Ku gaboi PD? Blendi Kajsiu: PS forcë e parë, fabula e demokratëve ishte populli është lodhur me Ramën

7 Maj 2021, 20:35Politika TEMA

Analisti Blendi Kajsiu ka folur në një intervistë përballë gazetares Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit dhe ofertën e dy partive më të mëdha në vend. Ai tha se këto zgjedhje konsideroheshin historike për shkak se bëhej fjalë për mandatin e tretë të PS.

Kajsiu u shpreh se PD-së i mungoi fabula pasi kërkonte pushtetin me argumentin se Ramës i ka ardhur fundi, mbështetur edhe në një traditë që asnjë parti nuk ka qëndruar në pushtet për më shumë se 8 vite.

Ai deklaroi se nga ana tjetër PS ndodhej përballë disa skandaleve si ajo e vjedhjes së të dhënave, kanabizimi i vendit por shtoi se kryesocialisti në diskursin e tij thoshte se PS bën gabime por punon për qytetarët e vendit.

Si e pe rezultatin e këtyre zgjedhjeve që janë konsideruar të rëndësishme për të dyja palët?

Të gjithë zgjedhjet janë historike. Këto janë zgjedhjet më pa surprizë në 30 vite tranzicion. Të gjitha sondazhet tregonin se PS do ishte forcë e parë. Dhe nuk kishte surprizë në dy kuptime. Mungesa e surprizës ishte edhe për faktin se kishim një pushtet që bëri çdo gjë për të përdorur zgjedhjet duke përdorur shtetin, pushtetin dhe lidhjet e  jashtëligjshme.

Opozita, priste që do të fitonte?

PD priste që do fitonte. Nuk ishte surprizë që ndodhi me pushtetin. Nga ana tjetër pati edhe një opozitë që nuk krijoi fabul pse duhet të vinte në pushte përveç faktit se shqiptarët u lodhën me Ramën. Opozita e mori sit ë mirëqenë që do vijnë me idenë që këtu një traditë me dy mandate. Më duket sikur ndihen të prerë në besë nga Rama që mori mandatin e tretë. Fabula e tyre ishte se Rama është shumë keq por pse ata janë mirë nuk e kishin. Rama e kishte fabulën. Ne punojmë, bëjmë gabime por ne punojmë.

Kjo ishte diferenca. Opozita po bën një dosje të zezë. Unë mendoj që partia pavarësisht se asaj që ndodhi PS mbetet parti e parë. Mungesa e fabulës nga opozita është arsye themelore pse nuk arriti të vijë në pushtet. Kush ishte fabula e opozitës, që ishte më pak e korruptuar se socialistët e korruptuar. Putinët vrasin opozitarë. Në të gjithë këto fabula, nuk mund të kemi thjesht thashethemin e kapjes. Politika është narracion. Në politikë do krijosh një fabulë pse je ti alternativa ëme mirë

E ndajmë dot sot fitoi maxhoranca apo humbi opozita?

Ky është debat i nxehtë sepse tregon sa mori një palë dhe sa mori tjetra. Ka një diskutim ku të gjithë e pranojnë të vërtetën. Konsesusi është që PS është parti e parë.

Si ka mundësi që mbetet parti e parë edhe pas dy mandatesh?

Unë mendoj që ka dy arsye, fabula. Kush është fabula jote që ta besojnë qytetarët. Kjo mungonte. Nuk ke nevojë të kesh studime të thelluara të shkencave politike. Kur ti thua ndryshim dhe kandidatët janë Fatmir Mediu Sali Berisha. LSi në koalicion. Ata kanë qenë në pushtet vazhdimisht. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për PS, që kritikonte LSI dhe mori Lefter Kokën e të tjerë nga LSI.

Fabula e PS ishte shumë e qartë që bëjnë gabime por punojnë. Në zgjedhje kur ke dy parti që i eliminon partitë e tjera, ti do krahasohesh me palën tjetër. LSI ishte katër vite në pushtet me socialistët. Për cilën opozitë po flasim. Ka dhe një element të dytë që është organizimi. Organizimi strukturor i PD lë shumë për të dëshiruar.

Skandalet merren dhe peshohen. Populli është inteligjent për të peshuar gjërat dhe mesa duket u ka anuar peshorja nga ajo parti që i pranon gabimet dhe jo atë që thotë nga erdhi koha ne. Ka një skizofreni. Thonë privatësia por në rrjetet sociale tregojnë çfarë hëngrën në mëngjes. Jemi të ekspozuar me vullnet të lirë pa na e kërkuar askush.

5 komente në “Ku gaboi PD? Blendi Kajsiu: PS forcë e parë, fabula e demokratëve ishte populli është lodhur me Ramën”

  1. Taulant says:

    O debil por populli yne eshte injorant nuk e bezdis shtypja dhe poshterimi prandaj ka 75 vjet nen zgjedhen sllavo-komuniste.
    Edhe pse ankohet del xhiro kafeneve ne darke do kthehet si iriqi ne ferre…. tek partia socialiste.

    1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      Taulant, vazhdo mbaje me shkumë, se po vjen Basha me brisk.
      Me keto mendtë e tua shkoi PD ne zgjedhje dhe humbi. Vazhdo se nje mandat i katërt nuk i bën dëm PS-se. Apo ti pret qe te thone jo kesaj radhe. Çfare nuk pret tani!
      Po nuk nxorët mësime, si bisht qeni do mbeteni. Mesimet janë:
      1. Populli ka gjithmone te drejte. Gabimi e kane partitë.
      2. Ne pushtet nuk vihet duke share Ramën, por duke mburrrur veten tende, dhe duke shpalosur platformën pse te takon te marresh pushtetin.
      3. Shpresa se mbas dy mandatesh ka rrotacion, eshte njesoj si ajo thënia qe “nje here ne vit fluturon nje patë e pjekur”. Dhe PD po priste paten e pjekur te fluturonte.
      4. Lul Basha nuk e ka emrin Lul por Lolo. Me bedela nuk udhehiqet Partia. Njerezit votuan kunder sepse mbrapa Lolos shikonin Saliun, dhe mbrapa Monikës shikonin Ilir Metën. Megjithëse nuk jam shumë i sigurte kush rri mbrapa Monikës.
      5. Koha e dy gishtave idiote ka ikur. Loloja kur ngre Dy gishtat lart duket komplet trap zalli.

      Action plan? Si me poshtë:
      – Te shporret Saliu nga PD sa me pare sepse eshte si nje kufomë e pakallur qe qelb dynjane dhe tremb votuesit.
      – Zgjedhje te lira brenda Partisë, dhe Luli Lolo le te fitojë po ja mbajti byça.
      – Te shporret tufa e idioteve ne krye te PD-se, sepse e kane bere SHQUP-in si drejtoria e shkolles se budallenjve.
      – Votat e njerëzve si ty, PD i ka në xhep. Por nuk i pijne ujë, sepse ti je pakica. U duhen votat e shumicës se mençur të popullit, e cila nuk voton per idiotet.
      Tani, to dhe PD do beni si te dini dhe doni vete, por kjo eshte rruga drejt fitores. Po vazhdove duke share Ramën, deri ne 2030-ën ketu e ke. Prandaj nderro talktike sa nuk eshte vonë.

  2. Fituesi says:

    Shqiptaret e hodhen voten atje ku duhej. Pasi perdoren nje kriter vlersimi cilesor, punen. Treguan se kush punon fiton.

  3. fati says:

    Populli shqiptar eshte mjaft i zgjuar per te kuptuar se kush jane kriminelet e kush jane drejtuesit normale. PD me keta drejtues qe ka nuk vjen kurre ne pushtet. E shikoni se po rihapen hetimet per krimet e renda te kryera nga udheheqesit e pd, po fillohet me mediun, e me siguri do te vazhdoje me bashen e Co, keto qe pretendojne te drejtojne kete vend. Jo kurre, pa ndryshuar drejtimin dhe drejtuesit, per pd nuk voton me njeri. Nuk kane ndermend shqiptaret te kthehen ne vitin 1992, ’97, ’98, 2005. Shikoni se cfare quan blerje vote pd. Quan blerje vote parate e termetit, te ndihmes ekonomike, te investimeve. Po kush mund te votoje ate parti qe nuk ndihmon popullin. Po perse na duhet partia vetem per te vjedhur qytetaret, apo per ti ndihmuar ato. Pastaj se fundmi vota eshte e qytetarit dhe vetem ai ka te drejten ta administroje ate. Pastaj a nuk eshte pd dhe lsi qe jane kampionet e vjedhjes se votave dhe krimeve elektorale. Zgjedhjet per mua kane qene model, nder me te mirat. Nuk kane pasur asnje verejtje nga vete perfaqesuesit e pd. Tani qe humben doli se jane vjedhur zgjedhjet. Po qene vjedhur vetem pd ka vjedhur, biile edhe me vrasje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje