Nga Aranit Muraçi
Pasi siguroi mandatin e tretë, ‘me Opozitë do të nënkuptohet vetëm Partia Demokratike’, tha kryeministri, Edi Rama. Me kundërshtar politik ka kohë që nga PD-ja nënkuptohet vetëm Partia Socialiste. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, dy partitë e mëdha duket se e realizuan objektivin e tyre, duke asgjësuar thuajse plotësisht partitë e vogla.
Mbetet për t’u parë, a do të qeverisin ato më tej të ndara apo do të bashkohen, siç edhe mbetet në fuqi oferta zyrtare e kryeministrit Rama, disa muaj para se të ndahen postet në Shtator.
Interesante është oferta e Ramës, për bashkëpunim, duke e quajtur atë “pa asnjë kufi”, pra e thënë ndryshe, ‘kërko çfarë të duash!’
PD-ja jo rastësisht bëri shumë kujdes duke mbajtur gjatë gjithë fushatës distancë me LSI-në, madje po tregon të njëjtin “kujdes” duke heshtur aktualisht rreth nismës së mazhorancës për shkarkimin e Presidentit.
Përveç postit të presidentit, me siguri edhe atë të kreut të Kuvendit, përveç mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vjeshtë, çfarë “dhuratash” të tjera është gati të bëjë Rama, për të mundësuar bashkëpunimin “pa kufi” të rivalit historik, me qëllim për të zbutur klimën politike, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.
Si fakt, kujtojmë se tre kryebashkiakë (Shkodër, Durrës dhe Rrogozhinë) ushtrojnë sot detyrën, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Askush nuk flet dhe as shqetësohet!
Deri në shtator, Lulzim Basha, do të konfirmohet në drejtimin e Partisë Demokratike. Shqipëria mbase çel negociatat deri në qershor. Pushimet janë të gjata dhe do të ketë kohë të mjaftueshme gjatë dy muajve të fundit të verës, pasi palët të jenë qetësuar nga kjo periudhë e gjatë dhe stresuese pandemie, për të arritur ‘marrëveshjen pa kufi’ PS-PD.
Për ta bindur, kryetarit të PD-së i është thënë: Eja dhe qeveris me ne më mirë, sepse, ndryshe vetëm nuk do të qeverisësh dot kurrë! Siç e sheh, ke hasur dhe po has vështirësi për të drejtuar PD-në! Mendo pak sikur të drejtosh i vetëm Shqipërinë!
Nëse beson se do t’ia dalësh një ditë; ne edhe në opozitë kemi treguar se dimë ta mbajmë pushtetin fort, por prapë, edhe në këtë rast nevojën tonë do të kesh për të realizuar reforma të rëndësishme, apo për të arritur atë që kërkon!
E do marrëveshjen me garanci ndërkombëtare! Hiq dorë, nëse nuk ke hequr deri tani nga kritikat për Reformën në Drejtësi, dhe je i mirëpritur prej tyre!
Prandaj bjeri shkurt dhe pranoje ofertën! Përpjekjet e kota janë humbje kohe. Propozo gjithçka, çfarë do; për momentin vetëm posti i kryeministrit është i zënë!
Nëse Basha do të refuzojë bashkëpunimin, Rama me shumë mundësi, do të faktorizojë zërat kundër tij, brenda PD-së dhe opozitës.
Shihemi për publikun me surpriza në shtator!
Deri diku, edhe ke të drejtë….. por, jo deri në ato thellësi ku ke përmendur i nderuar artikullshkronjës, mbasi nuk më ka pyetur mue, e kështu, jem un qi vendos, e jo ai buzëqumështi Lulzim.
me idiotja eshte aty se ca funderina e mbajne per Politikane
kte funderine qe sla skandal e te keqe pa i sjell shqiperise !
Formule sorrosiane! D.m.th antishqiptare!!!…
More Z. Aranit po atehere perse i bejme zgjedhjet vetem kush do te behet K/Minister ?????
E kam thënë dhe po e Përsëris se: Sali Milosheviç Janullatos Bollanos Berisha Nuk e Heq Lulzim Bashën sikur dhe 10 Palë Zgjedhje t’ë tjera të Humbasë. Është i Vetmi nga të Gjithë Anëtarët ë PD-së që mund t’i Mbrojë Fëmijët e Berishës (nga ç’do mundësi Hakmarrëse!?). Pra Rënia në Moshë e SALI BANDITIT kërkon të Sigurojë Fëmijët pas Vdekjes. Dhe këtë Dëshirë Përveç Lulzim Bashës Nuk ja Premton Kush. Duke Shpresuar tek Një Fitore e PD-së Basha mund t’u japi poste e deri Ambasadorë.
Asgjë tjetër nuk ka ndaj Tyre. Pra Basha i Shpërblen t’ë Mirat që i ka bërë BANDITI Berishë!
Po mirë, Rama sikur thotë se Luli është gjumash. Si mund të kërkojë ç’të dojë një gjymash? Ore ky Araniti kush dreqin është? Ta provojë Basha të bëjë ndonjë nashkëpunim me Ramën dhe e shohim se ç’ndodh më Shqipëri. Shihe kur ta marrin zvarrë nga selia dhe ta hedhin në kosh! Më kë kujtoni se talleni ju karagjoza të paguar? Mund talleni me komunista idiotë por jo me njerëz të lirë. Nuk tallet dot Basha kësaj radhe me votën dhe gjakun e shqiptarëve. Mos luani me zjarrin!
Ti me gjithe mend qe te futke friken … sidomos para se te pishe kokrrat …
AMANE MORE KRYEMINISTER ,NA JE BERE SI AI MIKU QE BENTE NDERE ME K…T E XHAXHAIT .PO SI ESHTE E MUNDUR ,SAPO MERE PUSHTETIN FILLONE E KERKON ILIR METEN PRESIDENT,PASTAJE LULUSHKEN ZEVENDESIN TENDE ,PO AI POPULL PSE E LARGOI TE KEQEN ME VOTE ?APO SEPSE AI E VUAJTI NE KURRIZE .NDERSA JU QE LODHENI KAQE SHUME ,DHE QE MENDONI VETEM PER POPULLIN I BENE THIRRJE PER BASHKEQEVERISJE.SA ME SHUME TA FRYSHE QEVERINE ME ZV/MINISTRA ,APO PORTA BORSE DEPUTETESH ,AQE ME SHUME POPULLI DO TE PAGUAJ TAKSA.APO I PAGUAN ME PUNE TE ZEZE PA DERDHUR ASNJE TAKSE PERSONAT PUBLIKE,GJE QE NUKE NDODHE . APO KE FRIKE SE OPOZITA NUKE HYNE NE PARLAMENTE.FUNDJA NE PARLAMENTE ATA DUHET TE KISHIN IKUR ME KOHE,SEPSE VETEM TRAZIRA SJELLIN.UNE SHPRESOJE QE KETA NJERZE TE RRIJNE GJITHMONE NE OPOZITE ,SEPSE NUKE KANE VIZION,DHE JANE RRUGACER ME TE KEQINJE QE MUNDE TE GJESHE NE ATE VENDE.SI NGA GJUHA ,ASHTU EDHE NGA VEPRIMET QE BEJNE NE SALLEN E PERLAMENTIT.Te fala Sanderit.
rexha 10, ke shkruar me permbajtje te sakte, duke konkluduar drejte per veprimet e Rames dhe “opozites” se Tij . Ai eshte duke tallur menderen , me bashkesine e votuesve qe mendojne se Berisha dhe banda e Tij rrugace nuk duhet te zaptojne kurre me kolltuket e Pushtetit, dhe mendoj se kjo bashkesi e votuesve ka perbere shumicen e votuesve per nr. 12.
Kjo sjellje eshte vec shuplaka e rradhes qe Edi Rama po u jep shumices se votuesve te vet .
Epo te reabilitosh, apo te mbyllesh syte perballe fakteve qe permbledhtas paraqiti emisioni i Top Channel per Lul Bashen dhe pesonat me te afert me Te, ( fakte qe meritojne te jene objekt i nje hetimi zyrtar te SPAK per te pastruar nje nga ndotesit kryesor te Shtetit dhe Kombit Shqiptar), kjo perben nje veper penale te permasave te jashtezakonshme qe demton rende shoqerine . Qendrimet e Edi Rames meritojne nje vemendje te vecante dhe duhet te kundershtohen , per momentin prej Partise Socialiste dhe Grupit te Deputeteve te Saj , duke respektuar jo vetem votuesit e tyre por mbi te gjitha MORALIN e Paster Kombetar qe ata e dine shume mire se ne c’derexhe eshte katandisur e ndotur keto 30 vitet e fundit.
Drejtesia e rinovuar ka nevoje per mbeshtetje politike , te cilen Edi Rama nuk po e ben, duke kundershtuar veteveten kur propogandon rolin e madh te Reformes ne Drejtesi. Aleancat dhe Kompromiset qe Ai ka bere me Ilir Meten, Sali Berishen dhe Lul Bashen, me Froket & co, i kane sherbyer rrembimit dhe Konsolidimit te Karriges se Kryeministrit, por njekohesisht ka ndotur ne themelet Moralin e Shoqerise dhe te Shtetit te shqiptareve. Por njekohesisht pengon Drejtesine te kryej detyren e Vet.
Ne parim jam kunder nje qeverie te perbashket PD – PS.
Por kesaj radhe Rama ka te drejte;
– Qe te qeverisesh, duhet te sigurosh jo vetem 71 vende ne parlament, por moralisht edhe voten popullore mbi 50 % ne shkalle vendi.
– Partia Socialiste, voten popullore e ka 48.7 %, fare prane 50%.
-Por Rama e ka lexuar mire rezultatin e zgjedhjeve;
– E para, vota popullore pozite opozite eshte 51 me 49 %
– E dyta, Rama eshte i ndergjegjshem se kjo epersi e vogel eshte siguruar si rrjedhoje e strategjise se tij;
1-Duke kandiduar per deputet kandidat nga komuniteti cam, duke ulur ne maksimum votat e cameve ne favor te PD.
2- Shkaterroi LSI-ne.
3-Ne rast se jane blere dhe vota, rezultati i zgjedhjeve mund te ishte ndryshe.
Ai qe i fitoi keto zgjedhje ishte Edi Rama dhe jo Partia Socialiste.
Cdo kryeminister tjeter socialist, do ti kishte humbur zgjedhjet dhe nuk merrte me shume se 60 deputet.
Jam i bindur se oferta e Rames kesaj radhe eshte e sinqerte.
Presidentin, zgjedhjet lokale dhe akses më të madh në komisionet parlamentare për opozitën është lëshim i madh, por i pranueshëm. Por, nëse i jep edhe kryetarin e kuvendit, atëherë është njësoj sikur t’i ketë fituar PD zgjedhjet dhe të ketë mbajtur Ramën kryeministër.
Botkuptimi i shtrembër i ardhjes në pushtet të PD-së te Sali Berishës ,Lulëzim Bashës dhe LSI -e Ilir Metës,Monika Kryemadhit e kan quar popullin në përgjakje të zgjedhjeve dhe mos pranim të fituesit disa herë në përleshje vlla me vlla ,duke nxitur e kundravënë popullin në dy grupe të mëdha kundër njëri- tjetrit .Në zgjedhjet e v.1996 përgjaku me forcat e SHIKUT opozitën duke vazhduar me ngjarjet e 1997-98 ku vodhi e dogji rrënoi vendin .Hapi zjarr kundër jugut shqiprisë ,përgjaku vendin KREU grushtin e shtetit v. 98 me arkivol në krahë të Azem Hajdarit e përdori si TOPUZ duke goditur derën e kryeministrisë ,sulmoi me tanke dhe mori RTV-SH ,falë ndërhyrjes ndërkombëtarve që nuk njohën Sali Berishën ,u neutralizua banda e PD-së.
Këto zgjedhje ishin më të mirat në histori të pluralizmit ,por këta nuk e kan hallin te vjedhja e votës ,por te mbrojtja e familjes Mafoioze e Sali Berishës dhe Ilir Metës.dhe pasurisë tyre.Kontestimi i zgjedhjeve të 25 prillit të tanishme është shprehje e dobësisë dhe pengesë për të ecë përpara shqipria.Prandaj shqiptarët nuk besojnë më në PD dhe LSI ,dhe kjo është e kuptueshme nga vrasja e fundit në Elbasan .
Karakteri i PD-së dhe LSI -së detyrat që ajo ka për të kryer ,jan diametralisht në kundërshtim me demokracin dhe zgjedhjet e ndershme ,sepse ato kërkojnë votën e popullit me dhunë,dhe kur përdor dhunën këta jan vetëasgjesuar si lider.Edhe 100 herë të kthehemi ,përsëri këto do humbin votimet ,për shkak të botkuptimit të shtrembërt të tyre të tipit fashist..