Ndërtohet edhe shtëpia-muze e Sterio Spasses, ministrja Margariti: Nga kotec pulash e bëmë qëndër kulturore, për Dritëroin s'kemi para por t'i gjejnë vetë

15 Mars 2021, 15:46Kulturë TEMA

E fundit ishte ajo e shkrimtarit Sterio Spasse në fshatin Gollomboç, në Prespë.

Vetë ministrja inspektoi punimet ku disa nga detajet i përcolli edhe në rrjetin social Facebook: 

“Në fshatin Gollomboç, në Prespë, ku po merr jetë shtëpia-muze e shkrimtarit Sterio Spasse. Falë një bashkëfinancimi ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Bashkimit Europian, nga një godinë e rrënuar, shndërruar në një kotec pulash, po kthehet në një qendër kulturore për zonën e turistët, që shijojnë peizazhin e mrekullueshëm të këtij fshati.

Ndërkohë, e pyetur një ditë më parë mbi gjendjen skandaloze të shtëpisë së Dritëro Agollit në vendlindjen e tij, Margariti tha se nuk ka fonde për të bërë një rikonstruksion të banesës së shkrimtarit dhe patriarkut të Partisë Socialiste.“Mendoj që me frymën e mirë të bashkëpunimit edhe vetë bashkia ashtu siç bëri edhe ministria që i zgjati dorën donatorëve për këtë muze dhe bashkia mund të ketë mundësinë fare mirë për të bërë një gjë të tillë,” thotë Margariti.

E teksa institucionet bëjnë ping-pong fondesh, shtëpia e një prej gjenive që i dha më shumë letërsisë shqipe shkatërrohet më tej.

4 komente në “Ndërtohet edhe shtëpia-muze e Sterio Spasses, ministrja Margariti: Nga kotec pulash e bëmë qëndër kulturore, për Dritëroin s’kemi para por t’i gjejnë vetë”

  1. ttt says:

    PO SHTEPINE E ZEUSIT TE LETERSISE SHQIPE–MIGJENIT KUR DO TA FORMESONI NGA E PARA APO MEQENESE ESHTE NGA VERIU JU XHELOZON E NGRITET SARAJET E DEBILIT KADAR……………

  2. Shaqo says:

    Pergjigje skandaloze, me mire genje,se sa kjo pergjigje. Nese Rama jep fondet qe kete vit, ku do te futesh? Nuk e meriton ate vend pune.

  3. lato says:

    Sa mire kane bere per xhaxha Sterion.

  4. REALE says:

    Mire romanin “PSE” qe e bere, po ate shtepine ne Menkulas qe po shkaterrohet, s’keni para? Pe Smahilin kishit para ne Gjirokaster e Tirane! Behuni serioz i thuaj dhe Edi Rames se keto pune nuk i keni mire; sa para duheshin edhe sikur nje thirrje te kishit bere, megjithese keni bere e harxhuar sa u ka dashe qejfi. Vlersoni ata qe vlereson populli te keni vlere dhe ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje