndër personaliteteve më të shquar në historinë e regjizurës shqiptare.

“Teatri Kombëtar uron një nga personalitetet më të shquar të historisë së tij, z. Piro Mani, në 89-vjetorin e lindjes. Gjejmë rastin ta falënderojmë për gjithçka që ai i ka dhënë skenës shqiptare”.

Pirro Mani do ta linte teatrin pas viteve ’90, atëherë kur ndryshimi i sistemit solli dhe një kaos social e kulturor. Iku, por vështrimin e mbajti gjithnjë pas, tek ajo jetë e mbetur në çdo cep të godinës së Teatrit.

Me emocion dhe mall regjisori i njohur, Piro Mani do të rikthehej pas 15 vitesh mungesë në Teatrin Kombëtar, ku aktorë dhe regjisorë të brezave të ndryshëm do ta prisnin me duartrokitje dhe nderim mjeshtrin e skenës.

“Bashkë me Pavlinën kemi shumë mall, na mungoni shumë. Na mungojnë shokët, ndërsa ju e kini njëri-tjetrin këtu. Unë kam mall për çdo aktor, për çdo punëtor skene, për elektricistin, edhe në Korçë kur shkova, sepse ne kemi pasur rastin që të punojmë dhe atje”, do të shprehej në fjalën e tij regjisori i shquar, Pirro Mani.

Vitet e gjata të qëndrimit në New York do t’i shërbenin  Pirro Manit, për të shkruar edhe dramën shqipe të titulluar “Njeriu hibrid”, që trajton luftën e klasave në Shqipërinë e viteve 70. Ajo u vu në skenë e Teatrit Kombëtar në vitin 2015.

Piro Mani lindi më 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Mani i përket asaj plejade artistësh shqiptarë që studiuan në Moskë, në Institutin Shtetëror të Artit Teatror Gitis. Karrierën si regjisor e nisi në Teatrin e qytetit të tij të lindjes Korçë, ku punoi rreth 8 vjet. Në Teatrin Kombëtar ai erdhi për herë të parë në vitin 1967, ku spikati menjëherë për talentin dhe forcën me të cilën e shihte teatrin. Rreth 80 vepra artistike mbajnë firmën e tij regjisoriale. Si pedagog ai ka dhënë kontribut në daljen e një sërë brezash artistësh që bëjnë sot teatër. Ndër veprat e tij mund të përmendim “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Cuca e maleve”, etj. Pirro Mani mban titullin “Artist i Popullit”. Kinemaja ka qenë një tjetër stacion në jetën e tij. Ai ka interpretuar si aktor në filmin “I teti në bronz” rolin e Sali Protopapës, apo “Vitet e para”. Roli i tij i fundit ka qenë në filmin “Barbarët” me regji të Liri Begesë.

15 komente në ““Sali Protopapa” feston 89-vjetorin”

  1. gjin bue shpata says:

    edhe 100 te tjera

  2. E verteta says:

    Kenaqesi per ne qe kemi jetuar filmat e aktorit te madh Pirro. Mani qe ti urojme ditelindjen. Edhe shume vite tjera te lumtura me zoti Pirro. I paharruar per ne.

  3. todi sota says:

    Rrofsh e qofsh sa me gjate, i nderuar dhe i respektuar si aktor, familjar shembullor, por mbi te gjitha….edhe si njeri. Bashke me shoqen tende te jetes, te madhen Pavlina Mani jeni nje shembull per tu ndjekur per te gjitha moshat, se si mund te mbahet e gjalle gjatenje familje e shendetsheme. Edhe 100 Mjeshter. Respekte pa fund. Na keni bere te qeshim ne ato kohe te veshtira, por edhe na keni utur ne mendime.

  4. ce says:

    Roli i Sali Protopapes tek I 8 ti ne bronz eshte i paperseritshem, i mahnitshem , se here e shoh ate film them se ate rol nuk mund ta luaje asnje aktor ne bote , as hollivudi pervec te pavdekshmit Piro Mani.

    1. Niku says:

      Si karakter, e ka nxjerre vertet mire, por personi mbi te cilin eshte bazuar ai karakter nuk ka asgje te ngjashme me karakterin e Saliut, pervec mbiemrit. Sejfi Protopapa ka qene 24 vjec ne kohen kur u be komandant i nje cete te Ballit ne zonen e Roskovecit. Driteroit sic dukej i pelqeu emri dhe historia, dhe ja mballosi, e nxorri komandant Balli ne Devoll, qe hante e pinte te Bamke Qylollari. Sejfiu ka qene shpirt njeriu, i kenduar, ka pas titull shkencor ne fizike dhe punonte per NASA ne Amerike.

  5. PO , PO says:

    Urimet me te mira artistit te madh shqiptar , simbol frymezimi per brezaqt e rinj te artisteve , e na forcon bindjen se kombi shqiptar do te shuhet , kur te shuhet bota .

  6. Erdogan says:

    Sejfi Proto-Papas ishte Greke i Anastasit dhe turk nga Emri i ndryshuar nga rrethanat dhe pusht-imi Osmane zoti me comentin Niku.
    Per Pirron e Madh edhe shume vite te shendetshme.

  7. Iliria e bashkuar says:

    Edhe 100, bos zemer shqipe

  8. Vranakonti says:

    Edhe une si fans i tij shqipetar,i uroj jete te lumtur Artistit te madh Piro Mani.Edhe 100 vite te tjere.

    1. vjeshta says:

      Jetë të gjatë, Pirro!
      Tema mjaft me shtrëmbërimin e emrave!
      Quhet PIRRO jo Piro!
      Edhe ju o idiotë komentues,që shkruani Piro.

    2. Erdogan says:

      Koha ishte e njejte me diell,ere,shira,furtune o Dritero fukarai.
      Si nuk doli dikush tja numeronte Enver qenit qe ndau popullin e thjeshte ne dy kategori.
      Ate te Privilegjuareve dhe te Persekutuareve.

  9. Erdogan says:

    Po nuk u ndryshuan Emrat,Toponimet,Gluha (Glosa) zoti vjeshta nuk ka Arnauti.
    Fatkeqesia e Kombit tone Greko Ilyre eshte Tur-qija.
    Ishim Perandori me qender Kostantinopolis,polis kjo e Emertuar ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos.
    Vete Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532 e ktheu ne Xhami Sulltani Erdogan me Evllogine e Oerendimit dhe “Pella-zagaret” Arnaute i kendojne edhe kenge!
    Kane te drejte hajdutet e Parthenonit dhe te Veprave Tona qe i takojne popullit tone Greko Ilyre qe nuk na llogarisin si “njerez”.
    Une nuk urrej viktimen por kriminelet qe jane te veshur me petkun e “Demokrateve” dhe “dashamiresve” te Pellazagareve Islamike dhe katolike qe braktisen Besen e dhene Orthodhokse ne Ilisus sot Lezhe.
    Pavaresisht se Krishterimi qe i ka duart me gjak ka ardhur me dhune me propagande,me hipokrizi

  10. Vetetima says:

    Ditlindjet jane dite reflektimesh, ne kete rast personale por dhe kombetare.
    Personazhi I perbuzur, sipas standarteve te diktatures/diktatorit komunist eshte Sejfi Protopapa qe I perkiste te humbureve.
    I pyetur nga Abedin Kaja, Gazeta Shqiptare 10.06.2010:
    Mendoni se deshtoje Lufta e Ballit Kombetare dhe ne rast se jo, cili eshte mendimi juaj?
    Sejfi Protopapa, I diplomuar nga Universiteti Rutgers per Fizike, me 1948, i njohur nga me te miret per shkencat e sakta,ShBA u pergjegj:
    Nga pikpamja historike, mendore nga pikpamja e zemres, e dashamiresise, ne nuk kemi humbur asgje.

    Ne nje interviste te gjate ne ShBA nga nje grup gazetaresh te titulluar:
    Lufte ne Mendjet e tyre, kujtime te Luftes se Dite Boterore (Dear in their Minds: memories of the World War Lirim
    Whshistoryproject.org spjegon qarte rrethanat e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi.

    Ketu, apo ne nje intervista tjeter lidhur me marredhenje me misionet angleze, ai shprehet pak a shume keshtu: ndersa Mbreteria e Bashkuar (kupto Anglia) kerkonte mbeshtetje vet ajo kishte koloni ne 3/4 e Botes..

    Ai shkoi ne SHBA studjoi per Fizike, punoi dhe ne Al Alamos, sic eshte shprehur vet ‘per flaken’ qe dilte nga raketa qe po conte njeri jasht orbites se Tokes, duke kontribuar ne perparimin e gjithe njerzimit.
    Po korifejte e letersise dhe artit cfare ben?
    Reth 30 vjet ne SHBA me sa duket nuk jane te mjaftushme per reflektim?!
    Sejfiu ne 1991 trokiti dhe ne deren e Driteroit.
    Kur u pyet nga e shoqja dhe Driteroi kush jeni, u pergjegj se ishtei Sali Protopapa, personazhi famoz socialist. Dhe me tej I tha, e di cu ke bere gjithe familjes Protopapa?
    Te largohem nga Berati, te mos shkollohen, te mos martohen, te mos u zinin kembet dhe.
    Driteroi- Po ashtu ishte koha.
    Mbas 30 vjeteve hapje u duhet te njihet e mira dhe e keqia per vendin?

  11. Erdogan says:

    Koha ishte e njejte me diell,ere,shira,furtune o Dritero fukarai.
    Si nuk doli dikush tja numeronte Enver qenit qe ndau popullin e thjeshte ne dy kategori.
    Ate te Privilegjuareve dhe te Persekutuareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje