Ekuacioni i Zotit, një përpjekje për teorinë e gjithçka-së

4 Prill 2021, 15:12Kulturë TEMA

Michio Kaku është profesor i fizikës teorike në “City College” në Nju Jork dhe një ndër themeuesit e asaj që njihet si teoria e vazhdimësisë. Veç kësaj është edhe një emër popullor i shkencës, me dalje të shumta televizive dhe autor i disa librave “bestseller”. Libri i tij i fundit, “Ekuacioni i Zotit” është një përpjekje e qartë për të bërë bashkë teorinë e relativitetit të Alber Einstein me teorinë kuantike, me qëllim krijimin e asaj që e quan “Teoria e Gjithçka-së” për të shpjeguar natyrën e universit.

Sa afër mendoni se është shkenca sot për të realizuar teorinë e gjithësisë?

Mendoj se aktualisht e kemi këtë teori, por jo në formën e saj përfundimtare. Nuk është testuar ende dhe fituesit e çmimeve Nobel janë vënë përballë njëri-tjetrit me këndvështrime të kundëdrta si i përket teorisë së vazhdimësisë. Unë jam themelues teorisë së fushës lineare, të vazhdueshme, që është një prej degëve kryesore të teorisë së vazhdimësisë. Do përpiqem të jem i balancuar dhe i drejtë. Mendoj se jemi në prag të një epoke të re. Eksperimente të reja po ndërmerren për të zbuluar devijimet nga modelet standarde. Plus, sot kemi misterin e materies së errët dhe të gjitha këto fusha të pazbuluara mund të na japin një të dhënë në lidhje me teorinë e gjithçkaje.

Teoria e vazhdimësisë përfshin teori të guximshme fizike, matematikë “mizore” dhe abstraksion turbullues. Mendoni se publiku është në gjendje që të përthithë detajet e këtij debati?

Mendoj se publiku është kureshtar për pasojat e mundshme të kësaj teorie. Universi, deri diku është si një lojë shahu, ku për 2 mijë vite në jemi përpjekur të mësojmë se si lëvizin ushtarët. Tani kemi filluar të kuptojmë se si lëviz mbretëresha dhe se si realizohet një shah-mat. Detyra e shkencës është që të zgjidhë këtë mister dhe enigmë që ne e quajmë univers. Ka pyetje të shumta për të cilat publiku pret përgjigje, si shembull udhëtimi në kohë, dimensionet e tjera, vrimat e zeza, çfarë ndodhi para big-bangut? Çfarë ka në anën tjetër të një vrime të zezë. Asnjëra prej këtyre pyetjeve nuk mund të përgjigjet vetëm me teorinë e Einstein. Për këtë duhet të shkojmë përtej Einstein dhe të hidhemi te teoria kuantike.

Sa besoni se do ta kuptonte Isaac Newton librin tuaj?

Mendoj se ai do ta vlerësonte. Në vitin 1666 patëm murtajën e madhe dhe Universiteti i Kembrixhit u mbyll. 23-vjeçari Newton u dërgua në shtëpi, ku vuri re mollën që ra në oborrin e tij. Aty kuptoi se ligjet që kontrollojnë rënien e mollës janë të njëjta që kontrollojnë lëvizjen e Hënës. Pra, epidemia i dha Isaac Newton mundësinë që të ulej dhe të studionte lëvizjet e mollës dhe të Hënës. Në atë kohë nuk kishte ende një formulë për këto, ndaj Newton u ul dhe krijoi formulat e veta. Kjo është ajo që po bëjmë ne sot. Ne gjithashtu jemi të goditur nga epidemia, edhe ne jemi të ulur në tavolinat tona dhe ne gjithashtu po krijojmë formula të reja”.

Disa fizikanë i vlerësojnë si kequdhëzuese përpjekjet për gjetjen e një teorie gjithpërfshirëse. Si shihet në këto qarqe puna juaj?

Ka një ndarje, një ndarje që s’e kemi parë për dekada. Më kujton Konferencën Solvay, kur Niel Bohr dhe Albert Einstein u vunë përballë përsa i takon teorisë kuantike, në një prej debateve më të mëdha në historinë e botës shkencore. Teoria e vazhdimësisë gjithashtu ka ngjallur një interes të madh, e gjithashtu ka ndezur një debat po kaq të madh. Njerëzit thonë po ku janë provat? Sinqerisht ne nuk kemi prova, ashtu siç nuk kishte Isaac Newton në vitin 1666. Ndonjëherë, idetë janë shumë më përpara se të dhënat konkrete eksperimentale. Këtu hyn në lojë “Large Hadron Collider”.

LHC ka prodhuar lajme kohët e fundit mbi gjetjet se sa mahnitëse është sjellja e grimcave. A ka kjo ndikim në teorinë e gjithësisë?

Modeli standard është teoria pothuajse për gjithçka. Funksionon shkëlqyeshëm, por është një prej teorive më të shëmtuara të propozuara deri më tani. Ka një mal me eksperimente, numra që duhet shqyrtuar e studiuar njëri pas tjetrit. Por, në teorinë e vazhdimësisë, modeli standard shfaqet vetë vetëm me pak hamendësime. Thelbi është që ne na nevojiten prova eksperimentale dhe LHC mund të na ndihmojë që të kalojmë në epokën tjetër të fizikës.

Jeni krahasuar me Carl Sagan për aftësinë për të shpjeguar shkencën komplekse në një formë të thjeshtë. Sa e rëndësishme është që të kuptohesh nga një audiencë e gjerë?

Patëm një debat të madh në vitin ’90, kur si fizikanë propozuam super-përplasësin “e grimcave”. Ishte projektuar shumë më i madh se Large Hadron Collider. Duhej të ishte në Teksas, por u anulua. Pse? Gjatë dëgjesave të fundit në kongres, një ligjvënës pyeti: “A do të gjejmë Zotin me këtë makineri? Nëse po do të votoj pro”. Fizikani i gjorë që duhej të përgjigjej nuk dinte çfarë të thoshte. Ne duhet të kishim thënë se ajo do të ishte gjeneza e shpikjeve më të mëdha të të gjitha kohërave. Fatkeqësisht, ne thamë se do të zbulojmë “grimcën e Higgs-it” dhe njerëzit thanë: 10 mld dollarë për një tjetër makineri atomike? E kështu ata (kongresi) e anuluan.

A ndjehen xhelozë kolegët mbi qasjen tuaj popullore që i ofroni shkencës?

Le të jemi të sinqertë, super-përplasësi u anulua sepse ne nuk kishim lidhje me taksapaguesit, që do ta financonin atë. Pastaj kemi Stephen Hawking. Ai tërhoqi shumë interes e vëmendje dhe ai ishte një shkencëtar i mirëfilltë. Mendoj se neve (shkencëtarëve) na duhet të këndojmë për të përfituar darkën. Në vitet ’60 mjaftonte që të shkonim në Kongres dhe të thonim: Rusia! Menjëherë Kongresi pyeste sa para ju duhen. Por, ato kohë kanë ikur, nuk janë më.

Ju besoni që brenda një shekulli do të biem në kontakte me një qytetërim jashtëtokësor. A jeni i shqetësuar për pasojat?

Së shpejti do të kemi një rrjet teleskopësh në orbitë dhe do të kemi me mijëra plenate për të vështruar. Prandaj mendoj se mundësitë që të vendosim kontakte me një qytetërim jashtëtokësor janë të mëdha. Ka disa kolegë që mendojnë se duhet t’i kontaktojmë. Unë mendoj se është një ide e tmerrshme. Të gjithë e dime se çfarë i ndodhi Montezumas kur takoi Cortes në Meksikë disa qindra vite më parë. Alienët mund të jenë miqësor, por ne nuk mund të vëmë bast për këtë. Mendoj që edhe nëse do të vendosim kontakte duhet ta bëjmë këtë me një kujdes maksimal.

Në libër përmendni shumë shkencëtarë brilantë. Cili prej tyre, sipas jush, qëndron pak më lart se të tjetër?

Newton është numri një, sepse pothuajse nga asgjëja dhe në një epokë bestytnie e magjistricash a na jep formulën e universit dhe një teori pothuajse të gjithçkaje. Kjo është e jashtëzakonshme. Einstein përdori punën e Newton për punën e tij në fushën e dinamikës hapësirë-kohë dhe për teorinë e relativitetit. Këta dy janë ata që kanë ndriçuar shkencën duke ndryshuar fatin e njerëzimit. Ligjet e Newton i hapën rrugë revolucionit industrial. Një njeri i tillë mbërrin një herë në disa shekuj.

Puna juaj kërkimore ju ka afruar, apo larguar nga ideja e Zotit?

Stephen Hawking tha se nuk besonte në Zot, sepse big-bangu ndodhi menjëherë dhe nuk kishte kohë për Zotin që të krijonte universin, prandaj ai s’mund të ekzistonte. Unë kam një këndvështrim tjetër. Prindërit e mi ishin budistë dhe budizmi ka Nirvanën e pakohë, pa fillim dhe pa mbarim. Por, prindërit e mi më bënë pjesë të një kishe presbiteriane. Këtu mësova mbi gjenezën dhe se si universi u krijua për 7 ditë. Tanin, me idenë e shumë universeve, ne mund të shkrijmë së bashku këto dy këndvështrime të kundërta. Edhe tani që po flasim, gjeneza po ndodh diku në univers dhe çfarë është përhapja e universit? Nirvana. Hiperhapësira me 11 dimensione është Nirvana. Pra, mund të kemi filozofinë budiste dhe atë judeo-kristiane në një teori të vetme.

 The Guardian-Gazeta “Si”

10 komente në “Ekuacioni i Zotit, një përpjekje për teorinë e gjithçka-së”

  1. Popull says:

    Edhe ky e paska zbulu???? Ç’më bëtë të qesh. Ketijrrezik edhe librat i’a shkruan një grup pune.

    1. tani11 says:

      Per mendimin tim, Michio Kaku este me teper nje science-entertainer se sa nje shkencetar i nivelit te Einstein-it. Rezultatet e Kurt Gödel-it me bejne pesimist, ne sensin qe inteligjenca e krijuar nga nje sistem (e.g. kozmosi yne), nuk do arrije kurre te kuptoje te zotin.

  2. Vranakonti says:

    Shkrimi i ketij shkencetari brilant,Mikhio Kaku,mendoj se duhet vleresuar maksimalisht.Per neve qe nuk e kputojme shume shkencen e astronomise na duket çudi kur ky shkencetar i madh flete per gjera te çuditsheme per universin, qe edhe sot e kesaj dita eshte akoma mister.Pra puna e ketij shkencetari,ne bashkepunim me shkencetaret e tjere te medhenj, jo vetem duhet te pergezohen por duhet te vleresohet,Ky shkecetar i madh,me punen e tij,vendos nje gure ne rrugen shume te gjate,ne studimin dhe zbulimin e krijimit te universit.

  3. ......... says:

    Po mjaft me kto…asnjeri nuk di asgje….flasin vetem me hamendje e teori….nuk mund te flasesh apo te shpjegosh dicka kur je vete pjese e asaj misterie….

    1. anticensurë says:

      ………………
      atëherë mos fol!!

  4. Baliu says:

    Nuk kan mbetur me “hite” tjera ne fizike, te gjitha ato gjoja brenda dhjete vitesh u “vertetuan” dhe u dekoruan me qmimin nobel. Poashtu ikona Stephen Hawking nderroi jete. Pra per te terhequr fonde miliardeshe nevojiten hite dhe ikona te reja. Michio Kaku qe me shum lehtesi thur tregime fanta-fizike gjoja pretendon te jet ikona e re e fizikes, sepaku si ushtrues i detyres.

    1. anticensurë says:

      lale
      është normale që pas vdekjes së ajnshtajnit duhej të ishte dikush më i miri,pas asaj të houkins,duhet të jetë dikush tjetër më i miri!kjo është jeta!!
      pasi ngrihen teori shkencore,kërkohen të vërtetohen!pasi vërtetohen!?lindin të reja në bazë të dijes së përfituar!!
      e kështu vazhdohet gjithnjë përpara!!
      sipas llogjikës tënde meqënë se majmuni i parë përdori një gur për të thyer një arrë,do të na mjaftonte e nuk duhej të kërkonim mjete të tjera për të arritur këtu ku jemi??
      nëse do mbeteshim tek guri për të thyer arrën,do të ishim akoma nëper pemë duke bërë gara me grupet e tjera të shimpanzeve e orangotangëve!!
      kaku e shikon shkencën në prizmin e tij!houking në të tijin,njëri besimtar tjetri ateist!por në fund të fundit fizika nuk ka besim,ka vetëm fakte!!
      ngado që tia fillosh,nga çfardo qëllimi të nxitesh në shkencë!?
      prapë përfundimi është fakt që duhet provuar!!
      sido që ta quash,natyrë a zot!?
      në fund të fundit nuk do të jetë asnjëherë ai “zot” si e përfytyrojnë besimtarët e çdo lloj besimi!!nirvanë a parajsë besofshin!!

  5. LWS28 says:

    Njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë asgjë të vërtetë ,sepse edhe vetë është qënie artificiale aq shumë e prapambetur me dije të kufizuara, sa dhe disa kafshë apo bakterie janë më të sofistikuara.
    Në fund të ditës njeriu çfarëdo që do bëjë më shumë prapë kthehet në rutinë dhe si puna e bakteries bërthama e njeriut është ushqim, ngrohje dhe mbarështim.
    Çdo gjë që bën apo thotë njeriu është e shpikur artificialisht nga dora apo mendja e tij.
    Që nga ngjyrat e deri te fetë , te Bibla dhe Kurani etj etj, çdo gjë është krijuar/shpikur/ nxjerë ( nga ajri ) nga mendja artificiale e njeriut artificial.
    Njerëzit më të pushtetshëm kanë vendosur gjithmonë se çdo bëhet ku dhe çfarë do quhet çdo objekt.

    1. anticensurë says:

      sa budallallëk qarkullon në këtë tokë!!
      për të vënë duart në kokë!!
      bëi të fala fred cakos lale!!

  6. Kreacionizmi vs evolucionizmi says:

    Jesus speaks on the Theory of Evolution to the Italian Catholic mystic Maria Valtorta (1943): https://www.youtube.com/watch?v=ZQh7YqjMEeE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje