PD mund t’ia dalë sipas modelit të Jugosllavisë

8 Maj 2021, 15:18Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ka një shteg ku mund të dalë ‘e sëmura e tre dekadave’ në Shqipëri; dhe ky është modeli i Jugosllavisë në vitet ’80. Ndryshe këta do të bëhen copë- copë brenda për brenda.

‘Shtegu i daljes’ nuk kalon nëpër faktin se Partia Demokratike e Shqipërisë ka disa lidhje me Serbinë (ish- Jugosllavi), sidomos lidhjet me bizneset kriminale të njerëzve të afërt të Millosheviç dhe më në fund me Damir Fazlliç. Jo! Ka spekulime që bëjnë lidhje mes krijimit të PKSH nga jugosllavët Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha; por këtu nuk ka shumë paralele. PD-së i duhet të dalë tani nga situata aktuale, dhe kjo mund të bëhet vetëm sipas modelit ‘Jugosllavi- 1980’. Në momentin kur hierarku Tito i Jugosllavisë shkoi nga jeta, Jugosllavia e përçarë në gjashtë republika, bëri jo më ‘një lider’ por një presidencë me gjashtë anëtarë në rotacion.

Edhe Partia Demokratike e ka përdorur këtë formulë, qysh në themelimin e saj. Në dhjetor 1990, PD ngriti ‘Komisionin Nismëtar’, jo Kryesi, as Komitet, as Lider…, por udhëheqje kolektive, kishte frikë nga lufta brenda llojit. Ja, është e njëjta zgjedhje sot: PD nuk mund të ketë më një lider të vetëm. Sa të zgjatë- të zgjatë, por kjo arrihet vetëm me një ‘Presidencë kolektive në rotacion’. Lulzim Basha as mund të qeverisë PD-në, as mund të largohet. Atëherë ‘kullës’ i afrohen disa ngrehina mbajtëse duke shtuar volumin e ‘komisionit të përbashkët’, sa për të zgjatur jetën.

Edhe pse ‘Tito’ i PD sot është mes atyre që hanë njëri- tjetrin, nuk ka më asnjë forcë, përveçse të mbajë Bashën.

Pse nuk mund të udhëheqë Njëshi në PD?

Sepse, më së pari, Njëshi është konsumuar.

Qysh në momentin kur Dr. Berisha hipi në krye të PD, kurrë nuk u ul prej fronit. Edhe kur në krye emëroi ‘kryetarë’ si Selami apo Shehu, këta i përdori si aksesorë të tij; njësoj si në Jugosllavinë post-Tito. Edhe sot Dr. Berisha, në fakt është në krye të PD; por tani nuk funksionon dot më si dikur. Aq më keq nëse hetimet e SPAK mbi Gërdecin etj., do ta afektojnë.

Sepse, së dyti, Njëshi në PD nuk është ‘Njësh’.

Lulzim Basha ka mbërritur në atë post, pikërisht me meritën se nuk është ‘Njësh’. Nuk ishte Njësh as në Holandë ku ‘studioi’ me gruan dhe kuantin, as në Kosovë ku shërbeu në UNMIK nën lidershipin e bijës së Doktorit, as në Rrugën e  Kombit ku ky vepronte por përfitimet i shkonin ‘Titos’…, nuk ishte Njësh as në vrasjet e 21 Janarit, edhe këtu ishte Dysh. Nëse edhe Basha do të ftohet nga SPAK, atëherë mund të zbulohen të gjitha.

Sepse as në personalitetin e tij, kryetari Lul Basha nuk është Njësh.

Kurrë nuk ka mbajtur përgjegjësi mbi vete. Çdo mbrëmje jep llogari te kunati dhe familja e gruas cilat ishin përfitimet e ditës. ‘Kulla’ e shembur në Vlorë ishte e vjehrrit, por ky e mbajti në kurriz, si i Dytë; edhe vilat në Tiranë e Lalës i ka ‘të dikujt’, ky nuk është i pari. As listat e deputetëve të PD nuk i bën vetë, por i merr përsipër si i Dytë. Edhe humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 prillit do që ta ndajë me dikë tjetër; dhe ‘dikushi tjetër’ mund të fantazohet.

Sepse as dikush tjetër që mund të zgjidhet në krye të PD.

Askush nuk mund të qeverisë i vetëm në Partinë e Dhjetorit- që ishte muaji i fundit i vitit. Këta ia dinë mëkatet njëri tjetrit, që nga korrupsioni gjigand e deri te krimi tjetër: vrasja, zhdukja, lufta, komplotet. Kjo i bën që askush të mos guxojë të jetë i Pari.

Atëherë duhet kthyer te ‘udhëheqja kolektive’, si në epokën para- politike. Ndryshe PD-së nuk i ka mbetur shteg ku të dalë.

13 komente në “PD mund t’ia dalë sipas modelit të Jugosllavisë”

  1. Diten e mire says:

    Nuk ka shqptar (nese eshte) me te ndyre as ne troje as ne diaspore.

  2. Lalzi says:

    Frrok bene mire qe shkruan,sepse masa trushplar e pd akoma jan ne delir me hu ne bythe,ata kujtojne se pushteti meret me inat dhe force, keshtu i ka mesuar krimineli Sali Berisha,edhe ne 2005 me detashmentin e forces erdhi ne pushtet pd.Eksperimenti i 2005 pati sukses me nje Fatos Nano te lodhur, dhe nje Ilir Met percares, sot ka perpara nje (“hunde lesh”)Edi Ram te paepur,qe po e con Shqiperine perpara.

  3. ilir says:

    Nje ish masovik i Zerit te popullit 30 vjet pas renies se komunizmit dhe nje komb qe “kulturohet” me telenovela turke…kaq mjafton te japesh nje pasqyre te vendit tim.

    1. gjergji says:

      Ilir :Frroku ishte kryeradaktori i “Rilindjes Demokratike”.Zeri i popullit e denoj te shkoj puntor ne Kurbnesh.Ky eshte Frrok trimi dhe i gazetar i afte.

  4. Atdhetari says:

    Analize e sakte Frrok, por kujt i thua.. Ata nuk ringrihen me rrugen e gabuar qe nisen ne fillimet e demokracise dhe per kohen pranoheshin…Sot nuk ecet ne ate rruge, por njeshi i tyre nuk njeh tjeter…..

  5. Pushtet Vertikal says:

    PDja e ka nje NJESH, quhet Edvin Rama.
    Absolutizmit te pushtetit te tij i duhet te legjitimohet si demokratik dhe mbahet edhe me kemben e opozites formale. Te gjithe jane dakort nga Amerika tek BE, sepse per ta do te thote stabilitet dhe permbyllje reformash te financuara nga xhepi i tyre, por mbi te gjitha asgjesim i kultures hajvane tribalo-berishiste, permes poshterimit. Berisha dhe Basha jane kontrofigura pa asnje peshe politike, qe per te egzistuar kane pranuar rrolin e imponuar si kukulla opozitare poshte tavolines se Rames. Lavirlleku, prostituimi dhe rrenimi politik i tyre, i ka kthyer ne dy pengje te Edvin Rames. Egzistojne sepse nuk i le Edvini te zgjedhin, qofte edhe largimin. Edvini ju jep pushtetin mediatik edhe pse jane te rrenuar politikisht dhe ja heq cdo kundershtari te tyre. Edvini i ruan nga SPAKu. Edvini ju garanton pasurine marramendese. Edvini i ruan nga gjaksit. Edvini ju hap rubinetat e oligarkeve dhe shtetit.
    Me B&B eshte neutralizuar plotesisht forca destabilizuese e opozites, oreksi i saj per pushtet dhe eshte shmangur perkohesisht shkerrmoqja e pashmangshme. Kjo ka krijuar pas 30 vjetesh nje pushtetet te qendrueshem vertikal qe i intereson Perendimit. Siper Amerika dhe BE, poshte Rama qe ben ate qe duan ata me ane te pushtetit te tij absolut dhe poshte tavolines se Rames B&B qe i bejne te vetmen gje per te cilen sistemi i mban gjalle edhe si kufoma politike, gojore Pashait te Surrelit.

  6. shqip says:

    Frrok penën e ke talentin tënd. Edhe termat janë të goditura, si në planin artistik, ashtu edhe në atë gazetaresk. Personalisht kam qenë, jam, dhe do i mbetem idesë se ; PD është një pjellë e lindur keq. Ka trashëguar probleme që në fëmijëri, e tani që është bere bur(r)ë vuan pasojat. Pasoja që i vuan edhe familja, ( pederet), edhe shqiptarët. Nuk ka model që e sjell në normalitet PD, ashtu sikurse edhe LSI. Dikush mund të ironizojnë : epo mirë, të mbajmë vetëm ripjelljen, (PS). Nuk është ashtu, nuk mund ti shmangesh dialektikes, fiziologjise. PS lindi nga një trung gjenetik. Trashëgoi po atë masë qelizash e indesh në trupin e saj. Ndërsa PD lindi si hibrid, që rezultoi më vonë se nuk qëlloi variant i suksesshëm. Në të u mblodhën : komuniste ( me tesera, pa ide). Ballistë, zogiste, të dënuar, të shpronësuar. Spiunë, sigurimsa , rrugaçë të rëndomtë, dhe rrugaçë zyrash. Gjyqtarë që vetëm drejtësi nuk kanë bëre kurrë. Profesionistë pa integritet, ( doktorë, profesorë, etj). Pse u mblodhën të gjithë këta tek PD? Vërtet kaq naive të jetë shprehja ” shtëpia e lirisë” ? Jo ! Njerëzit grupohen sipas parimeve dhe karaktereve. Të gjithë këta këtu më lartë kishin një gjë të përbashkët. Zhvatjen. Mos ndëshkimin . Nga do ta rritulloni, kurrë nuk do arrini në një solucion ideal. Nuk ka dhe nuk ka për të patur një kthesë në PD. Nuk mund të ketë, per faktin sepse ndërthurja e kategorive është e tillë. Ka një zgjidhje. Zgjidhja është që çdokush të shkojë në shtëpinë e vet. Po kështu bëhemi pak në numër, mendimi i tyre. Atëherë puno. Puno të bindësh, të konvertosh , të ofrosh alternativë tjetër. Nuk mund të fshihesh pas më të fortit të lagjes ( Berishës), e aty të kërkosh të bëhesh faktor. Lindën parti e partiçka. Çfarë ndodhi? Zgjedhjet mbaruan, liderët u larguan. Po atëherë është çështje ideali e integriteti. Nuk ka faj PS që fiton. Fiton programi, puna, dhe mbi të gjitha qëndrueshmëria e elektoratit. Që në varësi nga ndryshimet demografike e sociale , mbetet gjithnjë në përqindje më të lartë në raport me nr e popullsisë. Kaq e thjeshtë është . Nuk ka teori “Titistet”, Teoria tre botëve “, apo gjëra të ngjashme.

    1. Bojkotoni celulen Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

      Faleminderit “Shqip”!
      Komenti yt jep nje nga portretizimet me te sakta dhe realiste se kush ishte dhe kush eshte Partia Demokratike.
      PD-ja lindi si famekeqi Trusti i Lulelakres se Arturo Ui-se tone te Vicidolit, dores se Beogradit ne Shqiperi.
      Nje tufe banditesh, arrivistesh, hajdutesh, imoralesh, trafikantesh, spiunesh dhe gangsteresh.
      Kapen castin kur Shqiperia e epokes komuniste po rrokullisej ne varr, veshen “pardesyte e bardha” mbi zhgunat e uniformat naziskine, qerruan shpejt e shpejt hesapet me ata pak idealiste qe ju bashkuan levizjes se re dhe deshen te mbajne pishtaret me flaket e lirise dhe demokracise se enderruar dhe filluan “biznesin e lulelakres” dhe sot jane te majmur ne prona dhe ne llogari bankare si edhe, po aq te majmur, me dosje te trasha te krimit dhe korrupsionit, te neperkembjes se demokracise dhe te zgjedhjeve te lira, te shitjes se interesave kombetare.
      Nese ndonjehere ju ka shkuar nepermend pyeta se perse, zgjedhjet ne Kosove jane krejtesisht normale ne krahasim me Shqiperine, se perse ne Kosove nuk ka banda dhe krime ne zgjedhje, nuk ka mosnjohje te rezultatateve te zgjedhjeve, nuk ka zona elektorale ku kundershari nuk shkon dot se bllokohet ne rruge, intimidohet, rrihet e terrorizohet, i shkaterrohen dhe digjen zyrat dhe posterat e zgjedhjeve, nuk ka paramilitare zgjedhore dhe kapucone te zinj qe vertiten neper rruge dhe lincojne kundershtaret, pra nese ndonjehere ju ka shkuar nepermend kjo pyetje per kete diference midis Shqiperise dhe Kosoves, pergjigja eshte fare e thjeshte:
      – Per fat te mire te Kosoves, atje mungoi te jete ne politike Sali Berisha dhe Partia Demokratike e uzurpuar dhe e menaxhuar me grusht fashist prej tij, mungoi Trusti i Lulelakres se Sali Ui Berishes, qe deformoi dhe shkaterroi qe ne embrion kuptimin dhe realizimin e zgjedhjeve te lira e domkratike, perfshire pranimin dinjitoz te rezultateve te zgjedhjeve dhe te votes popullore.
      Ne historine 30-40 vjecare te transformimit te Lindjes Komuniste dhe futjes se saj ne demokracine perendimore, sigurisht mund te gjejme edhe parti me programe dhe politika te skajshme, po aq sa edhe lidere autokrate te ketyre vendeve, por ne asnje vend dhe ne nje asnje rast, nuk do te gjeni parti te tilla si Partia Demokratike e Sali Berishes, qe te kene shkaterruar ne themel institucionin e zgjedhjeve te lira, qe te jene militarizuar dhe armatosur si ajo, qe t’i kene kthyer selite e tyre qendrore ne depo armatimesh e qe te kene kryer sulme te armatosura ndaj institucioneve kushtetuese, deri edhe grushte shteti te mirefillta, sic jane kryer nga Partia Demokratike e Sali Berishes dhe e pupetit te tij Lulzim Basha.
      Shikoni edhe rastin e fundit te zgjedhjeve te 25 Prillit,
      Te njejtat fytyra te konsumuara politike te oborrit politik te Sali Berishes, te damkosura si kriminele te dhunimit dhe vjedhjeve zgjedhejeve te lira; te njejtit surreter hipokrite te Ilir Metes dhe Mones, te afirmuar dhe te tallur deri ne komedite show televizive, si bleres se votave me para dhe me vende pune ne administraten e shtetit,
      te njejtit monstra te parlamentarizmit qe, pasi dogjen mandatet parlamentare orkestruan sulme me molotove, zjarr e hekur ndaj institucioneve shteterore e kushtetuese, perfshire bojkotimin e zgjedhjeve lokale dhe perseri u ftuan ne rregullimin e kodit dhe legjislacionit te zgjedhjve, te njejtit e te njejtit, qe edhe pasi shpallen fitoren ne 25 Prill dhe levduan zgjedhjet e qeta dhe numurimin, tani dalin dhe nuk njohin humbjen, kerkojne perseritjen e zgjedhjeve, kerkojne destabilizimin e vendit dhe futjen e tij ne spiralen e dhunes dhe pasigurise.
      Eshte nje dezhavu e zgjedhjeve te 2017-es.
      Edhe ne 2017, kur ju dha e gjithe qeveria per te administruar zgjedhje, ata perseri nuk i njohen, perseri deklaruan se zgjedhjet u vodhen, se pati masaker elektorale.
      Ata jane te njejtet, te pandryshuar, bandite dhe fashiste, humbes dhe arrogante, shpifes dhe te korruptuar.
      Sa kohe qe ne panelin drejtues te Partise Demokratike te jete Sali Berisha dhe familja e tij politike Shqiperia do te kete te njejtin skenar te zgjedhjeve, te njejtin grusht elektoral destabilizues, te njejten pasiguri te perspektives politike dhe zhvillimit ekonomik e urban te vendit.
      Shqiperia e humbi shansin qe kjo fatkeqesi e vendit te mbaronte ne 2020.
      Edi Rama nuk pati figuren e burrit te shtetit qe me votat e mundeshme te parlamentit te rikuperuar pasi opozita dogji mandatet te bente nje ndryshim te thjeshte ne ligjin kushtetues te vendit:

      1 – Nje parti politike qe djeg mandatet e saj parlamentare te fituara ne zgjedhjet e njohura ligjerisht e nderkombetarisht, e humb te drejten e regjistrimit per pjesemarrjen ne zgjedhjet politike ne dy ose tre zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

      2 – Nje deputet ose grup deputetesh te parlamentit, qe djegin politikisht ose dorezojne mandatet e tyre pa arsye ligjore personale, e humbin te drejten e kandiditimit ne 2 ose 3 zgjedhjet parlamentare te ardheshme te rradhes.

      Nga ky ndryshim kushtetues ne ligjin zgjedhor, Shqiperia do te kishte pasur dy perfitime te medha esenciale per stabilitetin dhe integritetin e shtetit ligjor:

      a) Do te kishte nxjerre ne pension politik familjen politike te kryeagjentit te Beogradit Sali Berisha.

      b) Do te kishte hedhur bazat e normalizimit te jetes parlamentare ne Shqiperim duke lejuar praktikisht persosjen e legjislacionit te vendit me nje bashkepunim konstruktin pozite-opozite.

      Perndryshe, ligji aktual i dekriminalizimit te parlamentit qe Edi Rama ja dhuroi opozites ne dobi te luftes se saj destruktive per te penguar punen normale te tij, eshte jo funksional dhe pa vlere, sa kohe qe ky ligj ka lene ne parlament Sali Berishen dhe familjen e tij te inkriminuar politike, perfshite Lulzim Bashen qe duhet te ishte pos hekurave per rrugen e Kombit dhe vrasjet e demonstruesve paqesore te 21 Janarit.

      Kur, me ne fund, Edi Rama dhe maxhoranca e majte do te kuptoje se leshimet ndaj Sali Berishes dhe familjes se tij politike, nuk do ti ndryshoje dot ata dhe as do ti sherbejne stabilitetit dhe prosperitetit te vendit.

  7. Pena says:

    Diten e mire, Frroku eshte i arte, ndersa ti je i zi ne shpirt dhe i ndyre si karakter.

  8. K says:

    Te thuash te vertetat qe di nuk do te thote te jesh shpirtzi! Tetregosh se cfare ka bere Saliu dhe PD,jo te gjithe eshte kontribut ne krijimin e nje Shqiperie pa korrupsion! Pastaj se nga cfare udhehiqet Frrok Cupi qe shkruan eshte nje histori tjeter! Mendoj se thenia se “per inat se sime vjehre do te fleje me mullisin” eshte shume e perhapur ne Shqiperi! Qe Saliu me Liken e meritojne te tallen keq nga Frroku s’ka asnje dyshim!

  9. Malo says:

    Ju te gazetes Tema jeni censuruesit me te lige qe njef media ketu ne Shqiperi,ja u dhjefsha gazeten me gjithe Pronarin qe nuk i publikoni mendimet ndryshe.

  10. tarasi 2 says:

    Frok je NJESH ne analizen qe ke bere, per fat te mire ka shume njerez qe i kuptojne keto qe thua, per ata qe nuk te kuptojne vari k….in njerez me IQ peshku per fat te keq edhe nga keta ke sa te duash,ngushellimi i vetem eshte se jane qenie ne zdukje ,,, sic thote dhe poulli “sic u nis ashtu do bitiset” dhe PD nga komunistet u nis me komunistet do mbaroje ,keta e dine se po ndrove tabellen je sic thote tabella??? te jemi realiste PD KUR NUK ISHTE PARTI DEMOKRATIKE DHE E DJATHTE

  11. DRENICA E KUQE says:

    Analie e qelluar, z. Çupi! Por duhet te shtojme, se:
    “Udheheqjen kolektive” sipas modelit te Jugosllavise ne PD e ka instaluar modeli “shqiptar” i LDK te Ibrahim Rugoves, penjte e te cilit ‘model patriotik e shqiptar’ i ka terhequr dhe i terheq UDB dhe KOS ‘shqiptar’ i Krahines Socialiste Autonome te ‘Kosoves e Metohise’, qe po e çon edhe luften e UÇK per ‘lesh historie’… Kete gjendje e situate e kane instaluar udbashat dhe kosistat ‘shqiptare’ me deputetesi te perjetshme federative jugosllave, si “udheheqes kolektive” te Krahines Socialiste Autonome te “Kosoves e Metohise”, ballistet, zogistet dhe ilegalitetistet (lexo: ilegalititistet) ‘shqiptare’ te Jugosllavise “shqiptare”… Ata e keta ilegalititiste e stimulojne edhe PD e ndonje parti tjeter ne Tirane, per ta bere lemsh Shqiperine dhe per t’i mbajtur te tensionuar vazhdimisht shqiptaret… Ata e keta ilegalititiste letrare e letraxhinj, historian e akademike ‘kosovare’ qe i kane vu vetes qellim ta ‘zevendesojne’ Rilindjen Kombetare Shqiptare dhe ta bejne lemsh historine tone kombetare…
    Poshte tradhtaret e Shqiperise!
    Poshte parite “shqiptare” qe u prijne partive ne pushtet dhe ne opozite!
    Poshte reaksioni “shqiptar”!

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje