Nga Mevlan Shanaj
Sandër Prosin. Burrin e pashëm, fisnik , të shtruar si në jetë dhe në art, e kam parë për herë të parë direkt në Teatrin Popullor, në rolin e shkëlqyer të Horatit! Ajo përshtypje e mikut të besës sipas atij roli të Shaekspirit në ë”Hamleti”, më ka mbetur edhe sot për njeriun Sandër Prosi. Horati ishte shkruar për Prosin tonë shumë shekuj më parë.
Na iku në mënyrën më të dhimbshme, ishte 65 vjeç. Sa i ri?! Çfarë humbje KOMBËTARE. Po kujtoj sot jo ato që përfytëron çdokush sa përmëndet emri Sandër Prosi. Në verën e vitit 1965 e pata fare pranë në oborrin e Teatrit Popullor.
Një burrë sugjestionues me cigare ishte pranë meje, e përshëndeta, me buzëqeshje ma ktheu duke përkulur kokën. E kujtoj si tani! Mendoni ishte 45 vjeç në atë kohë, ndjesia ime sikur ishte goxha burrë në moshë!!! Ai paskesh qënë fare fare i ri.
Në ato vite posterat me portretin e tij nga filmat “Detyrë e posaçme” dhe “Vitet e para” të regjisorit Kristaq Dhamo, na ishin ngulitur në sy!
Ishte bërë ylli i kinemasë që në hapet e parë të kinematografisë shqiptare! Kujtoj ecjen e tij gati unikale dhe si një meditim non stop. Vitet ikin vrullshëm në moshën studentore. Pas katër vitesh ishim së bashku në filmin “I teti në bronx” të Viktor Gjikës.
Po xhironim në atelie. Sandri kishte përqëndrim gjatë ushtrimit të provave . Unë isha në krevat, futet dr Borova dhe fillonte teksti. Paralelisht punonte edhe grupi i xhirimit si vendosja e kamerës, ndriçimit, zërit etj.
Ndriçuesit të hipur në skelat e dekorit mbi tavanin e dhomës komunikonin me njëri- tjetrin. Kjo e pengonte Sandrin dhe për të evituar zhurmat vuri ca pambuk në vesh. Unë i shtrirë në krevat, i ri 25 vjeç, duke e parë që vuri pambuk, hapja gojën dhe nuk nxirrja zë.
Nuk po më dëgjonte, provoi të lëvizte pambukun dhe përsëri nuk po dëgjonte!!! E mori vesh humorin tim dhe më erdhi pranë e më drejtoi dorën duke më thënë: Ah, qerrata! Qeshëm. Ky xhest më pas u bë si çelsi i një miqësie të bukur ndër vitet që pasuan.
Ishim në mbasdeje, flinim në baraka të sharrave në xhirimin e filmit “Guximtarët ” të Gëzim Erebarës.
Një pasdite, mes atij peizazhi malor, ishim së bashku duke biseduar dhe me cigaren që nuk dinte ta ndalte, i mjaftonte ndezja e parë se më pas cigarja ndizte cigaren, aty më thotë: E ke vënë re që këtej nuk përdor këmishën e bardhë dhe rri vetëm me bluzën e tutave?
– Jo, i them.
– E ruaj për në Tiranë, pasi nuk kam tjetër. Edhe pushime të verës kam shumë vite që nuk kam bërë, pasi në kohën e pushimeve të teatrit vij në filma për të marr një rrogë plus ……
I ndodhi një tronditje një ditë, në kohën e luftës së tmerrshme kundër liberalizimit. Ishte rregull që në ora 9.00 bëhej apeli në teatër.
Sandri nuk e dëgjoi emrin! Iku, me trazimin se “Më paskan hequr nga Teatri”.
Një njeri i lodhur me idenë e frikës së asaj kohe, shkon në shtëpi dhe tenton të vrasi veten. Kur vajta në spital, më thotë: Për dy gishtë, kisha mbaruar punë!
Vite më vonë, ishim duke pirë kafe te Drini, një e dielë me diell, fillim shkurti: Në atë kohë përgatiteshim për filmin “Plumba perandorit” .
Sandri ishte duke folur me fytyrë nga dera, ne të tjerët po ndiqnim bidedën, kur pa pritur Sandri mbeti pa folur, kthejmë kokën shikojmë dy vajza me nga një tufë mimozash në dorë.
Njera qe e gjatë e bukur, ja ngriu shikimin dhe fjalën. Goca sikur ndjeu çdo gjë dhe erdhi me tërë atë çudi pamje që na dhuroi, u afrua dhe i dha Sandrit dy degëza mimoze.
Mendoni buzëqeshjen fisnike të Sandër Prosit për xhestin e asaj vajze. Atë vajzë më vonë e mora në film për një paraqitje në një episod.
Gjatë filmit Sandri erdhi te unë për hatër të miqësisë pēr një rol karakteri, po bashkëpunimi dhe ndihmesa ishin të pa shlyeshme.
Po kujtoj copëza jete nga artisti më i njohur i ekranit shqiptar, në këtë përvjetor të ikjes!
Rolet ju ia dini, njeri më i arritur se tjetri, mjafton Dhaskal Todri, xha Jaho, apo Ismail Qemali e shumë e shumë të tjera, duke u kthyer deri te Othello.
Unë po them copëza jete! Futem një ditë në kafe te 15 katëshi. Dukej fisnikërisht i ëmbël në komunikim me njeriun në tavolinë.
Ma bëri me dorë, vajta dhe personi tj iku. Më zgjati cigaret Partizani, unë nxora DS, qeshi dhe më tha: Pse nuk ma respektove paqetën! Qeshëm.
I them, po kënaqeshe me atë personin. Sandri qeshi dhe më tha: Ishte një simpatizant që ti e di, vijnë dhe shprehin fjalë të mira!
Unë nuk i kundërshtojë dot! Po sot në fakt kam harruar pa ndërruar baterinë e aparatit të dëgjimit dhe nuk dëgjoja asgjë!
Doja të dëgjoja veten time! Pas kaq vitesh kujtoj nga Sandër Prosi, njeriun që në çdo takim do diskutonte për punën e radhës, më jepte këshilla për dramaturgjinë e filmit që do të bëja.
Në një dokumentar timin “Berati” erdhi si narator, i pëlqeu teksti i shkruar nga Shpëtim Gina dhe kur e lexonte donte të ribënte dubla, ta bënte sa më mirë!
Sandrit nga violina që kishte studiuar i kishte mbetur shpirti delikat!
Të dëgjonte me vëmëndje dhe më pas me qetësi të pyeste! Nuk kam rastisur njeri të dytë në jetë që ta respektoj bashkëbiseduesin si Ai!
Legjendë e gjallë që edhe pas kaq vitesh është këtu mes nesh! Në atë ditë marsi erdhi lajmi për ikjen tragjike të burrit më fisnik e të të famshëm të ekranit shqiptar!
Askush nuk di të thotë si ndodhi! Pas ka mbetur vetëm imazhi i burrit të bukur, të mënçur dhe të urtë që kish lindur për ekranin, pa menduar se si ishte çasti fatal!
Me Respekt per te ndjerin z.Sander Prosin..
Ne shenje Respekti ,,e pata Vizituar ne Spital….
Une nje Qytetare i thjeshte ,dhe AI nje Aktore me Fame,,,! Qofte i paharuar ne brezet qe vijne…
Një portret I lindur për ekranin.
Magjik Prosi ishte Jean Gabin shqiptar, shkrim interesant
Sander Prosi, ka qene mbreti i skenes shqiptare. Aktore te nivelit te tij lindin nje ne nje miljon. Rolet e tija jane edhe sot reale.
Fatkeqsisht njerez dhe aktore si ju ,duket shume e veshtir te duken ne horizont
Shume thone e kemi nga nostalgjia?
Vezen qe bene prinderit tane dhe gjysherit e gjyshet tona, brezi im dhe ky ne vazhdim ska inkubator ta beje mendoi. Te shpresojme brezi mbas disa vitesh do ju respektoje te luaje si ju ne jete dhe ne art.
Respekte pa fund per cfare na dhuruat ne?
Na ishte njehere nje shqiperi te varfer po me ndjenje familje teper e pasur.
Respekt e mirenjohje për kolloset e artit shqiptar.
Sander Prosin e kam njohur ne rinine time me ka lene pershtypje dhe mbresa biseda e tij, qetesia dhe menyra e sjelljes se tij,ishte shume i edukuar bujar dhe shume i njerzishem ,kurre e degjova lajmin e rende ndjeva nje dicka te pazakonte nje njeri i vecante si Sander Prosi u largua nga jeta papritur, per gjithmone , ne nje menyre fatale dhe shume te dhimbshme.
Artist me te vertete i madh , e me shume vlera , por i lindur ne vendin e pa duhur , ne vendin e asaj kohe pa vlera ….. I pa harruar , pushofte ne paqe !
Sander Prosi eshte i vlersuar dhe i çmuar nga ky popull, sepse ai lindi ne vendin dhe ne kohen e duhur.
Se çfar vlere do kishte lindja e tij ne nje vend dhe kohe tjeter, kete nuk e dime.
mik-nuk mundem ti shtoj asnje fjale komentit tuaj brilant. Ai me siper eshte vetem nje cope gomari.
Sa herè qè shkruhet pèr Sandèr Prosin ndjehesh sikur po ringjallet e zèri i tijè kumbues ndjehet rreth teje. E kush nuk mrekullojej me atè zèrin e embèl dhe tingèllues. Pèr herè tè parè e kam parè tek filmi ” Mèngjeze Lufte ” nè rolin e xhaxhi Kolit babai i Tomit e mè pas çdo rol i tijè shkèlqente. E kam qarè Sandèr Prosin kur ishte ende gjallè i shtruar nè spitalin 5. Sa lotè mè rridhnin kur e shikoja nè atè vènd, pèrballè shkollès ” Skènderbej “! Njè artist me ndjenja e mjeshtri tè madhe i pa harrueshèm. Ishin njè plejadè artistèsh qè kanè lènè gjurmè tè thella nè masèn e gjèrè qè ende sot i shikojmè me nostalgji. Nuk mund tè di se ishte Ai sistem qè rriste tè tillè, apo èshtè kjo kohè qè nuk lindin mè tè tillè?!
Keqrdhje ,dhe Respekt per nje Shqipetare dhe Njeri te Nderuar si Sander Prosi….jemi RRitur me Filmat e tije,si dhe Rolet tuaja Mevlan Shanaj…Gjenerata jone u rrite me BUke Miseri,por nje Shoqeri te Moralshme…..ku sote nuk gjendet me….lol
Flm Mevlan per kete shkrim te ndjere per kolosin e teaterit dhe filmit artistik shqipetar Sander Prosi! I perjetshem kujtimi I tij i ndritur!!
Se çfare do te thote te lindesh ne vendin e duhur (per mik ) ka shume shpjegime , por une do te permend tri , e para te jesh artist i lire , e dyta te jesh i vleresuar me kuptimin e plote te fjales per ate qe i jep shoqerise , per rastin konkret te te madhit Sander , edhe e treta te jesh edhe i pasur pse jo , artist me permasa te medha , e jo mas vdekjes ti lesh familjes nje divan 9 mij lek plus nji biçiklete kineze ose biçiklete made in Tirana etj etj etj ……………………………………
per tru shpelarin-artistet me te mire te te gjitha koherave kane lindur nen diktatura. Kane qene ata qe kane frymezuar popujt e tyre per tu ngritur ne revolucione duke permbysur diktaturat. Historia ka shume shembuj duke filluar nga Revolucionin Francez. Po te kishe mend qe te flisje me pak e te lexoje me shume, nuk do shkruaje budallalleqe. sorry …
Zakonisht kur te duhet te vlersosh nje aktor te madh, ke aq shume mendime saqe nuk arrin ti permbledhesh ne menyre koncize per ta portretizuar realisht figuren e tij. Prandaj po them I MADH, I PAPERSERITSHEM.
AHE MORE ARTISTE I MADHE PROFESOR MEVLANI.JANE VIRTYTET E NJERIUT ATA QE JU KARAKTERIZOJNE QE TE JENI GJALLE ,EDHE SE NJERZIT SI ARTISTI I MADHE SANDER PROSI U NDA NGA KJO JETE.URTESIA ,MENDJA E NDRITUR ,QETESIA SHPERTERORE ,DASHURIA PER NJERZIT QE TAKON ,APO QE SHKEMBEN DY FJALE,SERIOZITETI NE PUNE ,DASHURIA PER ROLET QE BENTE TE SHPREHUR THJESHTE E BUKUR ME FJALET E ZEMRES,BEJNE DALLIMIIN E ARTIT ,DHE ARTISTEVE TE BREZIT TONE ,ME ATA TE DITES SE SOTEME. ESHTE POPULLI ,QE PA I BERE THIRJE PER ASNJE GJE ,JU KUJTON ME NDERIME E RESPEKTE TE GJITHE ARTISTET E MEDHENJE TE ATIJE KOMBI .NUKE KA GJE ME TE BUKUR SE SA TE NDEROJNE DHE TE KUJTOJNE NJERZIT E THJESHTE E TE NDERSHEM,QE QUHET POPULL.ME ROLET E JUAJA TE INTEPRETUAR ME AQE MJESHTERI ,DHE DASHURI, QE KANE LENE GJURME TE MADHE TEKE NE ,BREZAT QE U RRITEM ME GEZIMET DHE HALLET TE MEDHA.KURE JU SHIKONIM NA DUKEJ SE KISHIT LINDUR ARTISTA.NUKE KA GJE ME TE BUKUR SE SA TE GJESHE RRETHE VETES NJERZE QE TE DUAN AQE SHUME ,DHE TE RESPEKTOJNE VETEM PREJE PUNES SE BUKUR E TE NDJESHME QE KENI BERE.VLENE PER TEGJITHE ARTISTET ,DHE ARTISTET E KINEMATOGRAFISE SHQIPETARE PARA VITEV90.
Edhe pse u kujtua nga një aktor I njohur, ky komb dhe ky popull duhej të dinte më shumë për këtë emblemë të kinematografis shqiptare.I përjetshëm kujtimi i aktorit SANDËR PROSI !
Per ben…. E para , padiskutim qe une kam rrespekt per ate brez te madh artistesh qe edhe pse ishte diktature ata arriten qe sadopak te na kenaqin me filmat qe paten ba , pa dashur te filloj ketu se per çfare flitej ne filmat e kohes se perenduar te realizmit socialesh . Keshtu qe ti je jo Gomar por zog gomari , po te kthej kusurin edhe pse nuk me pelqejne ofendimet . E megjitheate kam nji pyetje te thjeshte , (pamevaresitht se duket se je tru bunker ) Ai brez i madh artistesh a nuk meritonin ma shume , shume thjeshte , pershembull nji makine , e pse jo edhe nji vile te bukur me pishine , e mbi te gjitha Lirine e cila eshte me vlera te jashte zakonsheme per te gjithe , por mbase ma shume per artistet ben krriçi etj etj . Pa fole per popullin totalisht te rrethuar me tela me gjemba , e burgje …….
per tru shpelarin-duke i vene vetes pseudonimin qe keni perdorur tregon se ndjeheni superior ndaj publikut te gjere, qe kane vleresuar dhe vleresojne figura te ndritura te artit tone. Duket sikur zotrote jeni i vetmi “i mencur” ne kete vend “budallenjsh”, packa se menyra inferior e te shkruarit tregon qarte se kush eshte “tru bunkeri”, “kerrici” apo “zogu i gomarit”. Pra jeni juve qe na ofendoni te gjitheve, packa se shpreheni se nuk ju “pelqekan ofendimet”. Nga ana tjeter, nuk eshte makina apo vila e bukur me apo pa pishine ajo qe tregon respekt per nje individ te vlefshem per shoqerine e nje vendi. Ato jane ana materiale qe padyshim ka rendesine e vet, por nuk eshte thelbesore. Kemi sot politikane qe shetisin me makina qindra mijera dollareshe dhe kane shtepi me nga 7-8 banja, perfshi edhe apartament te vecante per qente e macet, por qe populli ti shohe te varur nuk kenaqet per prapesite qe kane bere e vazhdojne te bejne ne kurriz te tij.
Artistet tane me te mire, edhe ne kohen e Enverit kane patur trajtime shume me te mira se sa masa e gjere e punonjesve, duke filluar nga rrogat me te larta, shtepite me te mira dhe privilegje te tjera. Kjo gjithmone relativisht shume qytetareve te tjere qe nuk ishin buke per te ngrene. Pervec artisteve, ka edhe te tjere individe, intelektuale qe jane asete te nje kombi sic jane mjeket specialiste, profesoret, akademiket, inxhinjeret specialiste apo te tjere intelektuale. Gjithmone, shperblimi material i tyre eshte ne raport me gjendjen ekonomike dhe nivelin e jeteses te nje vendi te caktuar dhe nuk mund te behen krahasime me te njejtet shperblime qe u behen kolegeve te tyre ne vendet me te pasura.
Nuk kam asnje dyshim se ato qe kam shkruar ketu, me siguri nje “kerrici” si puna juaj, do te hyjne nga nje vesh e do te dalin nga ana tjeter, por me teper keto rreshta i kam shkruar per te tjeret qe kane mend ti kuptojne.
A mban ndonje rruge ne Tirane emrin e Sander Prosit?
Thjesht o Mevlan,Sandi e gjithe plejada e artisteve te famshem shkodran te akomoduar ne Teatrin KOmbetar apo institucionet kulturore ne Tirane apo kinostudio. Shume prej tyre edhe themelues te ketyre institucioneve nuk permenden vetem per faktin se nuk jane leber.
Beno , e shoh mire se nuk te kane pelqyer ato epitetet por nuk ke arsye te nervozohesh , thjeshte te dhashe ate qe meriton , mbasi ishe ti ai qe me ofendove perpara . So kam nji pyetje mbasi me duket qe jeton ne nje vend anglisht foles e nese po , me len te mendoj qe nuk e ke kuptuar qe ne vendet anglisht folese respektohet mendimi i tjetrit edhe pse nuk i pelqen , keshtu qe kurr nuk eshte vone te mesosh diçka mbase te re per ty ..E fundit une thjeshte mendoj se ai brez artistesh meritonin shume ma teper , perveç atyre qe na i permende ti , qe ne fakt i di çdo njeri , por mendoj se per ty kane ma rendesi stimujt morale se sa materiale , mbasi keshtu ju pati mesuar partia e kjofte largut enver . Dy fjale per my nickname eshte shume e thjeshte arsyeja : megjithe se e di qe marr ofendime , por no problem mbasi ato vine nga tru shperlaret si puna jote …..Aaaa edhe dićka tjeter e shikon qe nuk ke dashur ta kuptosh se ai sistem i perenduar ishte jo pro individit edhe pse mund te ishte shume i zgjuar , pse ? arsyeja eshte e thjeshte ……