Gjermania e Sllovakia kundër “ndarjes” së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e BE-së

7 Maj 2021, 21:55Rajoni TEMA

Pasi Komisioneri për Zgjerimin e BE-së sugjeroi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, Gjermania dhe Sllovakia të premten bënë thirrje për t’iu përmbajtur planit të fillimit të bisedimeve të tyre së bashku.

Nga Sinisa Jakov Marusic

Gjermania dhe Sllovakia kanë bërë thirrje që BE-ja t’i përmbahet planit fillestar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që përparojnë drejt anëtarësimit përfundimtar si pjesë e një pakete.

Kjo thirrje erdhi pasi Komisioneri për Zgjerim Olivér Várhelyi sugjeroi që BE-ja të konsideronte fillimin e bisedimeve vetëm me Shqipërinë në qershor, nëse rruga e Maqedonisë së Veriut bllokohet ende nga Bullgaria fqinje për mosmarrëveshjen e tyre rreth historisë dhe identitetit.

“Gjermania mbështet objektivin e Presidencës së BE-së për të mbajtur konferencat e para të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet i kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE-ja duhet të japë gjithashtu. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së, stabilitetin në rajon”, shkroi Ministri i Çështjeve Evropiane të Gjermanisë, Michael Roth, të premten në Twitter.

Ministri i jashtëm sllovak Ivan Korcok shkroi në Twitter: “Politika e besueshme e zgjerimit të BE-së tani ka të bëjë me braktisjen e vetos bullgare në Këshill, i cili duhet të njohë progresin e bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.”

Gjatë vizitës së tij në rajon këtë javë, ku ai vizitoi Shkupin dhe Tiranën, Varhelyi sugjeroi ndarjen e dy vendeve aspirante.

Në një deklaratë për Euroneës të enjten, ai tha: “Nëse përsëri hasim në vështirësi me Maqedoninë e Veriut, që do të thotë se nuk arrijmë ta bindim Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë pyetja është nëse mund të ecim përpara vetëm me Shqipërinë. Dhe ne do të duhet ta shqyrtojmë atë pyetje”, tha ai.

I pyetur nëse zyrtarisht “ndarja” e të dy vendeve ishte një opsion, ai u përgjigj: “Mund të jetë një opsion, po.”

Maqedonia e Veriut shprehu zhgënjim me këtë ide.

“Shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së mbështesin mbajtjen e Konferencave Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, komentoi zv/kryeministri për çështjet evropiane, Nikola Dimitrov.

Ai shtoi se nëse BE-ja do ta mbajë apo jo premtimin e saj për Maqedoninë e Veriut, kjo është “një provë për besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

Fillimisht, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u vendos t’i fillonin bisedimet e anëtarësimit së bashku, por në vitin 2019 Franca dhe Holanda e bllokuan procesin, kryesisht duke vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Shqipërisë dhe duke këmbëngulur në rishikimin e strategjisë së zgjerimit të BE-së përpara se të fillonin bisedimet me ndonjë anëtar të ardhshëm të bllokut.

Pasi kjo përfundoi në shkurt të vitit 2020 dhe Komisioni Evropian publikoi strategjinë e rishikuar, shpresa ishte që bisedimet të fillonin në fund të vitit 2020.

Por, pavarësisht shpresave të mëdha, Këshilli i Ministrave i BE-së nëntorin e kaluar nuk arriti të miratojë një kornizë negociuese për Maqedoninë e Veriut, e cila do të lejonte fillimin e bisedimeve të pranimit, kësaj here duke përmendur kundërshtimet nga Bullgaria, për gjuhën maqedonase, identitetin kombëtar dhe disa figura të kontestuara historike që të dy vendet pretendojnë si të tyret.

Tani Shqipëria duhet të presë që Maqedonia e Veriut të kapërcejë bllokadën e vendosur nga Bullgaria.

Përpara takimeve të ardhshme të BE-së në qershor, megjithatë, ka pak shpresë se Maqedonia e Veriut mund të arrijë ndonjë marrëveshje me Bullgarinë, sidomos pasi zgjedhjet e muajit të kaluar në Bullgari krijuan më shumë pasiguri se cilat parti do të formojnë një qeveri në Sofje.

4 komente në “Gjermania e Sllovakia kundër “ndarjes” së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e BE-së”

  1. Shqipetari-Berlin says:

    Diplomacia Shqipetare ne se kemi duhet te jete Intensive dhe Fleksibiliteti i saj duhet te coj ne Interesin e Shqiperise,duke shtruar Opsjonin e Ndarjes nga Maqe-Veriut….
    Pyetja eshte:Po sikur Bullgaria te Veje VETO per M-Veriut sikur se beri Greqia per 2-Dekada?????????Mos valle duhet te Presin Shqipetaret ,deri sa tu “Ngrihet Bullgareve”????????????????????
    Edhe vete Politika e BE-s NUk duhet te veje Kushte Pelalizuese per vendet Kandidate…..por mua me duket se nuk eshte Kjo..Me duket se BE-ja gjene si PRETEKST Maqedonin per te Lene ne vende numero edhe Shqiperine….GJithcak do te varet nga Politika dhe Diplomacia e Forte Shqipetare…
    nje Pyetje:A kemi Minister te Jashtem??Apo do te Presim sa te Piqen “Fiqet”????????????

  2. Loje fjalesh ne mesh BE Shqıperıse dhe Maqedonıse se Verıur,Pse u dashka nderhyje fatale te nje shtetı sı Bullgarıa te vendose veton per te denuar nje popull te tere sıq eshte aı ı MV, Pse te mos vendoset me shumıce votash Por fıtoka unı ı Bullgarıse Plotesısht e pa drejte Dhe e dyta xhelozıa e MV se te futen te dyja ose asnjera per tu penguarfutja e Shqıperıse,edhe kjo e gabueshme,

  3. ben says:

    Jemi mesuar me keto lodra te Europes. Absurditetet e politikes europiane kane qene, jane e do te jene gjithmone epike.
    Bullgaria ka plotesisht te drejte qe te kundershtoje hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut, pasi nuk gjuhe maqedonase dhe identitet maqedonas. Ky popull i lashte nuk ekzistone me. Te ashtuquajturit maqedone te veriut jane bullgare dhe gjuha e tyre eshte bullgarishte e paster.
    Shperberja e ish Jugosllavise ishte nje proces normal i shkaterrimit te nje shteti te krijuar artificialist, ku pervec problemeve ekonomike, qe cdo shtet mund te kete dhe ka, i shtoheshin dhe ato etnike. Me pseudo shtetet qe Europa ka krijuar ne territorin e ish Jugosllavise, nuk beri gje tjeter vec krijimit te mini-Jugosllavive, ku problemet etnike qe dikur ishin te perqendruara, jane sot te shperndara ne keto shtete te rinj, duke krijuar disa vatra tensioni.
    Duke u kthyer tek mosndarja e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut per fillimin e negociatave, duhet thene se ketu nuk ka asgje te re. Absurditetet e politikes europiane vazhdojne te krijojne kaos ne rrajon. Kjo eshte nje tregues se Europa e bashkuar eshte nje organizim i deshtuar shtetesh, pa nje centralizim te pushteteve, duke vene ne kalandrat greke hapjen e negociatave me vendin tone, packa se kushte pas kushtesh qe na jane vene jane plotesuar me kohe. Mbetet qe politikanet tane te te dy rrymave politike, te mblidhen duke lene menjane antagonizmat anesore dhe te gjejne nje alternative per te ardhmen dhe per te miren e vendit.

  4. xeniSllobos says:

    Mosndarja e Shqiperise nga Maqedonia eshte thjesht nje pengese artificiale qe i vihet Shqiperise. Me siguri qe pas kesaj mbeshtetjeje qendron Franca. C’pune ka shqiperia me problemet historiko/gjuhesore ndermjet Bullgarise & Maqedonise!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje