Grida Duma rrëfehet: Ja çfarë më bënë në Kavajë

6 Maj 2021, 22:04Politika TEMA

Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cilëson ngjarjen e ndodhur në Kavajë si ngjarje plotësisht politike. Znj. Duma tha se kjo përcaktohej nga rrethanat pasi plagosja ndodhi brenda zyrës së shtabit elektoral.

Ajo deklaroi gjatë intervistës në “Ilva Now” se në ngjarje u përfshinë dy punonjës të policisë bashkiake dhe Policia e Shtetit ka tentuar ta manipulojë ngjarjen. Madje tha se i dyshuari akuzohet për armëmbajtje pa leje.

“Po ta them me shumë sinqeritet, nëse Bledit (të plagosurit) do t’i kishte ndodhur gjë me jetën, unë nuk e di se si mund të vazhdoheshin zgjedhjet. Është e vështirë shumë të humbësh një anëtar të partisë, sekretar apo një djalë të mirë. Kjo është një ngjarje shumë e keqe.

Kam shumë për të thënë për forcat e policisë. Unë isha aty në rastin e plagosjes. Sa më thanë nuk e besova dhe thash mos po e ekzagjerojnë. Shkova direkt, as 6 minuta nuk jam vonuar dhe shikoj policinë që po e rrethonte”, u shpreh znj. Duma.

“E gjithë policia ishte e ngrirë pasi në ngjarje kishin marrë pjesë Drejtori i Policisë Bashkiake me një polic tjerë bashkë me një biznesmen që rrinte me kryetarin e bashkisë. Ata nuk dinin si të vepronin, ishin të pavendosur dhe të paqartë. Dy policët janë me arrest shtëpie.

Pas një ore që unë vazhdoja të qëndroja aty, në moment të fundit deshën të hiqnin edhe kordonin e policisë për të mos e quajtur skenë krimi. E di ti që ai djali që plagosi është dënuar për armëmbajtje pa leje. Më thuaj çfarë të themi. Ai ka plagosur një njëri edhe ai është kapur për armëmbajtje pa leje.

Nëse policia është në këtë gjendje dhe organet e drejtësisë janë në këtë gjendje ne duhet të vëmë alarmin”, deklaroi kandidatja e PD-së.

7 komente në “Grida Duma rrëfehet: Ja çfarë më bënë në Kavajë”

  1. Bardha says:

    Ne Kavaje i hoqen breket kesaj

  2. Peqinsi says:

    Por zgjedhjet ishin te lira dhe te ndershme.Hahahahaha!Na rezuat leshin me keto shaka.

  3. Moj pshurrece vazhdo me ıntrıga Se sı femer qe je shko ne Prokurorı dhe paraqıt provat tuaja qe ke mbetur duke ımagjınu cdodıte probleme tjera Por mendoju mıre se hesapıı shtepıse nukka me te dale ne pazare ku humbjen tende e ke te garantuat,Problemı ı plagosjes se djalınne Kavaje eshte sqaruar nje here tı e do per te dyten

  4. Genjeshtare - Po shemtohesh! says:

    Kjo qenka bere si nje rrembythje. Jak, sa e shemtuar! EShte prishur ne fytyre sepse i eshte prishur edhe shpirti i saj amoral dhe keqesia ne brendesi. Genjeshtare!

  5. Muhameti says:

    O Grida , e di sa vota i keni humbur PD me qendrimin dhe deklaratat e nxituara te tuajat, te I. Metes dhe L.Bashes per ngjarjen e Kavajes. E politizuat aq shume dhe kur doli e verteta ishte nje bllof dhe bumerang per ju.

  6. Agron says:

    Me tmerruat o tema..se duke njoh kavajen thashe se e zhbllokuan nga mbrapa.

  7. specialisti says:

    Znj.Duma
    Ju dolet te henen ne mengjes dhe thate ” fituam. Votat jane ne kuti”
    Pastaj thate qe u vodhen.
    Si u vodhen ne kuti ?
    Me kembe ne toke zonja Dume. Te jeni me e besueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje