Basha humbi sepse tregoi vetëm milionin e tij të parë

8 Maj 2021, 14:02Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Të gjithë pasanikët e kësaj botë pranojnë të shpjegojnë me detaje mënyrën sesi kanë fituar çdo milion të jetës së tyre, me kusht që të mos tregojnë sesi kanë bërë milionin e parë. Lulzim Basha, një nga djemtë e pasur të Shqipërisë, ka treguar me hollësi sesi ka fituar milionin e tij të parë në moshën 31 vjeçare kur hyri në politikë, por refuzon të tregojë sesi i ka shumëfishuar milionat ndër vite duke qenë në politikë. Edhe pse nuk ja thonë shpesh kritikët sepse ju duket normale, edhe pse vartësit ja duartrokasin si meritë sepse duan t’i ngjanë në këtë pikë, milionat e tij sekretë janë një nga arsyet themelore të mungesës së atyre dhjetra mijëra votave që mund ta bënin kryeministër. Paratë e kanë bërë të suksesshëm Bashën në axhendën e tij vetjake ekonomike, por e kanë shndërruar në dështues përsëritës në axhendën politike.

Sot në PD-në e paszgjedhjeve, nuk ka shumë zgjedhje për të bërë. Ato kalojnë, për paradoks, nga paradhoma e Edi Ramës. Ftesa për bashkëpunim pa kufinj me opozitën, është një çek që është “firmosur falas” nga kryeministri dhe që po për paradoks, kushtëzohet edhe nga milionat e Bashës. Ajo ftesë, tek demokratët e mbetur, tingëllon pak a shumë si eksperimenti i maj-shtatorit të largët të 2017-ës, kur u bë sprova e parë për një bashkëqeverisje të gjerë mes të djathtës dhe të majtës.

As atëherë dhe as tani, demokratët nuk kuptuan një të vërtetë të thjeshtë se në një vend si Shqpëria dhe me një sistem politik si ky në Shqipëri, kryeministri ka gjithçka në dorë dhe gjithkush tjetër pas tij, aleat apo kundërshtar, ministër apo rival, është vetëm shtojcë e vullnetit kryeministror. As Ilir Meta nuk e kuptoi në 2013-ën një gjë të tillë kur delegoi pushtet dhe madje as Edi Rama vetë nuk e kishte imagjinuar peshën e pushtetit që do të mblidhte ditë mbas dite që në agun e mandatit të tij të parë. Në mandatin e tij të tretë, nga epërsia që i jep forca, në të vërtetë ai afron shumë më shumë sesa ëndërron imagjinata e mpirë nga humbja e demokratëve. Afron më shumë sesa, fjala vjen, posti i kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit apo disa portofole ministrash e derivate të tjerë postesh për demokratët. Apo edhe një rishikim të zgjedhjeve për pushtet lokal.

Në PD-në nën anestezinë e humbjes dhe në mungesë ulëritëse idesh dhe vizioni, të bindur se politikë do të thotë vetëm luftë, se kompromisi është tradhëti, se gënjeshtra është art, se hipokrizia është normë, se mosmirënjohja është detyrim, se ulërima është mençuri, se mohimi total është largpamësi, se dialogu është dobësi, se servilët janë gjendje bio, nuk janë të aftë t’i afrojnë një kufi ftesës “së pakufishme” të kryeministrit. Refuzojnë për refleks, pa kuptuar se në politikë nuk duhet të sillesh me refleksin e ngulitur: mos prano “dhuratat” që vijnë nga kundërshtari! Mund të niset me reformën kushtetuese. Duke kërkuar një rishkrim të rregullave që ata vetë bashkë me socialistët i kanë shkruar me zellin e prostitutës që i përshtatet shijes së klientit.

Qoftë edhe vetëm tek kjo mënyrë sjelljeje mund të gjendet një nga arsyet themelore se pse, në garën e 25 prillit, që më shumë se programe dhe ngjyra partie, konkuronin karaktere dhe tipologji liderësh, PD ishte e destinuar të humbiste. Me shansin për të jetuar ende shumë gjatë brenda sindromës së humbjes së paracaktuar sa kohë që nuk çajnë flluskën e euforisë dhe moskuptimit të Shqipërisë ndryshe.

Shenjat se shumica në PD ka zgjedhur fatin e gomarit që lutej të ishte në ëndërr edhe kur luani i kishte ngulur pesë putra në shpinë, janë dëshpëruese. PD-ja nuk ka politikan më të mirë se Lulzim Basha, edhe pse kushdo tjetër, përfshi edhe përgjegjësin e parkingut në seli, ka një seri epërsish të padiskutueshme mbi kryetarin formal dhe real të PD-së. Askush si ai nuk ka bërë asnjë nga gabimet e tij dramatike, nuk ka konsumuar asnjë nga sjellet e tij naive, nuk ka afruar asnjë nga fytyrat hipokrite të atij që bën pikërisht të kundërtën e asaj që thotë. Mohon kur beson se duhet të pohojë, refuzon, kur mezi pret t’i luten, paguhet kur sulmon dhe paguan që ta lëvdojnë.

Ndaj për të kuptuar të nesërmen qoftë të ftesës së Ramës për opozitën, qoftë edhe fatin vetjak të drejtuesit të PD-së, duhet ndjekur gjurma e milionave të tij. Ato të çojnë drejt zgjidhjes së enigmës së çfarë do të ndodhë nesër me pacientin zero të PD-së. Lulzim Bashën e sollën në 2005-ën si shpresë të opozitës në Tiranë duke dëshmuar ai në vetë të parë sesi kishte fituar milionin e tij të parë me punë në emigracion. Dhe që 16 vjet më pas, ka çuar në kufinjtë e “një në një milion” shanset e opozitës për rikthim në pushtet, pavarësisht ftesës së Ramës për bashkëpunim pa kufinj.

9 komente në “Basha humbi sepse tregoi vetëm milionin e tij të parë”

  1. Populli says:

    Bastard muti. ..si sale krimi. …

  2. toni says:

    brockulla ,kam punuar ne unmik madje me lart se ky karabushi dhe sbehesh kurre milioner….ai eshte mashtrues dhe hajdut.pike

    1. Fajdexhiu says:

      Leket e babait të gruas. Fajdet. Qe i qarkulloi në biznese. Kaq eshte e gjitha.

  3. Ethem Lalaj says:

    Z.Vangjeli: Të ndjek në TVSH,ku Rivali PD P.Zogaj i jep supermaci mikut të tij.Në TV Klan ku qerosi Fevziu të lë në aneks.
    -Sa për Lulin 7×7=42 mjafton që të kujtojmë se si erdhi në Tiranë nga UNMIK-KOSOVË-SËRBI,kush ja rekomandoi Sb,Me kë ishte Atje,dhe si vajti atje.Më pas të analizojmë për 4 detyrat që i dha Saliu:M.Trasporti,M.Brëndshëm,M.Jashtëm,K.Bashkie.Se çfar katraure bërë dihet tadhmë.Për të 4 kolltukët bëri pare pa hesap,sa që ka vila në Hollandë,Tiranë,Golem,Gj.Lalësit,Prona në Lazarat..e ku mundi.
    -Nëse do bëhej KM pasuria e tij do shumzohej me 1000.Drshi zoti që e la në opozitë,por e la me gisht në goj edhe babin e tij politikë që është kredhur më keq se Luli në vjedhje familjarisht dhe në vrasje.Në saje të drejtësisë së TREDHUR nga Sb do ja hedhin paq burgut.Por populli nuk harron.Ai mund tua bëj Sb,Im,Lb,etj,siç ja bënë këta E.Hoxhës.Por nuk do shpëtojnë fëmijt e tyre,nëse nuk marrin arratinë.
    -Luli nuk ka 1 miljon.Këto i deklaroi në 2005.Tashmë mund të ket kapur MILIARDIN në €.
    -Unë jamë i moshuarë dhe nuk do harrij dotë të di se çdo bëhet me 21 janarin e Sb & Lb.Për Gërdecin familjar të Sb.Për rr.Kombit të 2b.Të lobimit Rus.Të dosjeve Babale.Të vrasjeve të:Hajdarit,Trebickës,Remzi Hoxhës,G.Pashkos,S.Olldashit.Të 20.000(200 vetëm në Tropojë) të vrarëve 1991-2021 përfshi urdhëruesit e vrajes së Dr.Xhuvanit në Elbasan nga kryesuri grupit terrorist të armatosur.Të 96,97,98,09,011,019..etj.
    -PD është një bandë e tipit ISIS me kryeBanditët:Sb,Lb,FNoka,Salianërinë,A.Kuliçaj,Analistët e kapur 100 %,Medjet e kapura 99 %,Drejtësinë e kapur 90 %.
    -Sb,Im,Lb janë fatkeqsi kombëtare.

  4. NjeQytetarOptimist er says:

    Shkrim I mire Lorenc..

  5. Lala i Lushjnes says:

    Na fute ne mendime o çuni!
    Shqipëria e pas 90-ës :– “….
    zelli i prostitutës që ti përshtatet qefit të klientit…,,
    Politka e krruptuar, të shiturit , qënjet pa din e pa iman :- Davaxhiu që ia merr frymën me shrytëzimin pa kufi e kriter kësaj “prostitute,, që çuditërisht ” shërben,, akoma.
    Shënim:- Nuk diskutohet analiza është e qepur mirë, por Lyli është nje lolo, një koqe kandari, një pufte plepi që kur të filloi stuhia nuk do të duket nam e nishan.
    Lind pyetja! Me ata që qëndrojnë prapa Lylit dhe çdo soi tjetër si ai që nxjerin prostitutë ” nënë e motër,, kush do të meret? Nuk janë ca si tepër tre dekada që që e shfrytzojnë, e “virgjër,, nuk qe? Kur do të digjen në furrin e ferrit ndyrësirat davaxhinjë?

  6. qytetar says:

    shemtia e gazetarise — gomari qe qesh !

  7. Shpalosësi says:

    Artikull i qendisur,
    Bravo, ky eshte identiteti i nje politikani qe e perfaqeson nje politike, mashtruese, te gjymtuar kembe e koke.
    Argumentim i shkelqyeshem z. Vangjeli.

  8. Arber iliri says:

    Basha eshte vetem nje zgjatim I oktapodit Berisha qe per fatin e keq ka 31 vjet qe thith energjine e ketij populli dhe vjedh pasurine kombetare.oktapodit I shtypet koka ndryshe nuk ngordh.Populli I ka treguar vendin qysh nga 1997 por nuk eshte vendimi nga antishqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje