Halim Kosova: Basha t'i vendosë gishtin kokës se ka disa zgjedhje që i vetmi sebep për humbjet është “na i vodhi”

8 Maj 2021, 19:11Politika TEMA

Mjeku i njohur Halim Kosova, i cili u la jashtë listave të PD-së për zgjedhjet ka rrëfyer takimet me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën para 25 Prillit, ndërsa ka folur edhe për akuzat nga segmente brenda selisë blu pas kritikave të tij të ashpra pak muaj më parë.

Biseda e fundit me Bashën ka qenë para listave, dhe shkova në zyrë dhe i thashë të të bëj një pyetje, ku e kam vendin unë në PD? Këtu ngjit me mua, tha. Po ç’të bëjë aty? E pyeta. Pas datës 25 do ta them, më tha. Po çdo të bëj?

Më tha, do të shkruash kështu relacione dhe gjëra….I thash unë kam ardhur me të thënë që jam me ty, jam me ty, që jam me PD, jam me PD. I thash kam ardhur me të kërkuar leje që të kaloj një cikë nga krahu tjetër ti jap një dorë sistemit shëndetësor? Unë në radhë të parë jam me sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shqiptarët” tha ai te News24.

Por nëse Edi Rama i ofron një post në ekzekutiv a do ta pranonte mjeku? “Në bisedën e fundit që kam pasur më tha e ke derën hapur dhe unë këtë kam kërkuar edhe nga Basha”.

Ish-deputeti demokrat kishte një koment edhe për situatën brenda PD-së pas humbjes dhe kërkesën e Bujar Nishanit që Lulzim Basha duhet të largohet.

“PD duhet ti vendosë gishtin kokës se ka disa zgjedhje që i vetmi sebep është që “na i vodhi”. Basha mendoj se do të reflektojë drejtë, pasi do të jetë të mirë të PD-së dhe vendit. Nga shifrat nuk ka humbur PD, por qindra dhe mijëra qytetarë që shpresonin se diçka do të bëhej për ata.

Nishani? Unë po flas pak më në përgjithësi, që të mos godas direkt. Unë do të mendoja që cdo njeri që del në tavolinë para kamerave dhe thotë do të rregulloj PD-në, minimumi është që të shikojë njëherë veten dhe pastaj të thotë do të rregulloj këtë apo atë” përfundoi ai.

6 komente në “Halim Kosova: Basha t’i vendosë gishtin kokës se ka disa zgjedhje që i vetmi sebep për humbjet është “na i vodhi””

  1. Alfred says:

    Doktor,fshiji medyshjet. Ndiq Hipokratin! Nukvte falet ne kete moshe te keshvte tilla dilema! Ky eshte nje realitet koke-poshte! Duhet te jeni ju ai I cili I jep keshilla nje kungulli te papjekur si Basha….Na zhgenjeve doktor!….Nuk jeni mbushed topi,as ushtar rezerve!…..

    1. qytetar says:

      Mos u merr me Kamarieret or taj Doktor.

  2. qytetar says:

    ….e shpjegueshme….
    …Luli di vetem me vjedh….
    ….aty i rri mendja….
    ….tek vjedhja…
    ….vesi kamarierit…..

  3. ts says:

    Po tallet nje cop analfabet qe u hodh me parashut ne politik ne rolin e nje sherbetori besnik i kthyer ne klloun ! Po tallet pra ,po injoron e luan me intelektin e shqiptareve qe e votojn dhe paturpesia e ktij lakeu ka zen fundin !Po si mor shqiptar ju luajn kta rrugac politik te majmur e turpi nuk esht i ktij ma ,por “aftesia” juaj te pranoni humbjet radhazi ,te pranoni ,deshtimin, te pranoni e pajtoheni me humbjet qe ju presin akoma ! Kta jan pasqyr e juaj , qe nuk shikoni dot deformimin e ju kan hedhur trut e gomarit ,thosh ime me ! Gjeni nje prijes e gjeni rugen e shkarkimit te ktij karaagjozi qe do ju ler perjetesisht ne opozit …..

  4. S- New York says:

    Paftyrsi e Bashes.
    Shikoni kush perfaqeson popullin.
    BABALETe Lulit dhe len jasht parlamentit personalitet si Dr.KOSOVEN.
    E pse mos te humb PD-ja. As ka per te fituar kurr.

  5. Nje mergimtar says:

    Doktor,me gjithe respektin po te them dicka;Basha duhet te largohet,PD-ja duhet te reformohet dhe distancimi duhet te behet nga :
    “Lideri suprem” Berisha.Koha e tyre ka mbaruar.Cdo vonese eshte ne dem te vendit dhe PD-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje