Një tjetër botim i akademisë së shkencave, “Fjalor i homonimeve në gjuhën shqipe”

19 Mars 2021, 12:02Kulturë TEMA

Nga Akad. prof. dr. Jani Thomai

Frut i një bashkëpunim mes një sutdiuesi nga Korça dhe një nga Kosova, pas një pune disavjeçare, prof. Ali Jashari (Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë), në bashkëpunim me prof. Bahtijar Kryeziun (Universiteti i Prishtinës), kanë hartuar këtë fjalor për homonimet në gjuhën shqipe.

Autorët kanë përballuar me sukses një nga proceset më të vështira në hartimin e një fjalori të tillë, siç është përcaktimi i kufirit që vë vetë specifika e lëndës së tij (në këtë rast koncepti shkencor për homoniminë si paradigmë leksikore), çka kushtëzon çfarë duhet përfshirë në fjalor e çfarë duhet lënë jashtë, sipas një prerjeje të pranuar nga autorët për vëllimin e fjalësit (e glosarit) dhe përbërjen e tij tipologjike. Siç dihet, ndër tri paradigmat leksikore (homonimi, sinonimi, antonimi), homonimet, me formë të njëjtë, kanë kuptime të ndryshme (sinonimet kuptim të njëjtë, antonimet kuptim të kundërt) e kjo e bën më të vështirë identifikimin e tyre, sidomos dallimin nga polisemia. Në këtë rast autorët janë ndihmuar duke i nxjerrë njësitë homonimike nga kontekste aktive në veprimtarinë gjuhësore, nga një shumësi shembujsh funksionalë prej një numri të madh e të larmishëm burimesh të shkruara në shtrirje të gjerë kohore, truallsore e ligjërimore, që nga Buzuku e deri më sot, nga fjalorë të shqipes, nga ligjërimet popullore ose të formuluara nga autorët etj., shembuj që i dëshmojnë këto njësi, me të gjitha vlerat e veçoritë e tyre, në veprimtarinë gjuhësore, në kodet, stilet, gjinitë e ligjërimet e gjuhës.

Një proces i vështirë, i përballuar gjithashtu me sukses, ka qenë sidomos hartimi i paragrafit leksikografik, ku ngërthehen homonimet e

mirëfillta me homoformat, homografet e homofonet, njësitë e përgjithshme me ato krahinore, njësitë e shqipes me të huazuarat, homonimet e mirëfillta me të prejardhurat nga shpërbërja e polisemisë, njësitë nga pjesë të ndryshme të ligjëratës etj. Autorët kanë mundur të ndërtojnë çdo paragraf duke sendërtuar modele që mundësojnë paraqitjen sistemore të njësive të ndryshme leksikore me përbërje tingullore të njëjtë. Kështu ”Fjalori” e krijon mundësinë që kjo paradigmë leksikore të perceptohet në mënyrë modelore. Me këtë merret me mend puna shumëvjeçare dhe e mundimshme e autorëve si për të grumbulluar gjithë lëndën, ashtu edhe për të përzgjedhur e për të vënë në sistem njësitë homonimike që përfshin ”Fjalori”.

“Fjalori” dëshmon njëherazi se autorët e tij i njohin mirë parimet e përgjithshme e kriteret e veçanta për hartimin e fjalorëve. Po kujtoj këtu që prof. Ali Jashari është tashmë një leksikolog i formuar, njihet si hartues i dy fjalorëve të botuar: “Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe”, 2007, 420 faqe (me rreth 3 000 kalke e huazime frazeologjike, proverba etj., të përzgjedhura nga 32 000 skeda me njësi të vjela nga 430 vepra e nga shtypi) dhe “Fjalor leksiko-frazeologjik i Devollit”, 2016, 620 faqe (me rreth 13 000 fjalë, njësi frazeologjike, emra njerëzish, emërvende, eufemizma etj.), dy vepra të arritura prej një pune të kujdesshme disavjeçare, të vlerësuara në gjuhësinë shqiptare për përmbajtjen, përpunimin e cilësinë shkencore. Këto vepra e studime të tjera, si titullar për disa vjet i lëndës së leksikologjisë shqipe në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, si dhe tiparet e një kërkuesi të durimshëm, këmbëngulës e objektiv, ngjizën te prof. Ali Jasharit një formim teorik të shëndoshë në këto fusha dhe përvojë shkencore të pasur në leksikografi, që japin siguri e besueshmëri për produktin e tij shkencor. Edhe prof. Bahtijar Kryeziu, ish-pedaog i gjuhës shqipe në Institutim Pedagogjik të Gjilanit (Universiteti i Prishtinës), titullar i lëndës së leksikologjisë shqipe, studiues në dilektologji, onomastikë etj., bashkautor në ”Fjalor i homonimeve të gjuhës shqipe” (Prishtinë, 2008) dhe në “Fjalor i homonimeve në gjuhën shqipe”, që po paraqitet për botim,

ka formim teorik të mirë dhe e njeh lëndën e shqipes si studiues me përvojë. Është rrjedhojë e këtyre që “Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe” të përmbajë në mënyrë implicite edhe sistemin teorik të zbatuar për homoniminë dhe për tipologjinë në homonimi. Zgjidhjet leksikografike jepen në pajtim me teorinë.

”Fjalori” dëshmon se, edhe për shkak të përputhjes së shkrimit me shqiptimin në gjuhën tonë, ndryshe nga gjuhë si frëngjishtja e anglishtja, shqipja ka më shumë homonime të mirëfillta a të plota sesa homofone, natyrisht edhe këto të pamunguara. Ndërkaq, autorët, duke vlerësuar që homonimet, si fjalë me kuptime të ndryshme, kanë edhe valenca leksiko-semantike, shpesh edhe sintaksore, të ndryshme, i dëshmojnë homonimet në shqipe me kontekste, me shembuj togfjalëshorë ose fjali, të mjaftueshëm për të përligjur njëherazi shpjegimet, për të qartësuar më tej lidhjet homonimike dhe për të dhënë sintagmatikën a leksematikën e homonimeve.

“Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe” është i pari i këtij lloji në leksikografinë shqipe në këto përmasa e cilësi shkencore, që mëton të japë një pasqyrë sa më të plotë të kësaj klase të leksikut të shqipes. Kështu ai plotëson edhe një zbrazëti të dukshme në fushën e fjalorëve të veçantë të shqipes. Vlerat e tij gjenden në gjithë përbërësit e makrostrukturës e të mikrostrukturës: te numri i madh i njësive homonimike që përfshin; te shënimet plotësuese; te rendi sipas lidhjeve leksiko-sematike e gramatikore në paragrafë homonimikë, çka e bën edhe më të dobishëm për ata që do ta përdorin; te shpjegimet e kuptimeve leksikore; tek ilustrimi me kontekste të larmishme, ku rroket edhe më mirë kuptimi e përdorimi i fjalëve homonime. Me këto vlera ky fjalor synon t’u shërbejë pedagogëve e studentëve të filologjisë, mësuesve të gjuhës shqipe, shkrimtarëve e përkthyesve, publicistëve, studiuesve, të huajve që duan të mësojnë shqipen, si dhe gjithë atyre që duan të pasurojnë e të fuqizojnë komunikimin gjuhësor e kanë interesa për të ngritur kulturën gjuhësore.

Por është në natyrën e përsosmërisë dhe të çdo vepre në dorë të parë, që edhe ”Fjalori” të ketë ndonjë të metë dhe atij t’i shtrohen kërkesa të reja për cilësi më të lartë, që duhet e mund të ndreqen e të plotësohen, si: mënjanimi i ndonjë varianti fonetik krahinor ose keqshqiptimor nga paragrafët me fjalë homonime gjegjëse (f.v. pajë për panjë); ilustrimi me shembuj që përmbajnë të njëjtin variant fonetik në raste të domosdoshme për qartësi të lidhjes homonimike; dhënie e më shumë shembujsh më të plotë (e dëshirueshme) nga letërsia artistike (veçanërisht shembuj që përmbajnë lojë fjalësh a kalambure, të ndërtuara sipas mundësisë specifike të përdorimit leksiko-stilistik të homonimeve); njësim të plotë të paraqitjes së gjedheve etj. I arrirë si fjalor homonimik, me këto përmasa e vlera, padyshim ai do të zërë vend të merituar në fondin e fjalorëve të shqipes, duke e pasuruar leksikografinë shqiptare me një vepër të re e me nivel shkencor bashkëkohor, të hartuar prej autorësh të njohur tashmë edhe si leksikografë.

8 komente në “Një tjetër botim i akademisë së shkencave, “Fjalor i homonimeve në gjuhën shqipe””

  1. Matrapiku says:

    “Homonimeve” GR = “Emrave te njejte” AL.
    .
    O profesora te nderuar, perse nuk perdorni gjuhen “hyjnore” Arnatce po gjithmone ate Greke, si ne shkence, teknik, mjeksi, gjuhesi, gastronomi, filozofi, politik, …
    .
    Jeni te gjithe te shitur tek Greku.

    1. Realisti says:

      Nga ana gjuhësore quhen homonime dhe këtë emërtim nuk e kemi shpikur ne, por është në terminologjinë (edhe kjo e huazuar nga greqishtja) gjuhësore. Nuk mund të riemërtosh gjëra pa pasur thelb. Shqipja vërtetë mund të jetë gjuhë “hyjnore”, por nuk është gjuhë e izoluar nga gjithë bota që të përdorë vetëm zgjidhje gjuhësore të sajat, prandaj si çdo gjuhë tjetër do të marrë dhe do të japë për hir të zhvillimit të saj të mëtejshëm.

  2. ... says:

    ku pjerdhin gazetaret per keta libra te akademise mbeturine te shkencave!!
    akademia te shpetoje shqipen nga perdhunimi i anglishtes

  3. Janaq, o bir says:

    E para e punes, thote se jane 2 autore, nderkohe qe ne kopertine eshte vetem 1 autor (sic duket i dyti permendet ne Parathenie)
    E dyta e punes, shkruhet “Akademia e Shkencave e Shqipe” Cfare do te thote “e shqipe”, aman?

  4. Kemi punuar ne Bozhigrad says:

    Urime Zoti A.J. per suksesin e punes ! Mbasi kjo eshte me e rendesishmja , por pyetja kam si devolli qe jam :
    Ne ke fjalor te shqipes do te gjendet kuptimi i emrave Jani, Ali & Bahtijar dhe i mbiemrave Jashar , Thomai , sepse vetem Krye-ziu eshte ne shqip ? !
    Oh , cfare dhimbje ndjen shqipja e vertete me keto antshiperime te tilla , si e kam edhe une devolliu !!!

    1. Realisti says:

      Si gjysmë devolli që jam edhe unë mund të të them se pyetjen e asaj përgjigje mund t’a gjesh në fjalorin etimiologjik të gjuhës shqipe, ose në fjalorin e emrave (që nuk gjendet lehtë).

      Se ku ishte “antishqipërimi” (kujdes se edhe këtu ke një pjesë greqisht) vetëm ti e di.

  5. REALE says:

    Jam ne nje mendje me komentuesit e tjere; Edhe Enver Hoxha dikur shkruante dy llafe; te mos jemi as kozmopolit e as ksenofobe ! Tani qe ligjin nuk e ben me ai, u beme me keq se atehere. Une jam dakort (se mos me pyet njeri mua apo ndonje tjeter) qe fjale te reja do kete ne plotesimin dhe popullimin e shqipes se s’ka se si te ndodhe ndryshe, eshte ligj dialektik, si psh WINDOWS-shqip DRITARE, por jo per fjale te panevojshme qe ne shqip jane me te bukura sa dhe femrat me te bukura qe sot veshtire ti gjesh ashtu si ti duash; zoteria akademik, dr profesor dhe na e shkruan fjalen shqip , pastaj ne kllapa na e shkruan qe ta kuptojme (!) greqisht Glosa ! Pse e nenvleftesoni kaq keq Shqiperine dhe shqipen akademik pr dr Jani qe ne titullin e librit. JU duhej te ulurinit per shqipen, jo ta mbushni me fjale te huaja sikur jeni refugjate e doni te thoni ndonje fjale per tu dukur me te zgjuar; nuk e di ne se pagen e merrni nga taksat e popullit, por edhe ndryshe, duhej te ishit nje shqiptar i kulluar, jo per nacionalizem por per vertetesi objektive ne truallin qe kane lindur te paret tuaj dhe hani e pini dhe ju. Liria nuk eshte çthurje, prandaj ka edhe gur kilometrike rruga qe te flet e te tregon se ku ke arritur. Keshtu po dalim jashte orbites dhe behemi nderplanetare pa planet. Qendroni me kembe ne Toke, me koke mbi shpatulla dhe zbuloni te fshehtat e historise e te paraardhesve qe te vazhdoni rrugen e tyre. Jeni ju qe keni marre misionin qe te mbrono gjuhen shqipe e keshtu keni mbrojtur Shqiperine. Ndihem i zhgenjyer pa fuqi per te vepruar per shqipen time qe po e bastardoni. Ama, eshte dhe juaja. Tani, duhet ta kuptosh qe shqiptaret e ndershem nuk te falin, pavaresisht se ata qe s’duan ta dine bejne sikur s’shikojne e degjojne.

    1. Erdogan says:

      Mund te me gjesh nje fjale shqip cdo te thote reale (real) zoti me komentin (comentin) Reale?
      Nuk je per keto diskutime (discussions) zoti Reale.
      Fjala Dritare zoti me Comentin Reale eshte nga anglishtja.
      P.sh.
      Perpara dokumentit (document) te Mesharit (Mision i “Zotit” nepermjet fjales se shkruar) te Gjon (Joanis) Buzukut nuk ka asnje evidence (évidence) qe ka egzistuar (egzistenca) gluha (Glosa) e “bukur” (buatiful) shqipe.
      P.sh.
      Dite vjen nga Day dhe si rrjedhim Drite,Dritare.
      Keto jane fakte (facte) historike (Istoria greqisht) te pa kundershtueshme (contra).
      Ashtu sic eshte (este) Nate nga Note qe vjen nga Nix,Nihta Greqisht,Nice Night etj,ecetera.
      Sic eshte Ligj nga Low
      Mengjes nga Morning
      Darke nga Dark
      Dremis nga Dream
      Ender nga Oniros greq.
      Keto fjale jane te shkruara (scrive) per shekuj dhe nuk ka vend (land) per diskutim (discussions).
      Rilindasit i mblodhen neper Evrope dhe i inkuadruan (cuadrate) ne Alfa-Betin e gluhes (Glosa) Shqipe.
      Pjeshke nga Peach
      Pidhi nga Pusy
      Vdes nga Deth
      Varr nga Barry.
      Semundje nga Sicknes,sick.
      Syri nga See you,ju shikoj.
      Flamur nga Fllug
      Prift nga Priest
      Shkurter nga Short
      Larg nga Large.
      Shtepi nga Spiti greq.Hospitale.Spital.
      Etnike nga Greqishtja Ethnos qe shqip do te thote Komb.
      Dhurate nga Dhoro,Kutia e Pan-Dhores nga Zeusi.
      Nga vjen edhe Donations.
      Vere nga Prima-Vera ital Pranvere “shqip”.
      Vere nga Vino.
      Nje,ena,uno,one etj eshte e Vertete (Vero ital) qe gluha shqipe eshte e formuar (formé) nga armiqte Perendimore te Helenizmit qe i kane m mbushur Museumet (Muse greq,Musiqi) me Veprat tona Greko Ilyre te popujve tane.
      Perendimi me Evllogine e Tij ka lejuar Sulltanin te mbaje te pushtuar Asine e Vogel qe dikur quhej Ionia e Filosofise,e Omiros (Homer) sa siperfaqja e Frances.
      Ky Perendim qe eshte Hipokrite (Ipokrinome greq) dhe lejon Erdoganin te ktheje Simbole Historike si Agia Sofia e ndertuar nga Perandore Ilyre ne Xhami,apo emrin Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos ne Stamboll.
      Ky eshte Perendimi Hipokrite “I Krishtere” me krijimin (criate) e nje Shteti (State) islamik qe ne 1913en Albania,Arvania Arnautia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje