Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, iniciatore në organizimin e këtij eventi tha se “në fakt u ndodha aty papritur dhe pashë që arti i vërtetë qëndronte pikërisht në ato kalldrëmet e Korçës”.
Por është miku ynë i madh Niko, vijoi ajo, i cili bëri të mundur idenë time për të krijuar një festival shumëdimencional, në qytetin e tij të lindjes.
“Jam e lumtur që jam pjesë e Korçës. Jam e lumtur që jam pjesë e aktiviteteve që pa Nikon nuk do t’i kishim bërë kurrë ndaj gjej rastin ta falënderoj”, u shpreh Mula.
“Të kesh pasionin dhe të mos të humbi asnjëherë gjithë kjo dashuri për qytetin tënd të lindjes, për ta parë Korçën akoma edhe më të bukur, me miq të vërtetë dhe me ato që e duan artin dhe e gjejnë pikërisht në qytetin tënd të lindjes, që tani u bë edhe qyteti im”, tha ajo.
Bravo, emri Mik Festival shume i bukur