Universitetet e kanë të domosdoshëm profesoratin e Moshës së tretë

3 Prill 2021, 12:48Kulturë TEMA

Nga Pirro Prifti

Në përpjekjet për të realizuar detyrat që hasen në universitetet publike dhe private po haset një problem  jo aq i ri, por tashmë i mprehtë, dhe që kërkon një zgjidhje ashtu siç është edhe në vendet e BE , SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Australi etj.

Duke pare se Universitetet në Shqipëri  janë relativisht të reja për përveç Universitetit të Tiranës i cili mbush 64 vjet Universitet (ose më sakte 68 vjet si institut  lartë), ka dalë pproblemi i madh angazhimi i pedagogëve të anë dalë në pension.

Realisht ligjet e qeverisë shqiptare dhe institutit  të Sigurimeve Shoqërore, ka një  moshë vjetërsie pensioni për ata që janë pa tituj për meshkuj 65 vjeç, dhe femra 60 vjeç, kurse për personat që kanë tituj shkencorë si p.sh, ata me titull Profesor i Associuar pavarësisht gjinisë duhet të dalin 65 vjeç dhe Profesor Doktorët duhet të dalin 68 vjeç. Por çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare dhe atë në botë realisht?

Bota akademike i ka shmangur pengesa të tilla përsa i përket vjetërsisë në Arsimin e Lartë. Përse?

Janë marrë disa kritere:

-Rritja e moshës mesatare ndër popullatat evropiane dhe ato shqiptare nga 50- 60 vjeç në kohën e diktaturës në 78 vjeç për gratë dhe 77 vjeç për burrat,

– Prania aktive e inteligjencës në moshat e treta  që punojnë në arsim

– raporti i moshës reale me moshën biologjike,

– domosdoshmërinë e mbajtjes në universitet në raport me dëshirën e Pedagogut

Dihet se pas rrëzimit të sistemit diktatorial të komunizmit në Shqipëri pak gjëra bazë kanë ndryshuar; në shumicën e rasteve ana sociale ka mbetur në vend ose ka lëvizur pak në drejtim të shoqërisë së re (ne-ajo kapitaliste).

Në Shqipëri për shkak të  largimeve masive  nga Shqipëria sidomos të moshave e të reja,  piramida e moshës në Shqipëri ka ndryshuar dhe është deformuar, duke favorizuar moshën ë tretë e cila nuk ka ikur apo është larguar  në numur të pakët.

Nga ana tjetër të gjitha  programet, iniciativat dhe projektet e shoqërisë shqiptare të bëra nga politikanë dhe drejtues të shoqatave të ndryshme   tip OJQ, për vite kanë favorizuar rininë e mbetur për të marrë iniciativën apo flamurin e drejtimit të vendit, duke lënë pas dorë forcën më cilësore të shoqërisë shqiptare por edhe të asaj botërore: moshën e tretë.

Nxitja e teorive Mao-iste për drejtimin nga ana e të rinjve të shtetit dhe të pjesëve të caktuara të rëndësishme të shtetit nga të rinj pa eksperiencë, ka shkaktuar prishjen e  meritokracisë dhe respektitimit të hierarkisë profesionale në Shqipëri.

Kjo automatikisht gjatë 30 viteve ndikoi jashtëzakonisht negativisht në drejtimin e shtetit shqiptar dhe të menaxhimit të shumë sektorëve jetësore në Shqipëri si Mjekësor,  Polici, Arsim, Politikë, dhe në drejtimin dhe menaxhimin e pushtetit lokal, drejtësisë, duke shkaktuar kaos dhe anarki, të shoqëruar me mungesë të  respektimit të ligjeve, shkelje të tyre dhe vonim në integrimin në BE.

Shmangia e moshës së tretë që përbën 40% të popullsisë që përbën moshën e tretë sot,  nga influenca shumë pozitive që mund të ketë ajo në drejtimin e punëve të shtetit dhe në sektorët më të rëndësishëm ekonomiko-financiarë, arsim dhe shëndetësi, vazhdon të shkaktojë kokëçarje të mëdha në vendim-marrjet qeverisë qendrore e lokale por edhe probleme të mëdha në shëndetësi dhe sidomos në arsimin  e ulet e të mesëm, dhe sidomos të lartë.

Është e vërtetë që zbatimi i ligjit kërkon pa mëdyshje por ligji i Arsimit të lartë të vitit 2015 Nr. 80 për Arsimin e lartë ka krijuar probleme midis arsimit të lartë publik dhe atij privat.

Përse?

Sepse dalja në pension e personave që kanë mbushur moshën në mungesë të moshave të ndërmjetme të cilat janë larguar, ka detyruar shtetin institucionet publike dhe private nën idetë aspak produktive politike të `futjes në punë të të rinjve` apo më keq ` të drejtimit nga ana e të rinjve të sektorëve publikë` (e më pak privatë) të vendosë të rinj pa eksperience në drejtimin e shtetit, duke i vendosur ata drejtorë, zv/Ministra, Kryetarë Bashkie, shefat, dhe me keq këshilltarë të Ministrive, etj,  në vend që të punonin si specialistë të thjeshtë  për një farë kohe deri sa të përmbushnin jo vetëm stazhin e praktikës por edhe hierarkinë profesionale aq të domosdoshme në sektorët e rëndësishëm të ekonomisë-financave arsimit dhe Shëndetësisë.

Ka ndodhur dhe një fenomen tjetër zhgënjyes kur në rangje të larta të politikës, medias, artit, muzikës, madje dhe në arsim hyjnë femra të bukura, duke harruar se bukuria pa inteligjencë nuk ka vlerë në profesion përveç profesionit më të vjetër i cili për fat të keq ekziston.

Në Arsimin e Lartë po ndodh një fenomen tjetër jo aq për tu injoruar, gjatë viteve 1999- 2015, për shkak të ndryshimit të qëllimshëm të ligjit për Arsimit të Lartë, kanë përfituar tituj shkencorë dhe profesionale mosha shumë të reja pikërisht për shkak të boshllëqeve qoftë në ligjet, qoftë në mos realizimin e Rregullore-ve për Arsimin e Lartë, duke u bërë drejtues në Universitete, duke krijuar problematika nga më të ndryshmet, përfshi dhe ato të kurrikulave, mit marrjeve galoponte për note studenti, rënie të cilësisë së mësim dhënies, rënie të punës shkencore në drejtim të artikujve, plagjiatura në doktoratura, e plot parregullsi, pikërisht për shkak të mos funksionimit të hierarkisë profesionale, dhe për mungesë të rëndë të fondeve për laboratorë, për mungesë të praktikave të paguara dhe të drejtuara, dhe për keq menaxhim të keq për shkak të ndërhyrjeve politike ndër vite.

E plot probleme të pazgjidhur si zgjedhje në fakultete e universitete të cilat bëhen sikur të jenë zgjedhje parlamentare, pa u marrë me Akademinë e Shkencave e cila funksionon politikisht `pay per vieë`…

Më qartë, në Arsimin e Lartë duhet përmirësuar ligji përsa i përket lejimit të moshë së tretë të marrë pjesë aktivisht në  drejtimin e `Trinisë së Shenjtë` të Universiteteve Publike dhe Private:

-Kërkimi Shkencor

-Mësim-dhënia

-Shërbimet

Pas realizmit të kësaj detyre, për Arsimin e Lartë Publik dhe atë Privat duhen reformuar disa sektorë të Administratës Universitare duke e vënë atë në shërbim të Stafit Akademik dhe jo të individëve të veçantë,

Së dyti duhen shtuar fondet për Laboratorët që ato të bëhen me të vërtetë për parësorë në ecjen përpara të kërkimit, shkencës dhe të Projekteve fitim prurëse për Universitetin,

Së treti rritja e konsiderueshme e Pagave sipas titujve pavarësisht nëse ata janë në pension ose jo.

Së katërti vendosja e praktikave profesionale mësimore në vendin e duhur duke i njehsuar ato me praktikat që bëhen në vendet e BE duke respektuar Marrëveshjen Bolonjës,

Së pesti në rast emigrimi i studentëve që kanë fituar diplomë publike, shteti ynë duhet të kontraktojë me shtetin që merr të diplomuar për të paguar një tarifë të veçantë. Kjo mund të ndodhë edhe me të diplomuarin privat nëse do të bëhen ligje të sakta.

Së pesti, Bashkëpunimi me Universitetet brenda dhe jashtë vendit duhet të jenë bashkëpunime aktive me shkëmbim eksperiencash dhe studentësh,

Së gjashti, afrimi me tregun e punës dhe bashkëpunimi me Ministrinë e punës për të përfshirë nga kjo Ministri të gjitha Titujt për Programet e Diplomave përkatëse në tregun e Punës dhe krijimi i legjislacioneve përkatëse.

Së shtati, licencimi i të Diplomuarit të realizohet nga një ekip ndërqeveritar në bashkëpunim me universitetet .

Së teti,  unifikimi i kurrikulave me ato të BE duke respektuar Ligjin e Profesioneve, dhe kjo mund të arrihet duke krijuar komisione të veçanta për çdo program të njëjtë që bëhen në Universitete të ndryshme në drejtimin e Ministrisë së Arsimit e Shkencave,

Së fundmi , krijimi i një Ministrie të Arsimit të lartë.

Duhet kujtuar edhe një fakt i veçantë se: Mos harroni, institucionet nuk kanë shpirt. Kjo këshillë e fundit është e vështirë të dëgjohet – veçanërisht tani – por është e vërtetë. Njerëzit kanë shpirt, por institucionet jo. Mos bëni gabim të supozoni se bën kolegji ose universiteti juaj. Ju jeni vetëm po aq i vlefshëm sa ajo që tregu në çdo moment të caktuar thotë se vleni.

Në mënyrë të përmbledhur nëpërmjet këtij shkrimi po ngre shqetësimin si pedagog me eksperiencë duke u bazuar për aktivizimin e moshave të treta në arsim edhe në  Ligjin Amerikan i cili thotë:

Mosha nuk duhet të jetë një faktor përcaktues në shumicën e rasteve të mbajtjes. Sigurohuni që jeni duke bërë gjënë e duhur, për arsyet e duhura, kur merrni parasysh një politikë të tillë.

Pensioni i detyrueshëm është i paligjshëm sipas Ligjit për Diskriminimin në Moshë në qoftë se nuk ka një Kualifikim Profesional Bona Fide (BFOQ) ose ata janë të moshës 65 vjeç dhe janë një “Bona Fide Executive” ose në një “Pozicion të Lartë të Politikave”.

Diskriminimi për shkakun e dy Moshës në Aktin e Punësimit (Akti i Diskriminimit në Punësim i Vitit 1967) SEC. 622. [Seksioni 3], tek pika thotë: (b) Prandaj, qëllimi i këtij kapitulli është të promovojë punësimin e personave të moshuar bazuar në aftësinë e tyre në vend të moshës; të ndalojë diskriminimin arbitrar të moshës në punësim; për të ndihmuar punëdhënësit dhe punëtorët të gjejnë mënyra për të përmbushur problemet që vijnë nga ndikimi i moshës në punësim.

9 komente në “Universitetet e kanë të domosdoshëm profesoratin e Moshës së tretë”

  1. Edmond Çata,PhD says:

    Nuk e di nese titullin-“recete” e ka vene Tema, apo Z. Prifti. Nese titulli do te ishte thjesht nje zgjidhje e Temes, ai do e perbente shume me pak problem sesa ne rastin se ai titull do te ishte i z. Prifti. Sepse ide-receta prapa titullit nuk eshte “zgjidhje” per problemin e cilesise se shfaqin ne Shqiperi te gjithe universitetet shqiptare. Me shume tingellon si ankese e z. Prifti, dhe si “zgjidhje” per hallin e moshes se tij – vete Z. Prifti, po i afrohet moshes qe nuk do ta lejoje me te jete pedagog universiteti. Universitet shqiptare nuk vuajne vetem nga nje problem. Ato vuajne nje teresi problemesh, te cilat ne 30 vitet e fundit, ne vend qe te zgjidheshin nje-nga-nje, jo vetem nuk u zgjidhen nga asnje qeveri e djathte apo e majte, por u shtuan nga qeverisja ne qeverisje. Aq sa sot, mund te jete shume i vertete konstatimi i Besnik Gjongecajt se universitetet shqiptare kane rene ne gjendje kanceroze pa sherim! Personalisht, kam tentuar te beje nje analize te menaxhimit te arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare me keto 30 vitet e fundit (shih http://www.panorama.com.al/arsimi-i-larte-dhe-universitetet-kane-mbetur-peng-i-vullnetit-politiko-akademik/), duke perdorur disa indikatore mates. Sigurisht, ajo qe kam shkruar ne artikullin tim me te fundit, eshte vetem “fillimi” apo maja e ajsbergut te nje analize reale, te plote, shkencore. Keto rreshta po i shkruaj sot ne formen e nje komenti-reagues ndaj “zgjidhjes” qe ofron z. Prifti per nje numer arsyes.

    1. Ne shkence, 2 nga rruget kryesore te te “mesuarit” jane ose nepermjet parimit Poperian “Trial and Error” (meso nga te gabuarit) ose nepermjet te krahasuarit (per te marre vesh nese jemi te pasur apo te varfer, drejt apo gabim). Ky te mesuarit mund te arrihet ose duke bere krahasimin me nje “model ideal” (model i testuar ne suksesin e vet), ose thjesht duke krahasuar dy gjera (ne menyre diakronike, te djeshmen me te sotmen; ne menyre sinkronike, dy realitete te ndryshme). Kjo vlen edhe ne politike-berjen dhe politikat publike. Ku futen edhe Arsimi i larte dhe Universitetet. Nese duam te ndryshojme gjendjen ne Arsimin e Larte dhe Universitetet shqiptare, “zgjidhjet” nuk mund te jene as voluntariste, as empirike, as individuale, ca me teper amatoreske! Zgjidhjet, ne esencen e tyre, duhet te kene nje dimension te forte SHKENCOR, qe shprehet ne KNOW-HOW!

    2. Ne POLITIKAT PUBLIKE, po aq sa edhe ne SHKENCE, esenca e suksesit te zgjidhjeve te problemeve, berjes se reformave, dhe ndryshimit te gjendjes qendron ne identifikimin dhe respektimit te lidhjes SHKAK-PASOJE. Kur ti je semure, dhe shkon tek mjeku, pret qe mjeku te te sheroje duke kuruar shkakun e vertete te semundjes tende. Jam i bindur qe nese ti do te vuaje nga stomaku, nuk do te te pranoje qe nje mjek, te thoshte qe shkaku i problemit te stomakut tend eshte zemra. Dhe kesisoj, te pranoje qe mjeku per te sheruar stomakun tend, te te kuronte zemren. Logjika shkak-pasoje vlen ne te gjitha politikat publike. Ca me teper vlen ne perballjen me, dhe ndryshimin e gjendjes ne Arsimin e Larte dhe Universitetet Shqiptare. Ndaj, nisur nga gjithe cfare shkruhet me lart, pyetja ime per Z. Priftin eshte e thjeshte: A je aq i sigurte ti se ato “anomalite” qe ti ke identifikuar me lart (pensionimi i pedagogeve te vjeter, pagat etj, etj,) dhe qe TEMA iu ka bere jehone duke nxjerre shkrimin tend, jane arsyet e verteta te krizes dhe mungeses se cilesise ne Arsimin e Larte dhe Universitetet Shqiptare?1?!? A jane “zgjidhjet” qe ofron ti, ato qe do tu jepnin fund mungeses se cilesise dhe pavleres se universiteteve shqiptare? Ti mbase mund te kembengulesh qe po, ato jane! Por une, nese do te perdorja metoden krahasuese (pra te krahasoja universitetet shqiptare me nje universitet “normal” ne perendim) per te gjetur cilat jane problemet tona dhe zgjidhjet per to, theme se ato qe ti i cileson “probleme madhore”, ne fakt, nuk jane shkaku por pasoje; nuk perfaqesojne koken/kerthizen e problemeve por jane thjehst derivate te nje problemi me madhor! Per kete pike, po e mbyll komentin tim me shprehjen, “demi kapet per briresh”. Qe ne rastin e arsimit te larte dhe universiteteve shqiptare nenkupton qe zgjidhja duhet kerkuar tek shkaku primar, tek koka e anomalise, jo tek bishtat dhe efektet sekondare apo terciare.

    3. Ne paragrafin e pare, kur flet per “zgjidhje” te problemeve ashtu sic behet ne BE, SHBA, Kanada, Britani te Madhe, Australi. Kureshtja me beri te shtyhem me poshte, per te lexuar dicka me shume per problemin, dhe zgjidhjen, qe keto vende i paskan dhene edhe problemit per te cilin je ulur edhe te shkruash. Por ne rreshtat me poshte, nuk gjeta nje problem te vetem por disa! Po ashtu, nuk gjeta asnje rresht ilustrues se si problemi X qe ne kemi ne Shqiperi, eshte “zgjidhur” ne vendet qe permend. Nuk e di se ne cilin nga vendet mesiper zgjidhjet e te cilave tenton ti referosh si yll polar ti ke personalisht nje first-hand experience – ose si student, ose si pedagog, ose si drejtues akademik, ose si drejtues burokratik. Gjithashtu, ne rastin se kjo first-hand experience te mungon, nuk e di as edhe se cilat jane studimet per veprimtarine dhe menaxhimin e arsimit te larte qe ti ke lexuar, iu referohesh, dhe mbi te cilat “nderton” zgjidhjet qe artikulon, dhe per te cilat beson se do tu japin fund problemeve dhe mungeses se cilesise ne Arsimin e Larte dhe Universitetet Shqiptare. Por fakti qe ne te gjithe rreshtat, zgjidhjet qe ofrohen nisen me se shumti nga pervoje personale empirike, nuk le shume vend per optimizem.

    4. Po e mbyll gjithe komentin tim te gjate me nje pohim te rendesishem: Nese duam te ndryshojme dicka, nuk mjafton vetem te levizurit nga pika A ne piken B! Ajo qe nevojitet per nje ndryhsim real, reformin cilesor, te vertete, nuk eshte thjesht te levizurit nga pika A ne piken B por levizja ne piken e DUHUR! Mund te levizesh nga pika A ne piken B, por pika B, mund te mos jete destinacioni korrekt, por destinacioni i gabuar! Vete kjo levizje, persa kohe qe con ne drejtim te gabuar, nuk ka vlere! Ndaj, nuk mjafton thjesht ndryshimi, por duhet ndryshim ne drejtimin korrekt! Ajo qe ka ndodhur me arsimin e larte dhe universitetet shqiptare eshte pikerisht ndryshimi “fallco”, ndryshimi ne drejtimin e gabuar, jo ne drejtimin korrekt. Shembulli me i fuqqishem ilustrues jane Ligjet e Arsimit te Larte, dhe konceptimi qe ne i kemi bere ne Shqiperi rolit te shtetit dhe qeverise ne zhvillimine Arsimit te Larte dhe Universiteteve Shqiptare! “Zgjidhjet” e premtuara nga partite dhe qeverite e krijuara prej tyre gjate ketyre 30 viteve te fundit kane qene pseudo–zgjidhje, kane qene levizje ne drejtimin e gabuar, jo ne drejtimin korrekt! Ndaj dhe arsimi i larte dhe unievrsitetet shqiptare vazhdojne te shfaqin te njejtat probleme pavaresisht ngjyres se qeverise se dites. Ne shumicen e rreshtave te Z. Prifti, “zgjidhjet” e ofruara nuk jane zgjidhje ne drejtimin e duhur pikerisht se ato burojne nga dhe i mbyt fuqishem mentaliteti etatist, mentaliteti i te prituriot te zgjidhjeve vetem nga nderhyrja e fuqishme e qeverise. Dhe nese dikush me pyet, po ku mund ti gjejme “zgjidhjet e duhura”, apo nga ta marrim vesh se zgjidhjet qe jepen jane te duhurat, ju sugjeroj te lexojne edhe njehere nga fillimi pikat 1 dhe 2 te ketij komenti! Ndjekja e cdo rruge tjeter, do te ishte thjesht verdallosje dhe vendqendrim ne te njejtin vend!!!

    1. J.Boci says:

      Si ka mundesi te shkruani kaq shume, duke thene kaq pak?!

  2. Xha suloja says:

    E para artikulli eshte kryekeput tendencioz dhe pa asnje lloj llogjike akademike.Per fat te keq shume nga keta zoterinj qe japin receta se si mund te riformohen universitetet publike apo private harrojne qe shkaku i kesaj situate jane ata vete.Kur keta zoterinj gjate ketyre 30 vjeteve jepnin tituj shkencore atyre qe ju benin qoka partiake apo duke paguar leke ishte gje e mire, tashme qe ka me shume njerez me tituj prof dr sesa student na u be problem.Te gjithe dalin ne tv dhe japin mendime dhe harrojne se jane akademike fals dhe titulli qe kane tashme vlen sa letra qe mbeshtjell peshkun .Kur dikush vjen nga jashte dhe ben proceduren per njohjen e titujve qe ka marre ne universitete prestigjoze ne perendim duhet te lere leshte per te marre nje flete qe shteti halabak shqiptar i njef titujt akademik.Te vjen per te vjelle kur ne tv gazeta apo gjetke sheh njerez qe shpalosin tituj e ture doktorrrr prrofesorrrr qe aq shume jane bere bajat sa neve qe i kemi marre me mund ne universitete 1300 vjecare na vjen turp ti ekspozojme se na duket sikur barazohemi me halabaket me tituj akademike.Keshtu qe te nderuar Zoterinj halabake me tituj akademike prof,Dr , apo phd ju lutem mos jepni receta sepse nuk vlejne 2 grosh ne boten akademike reale .Dhe sa per dijeni berja e nje doktorate ne angli apo ndonje vend te ngjashem pasi ke mbaruar te privati me 3 mije euro apo te shteti me miq e leke nuk ju ben njesoj me ata qe kane studiuar me mund e me djerse te ndjekur nga profesore qe sot drejtojne Europen dhe istitucione prestigjoze boterore .Keshtu qe ju lutem mos u hapni ne tv e gazeta se jashte albabistanit nuk ju pjerdh njeri .

  3. pirro says:

    I nderuar xha Sulo, duhet te jesh i profesionit qe te kuptosh se cfare shkruhet ne artikull, keshtu me mire ejaa te te qeras me nje dopio tek Amazona dhe e leme me kaq

    1. Xha suloja says:

      I Nderuar Pirro, per fat te keq jam i profesionit dhe prandaj e perseris per fat te keq.Kemi bere trainime ne ministrine e arsimit dhe ne universitete te ndryshme shteterore bashke me kolege te organizmave europiane per te ngritur nivelin e dijeve dhe te kerkimit shkencor .Por pervec disa rasteve sporadike te rralla ku kemi pare njerez te pergatitur dhe ato numerohen me gishtat e nje dore , pjesa derrmuese e drejtuesve dhe pedagogeve kane qene ne nivele skandaloze qe as ne tetevjcare nuk justifikohen.Per fat te mire sot ne organizma kerkimore dhe shkencore me fame boterore punojne dhe drejtojne shume vajza dhe djem shqiptare qe marrin cmime prestigjoze per kontributet e tyre .Ne ndryshim me aty ata nuk dalin ti bien gjoksit me dore duke tundur titujt e e tyre dhe meritat qe kane por rrine anonim duke punuar akoma me shume .Mjaftoi pandemia per te nxjerre ne pah se sa njerez te afte ka shqiperia neper bote qe jane shkencetar te vertete dhe jo sharlatane.Pra sic e shihni profesionistet e vertete rrine atje ku i vleresojne, jo atje ku pihet nje dopio te klubi perballe universitetit dhe diskutohet per reformat e arsimit te lart.Besoj se kaq mjafton per tju treguar se kush shkruan ketu e njeh mire fushen per te cilen flet artikulli dhe kush dhe cfare ka bere ai qe e shkruan artikullin.Rrofsh per dopion, jepjani kolegeve tuaj.Gjithe te mirat

  4. pirro says:

    I nderuar Edmond Cata, e vleresoj komentin tuaj pjeserisht. Por idea ime per te cilen shkrovs artikullin ishte tjeter gje nga ajo qe me kritikon sepse un po jap nje mundesi zgjedhjeje per profesoratin e moshes se trete dhe kjo mundesi perputhet me zgjidhjet qe ka dhene SHBA.
    Ju mesa duket nuk e keni lexuar deri ne fund shkrimin.
    Sa per pjesen tjeter jeni jashte kontekstit megjithse disa elemente qendrojne si p.sh ndryshimi i ligjit, megjithse une e kam permendur si ligji ka ndryshuar 7 here per 30 vjet.

    1. cuf dabjoni says:

      dr Pirro !!
      deri ne 1997 nuk i nxorri njeri ne pension profesorat dhe pergjithesisht mesimdhenesit qe i duheshin katedrave edhe pse ishin mbi moshen e pensionit… madje Ligji thoshte q ne ate mosh i lind e drejta per te dal ne pension… nuk behej fjale per dalje tw detyrueshme..

  5. pirro says:

    Z. Boci , nuk thone kot, celulari pengon njerezit te lexojne libra dhe gazeta. Aty eshte shkruar aq sa duhet.
    Dhelpra qe nuk e kapte dot rrushin, tha se ishte i papjekur.

    1. J.Boci says:

      Z.Pirro,
      Tani edhe librat e gazetat jane online – pra lexohen edhe ne cellular.
      Megjithate, sa per sqarim, komenti im ishte nje pergjigje per postimin e z.Cata
      Pershendetje,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje