Sondazhi i organizatorit të konferencës në Firenze: Shqipëria vendi i radhës që duhet të anëtarësohet në BE, Serbia e fundit me 0 %

6 Maj 2021, 19:10Politika TEMA

Ditën e sotme në Firence të Italisë është zhvilluar konferenca vjetore “State of the Union”, e organizuar nga Instituti i Universitetit Evropian.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister.

Temë e konferencës ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por edhe vështirësitë e sfidat, që po e mbajnë ende në ngërç këtë proces.

Sakaq, Instituti i Universitetit Europian, e cila ishte dhe organizatorja e konferencës, kishte bërë një sondazh, në lidhje se cila nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhej të anëtarësohej së shpejti në BE.

54% e të pjesëmarrësve në sondazh, kanë votuar që Shqipëria duhet të jetë shteti i radhës që përfshihet në BE, më pas vjen Maqedonia e Veriut me 23% dhe Serbia me 0%.

 

 

1 komente në “Sondazhi i organizatorit të konferencës në Firenze: Shqipëria vendi i radhës që duhet të anëtarësohet në BE, Serbia e fundit me 0 %”

  1. Shume Realist ….
    BE -ja duhet t’i referohet Vlerave te Kombeve ne radhe te pare pastaj edhe arritjeve
    e zhvillimit si Shtet e padyshim Sigurine qe vendet e Ballkanit afrojne .
    Shqiperia ka Historine si Komb nga me te Ndriturit ne Ballkan me Gjergjin e Kastrioteve ,
    duke bere ate qe nuk e kishte ber asnji Komb ne Bote deri ne ate kohe por jo vetem kaq .
    Ka shume Shqiptare te Nderuar ne Skenen Europiane qe kan dhene kontributin e tyre ne Europe
    ne fusha te ndryshme te jetes si Aleksander Moisiu nji nder Artistet me te mire ne Bote e me famozi ne skenat Europiane
    por edhe Karl Gega ,inxhinjeri i Hekurudhave qe ishte me famozi perseri ne Bote ne profesionin e tij
    etj etj Artsite qe sot debutojne ne skenat me te shquara te Europes e Botes si Artiste e Kengetare me fame Boterore .
    Pra Shqiperia eshte nji nder Kombet qe i ka dhene e kontribuar aq sa ka mundur dhe e kan lejuar , Europes Kultures Europiane
    e asaj Boterore me Talentet e sja te spikatura ,sepse si Shtet nuk ka lejonin (sec kishin nji inat te vjeter me ne ) per kte na Coptuan
    dhe me pas izoluan dhe sabotuan si sot ,
    port ndryshe nga shtet qe na rrethojne ne cdo dfrejtim ne kemi afruar Europes e Botes me shume se Serbia ne cdo fushe ,
    nderkohe qe Maqedonia nuk mund te llogaritet fare , sepse nuk ka qen kurre nji Komb ,por nji shtet artificiale ,per humor te Europes .
    Pra ne , si shqiptare afrojne me shume Vlera per Kontinentin e Vjeter se shume Kombe te tjera te LIndjes qe sot jane pjes e BE-se
    madje edhe me shume se Greqia qe me Fallsitetin e saj jovetem Financiare por edhe ate Historike eshte sot pjes e BE-se .
    Rrespekt qe na vleresoni ,shqiptari eshte nji europian edhe pse dikush mundohet te na pikturoje ndryshe ne BE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje