Çfarë mund ta shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit

8 Maj 2021, 08:54Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Është hera e dytë që bëjnë një tentativë të tillë. Herën e parë dështuan. Në fakt, u tërhoqën. Por këtë herë nuk ka gjasa që ata të tërhiqen. Do ta çojnë deri në fund këtë përpjekje, sido që nuk duket edhe aq e lehtë. Jo se nuk i kanë votat. Votat i kanë, por koha që kanë në dispozicion është e pamjaftueshme. Do të ishte boll një sabotim i bërë pa dashje nga dikush, dhe rrjedhimisht, do të krijoheshin vonesa procedurale që do të hidhnin në erë të gjithë procesin. Përveç kësaj fjalën e fundit do të duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese.

Lind pyetja: Duhet të shkarkohet Presidenti i Republikës Ilir Meta? Sikur të bëhej një anketim sot(televizionet tona i kanë harxhuar të gjitha paratë e tyre kur vjen puna tek anketimet, sepse bënë me dhjetëra gjatë fushatës elektorale. Donin të dinin nëçdo kohë, nëçdo ditë gjatë fushatës rezultatin elektoral), edhe nën dritën e rezultatit elektoral që ne e dimë: LSI-ja dështoi në mënyrë të qartë e të padiskutueshme, mendja të shkon se shumica e shqiptarëve, shumica dërrmuese e tyre do të ishte në favor tëidesë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të shkarkohej. Kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, sidoqoftë. Presidenti i Republikës nuk shkarkohet ngaqë shumica e shqiptarëve, apo 100% e shqiptarëve duan që ai të shkarkohet.

Sipas Kushtetutës, në nenin 90, pika 2 thuhet se “Presidenti i Republikës shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe për kryerjen e një krimi të rëndë”. Përsa i takon krimit të rëndë, nuk ka asnjë provë e asnjë logjikë që të mendohet se Presidenti i Republikës ka kryer krim. Ai nuk ka kryer asnjë lloj krimi të rëndë. Madje, asnjë lloj krimi. Ka ndonjë zë socialist tek-tuk, që nuk e ka për gjë të bëjë një lidhje midis Presidentit Ilir Meta, më saktë midis retorikës së egër të tij, dhe ngjarjes së Elbasanit, në të cilën një militant i armatosur i Partisë Demokratike shtiu pa të keq, pa u menduar dy herë mbi një militant të Partisë Socialiste duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend. Pra, ka ndonjë zë që bën lidhjen e shkurtër midis Ilir Metës dhe kësaj ngjarje, për të arritur në përfundimin se kjo ngjarje u provokua dhe u orkestrua nga Ilir Meta. Por kjo është një gjepur, një broçkull. Asnjë më shumë!

Mbetet pra, që socialistët ta reduktojnë, ta kondensojnë akuzën e tyre vetëm te shkeljet e rënda të Kushtetutës. Por, vini re! Termi është pak i mjegullt dhe i paqartë: “shkelje e rëndë e Kushtetutës”. Ne të gjithë e kemi të qartë se çfarë nënkupton “shkelje e Kushtetutës”. Ajo do të thotë që të mosrespektohet, të mospërfillet , apo të dhunohet një përcaktim kushtetues, një nen i Kushtetutës. Ndërsa “shkelja e rëndë e Kushtetutës” është diçka që ka nevojë për interpretim, dhe përkufizimin. Dhe këtë gjë nuk e ka bërë askush deri më sot.

Por socialistët nuk janë stepur përballë kësaj paqartësie. Ata kanë mundur të identifikojnë e zbulojnë, sipas tyre disa shkelje të rënda, ku më e rëndësishmja (përsëris: sipas tyre) është ajo që thotë se Presidenti ka nxitur dhunë dhe vetëgjyqësi. Teksa thonë këtë gjë, ata i referohen retorikës, të cilën, pak më sipër, unë e kualifikova si retorikë e egër e Presidentit. Në fakt ka qenë një retorikë e dhunshme, shpeshherë e çoroditur, madje në ndonjë rast edhe prej të lajthituri. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve gjatë fushatës elektorale, më shumë se një herë, të bëjnë gati kosoret, sëpatat, çekiçët, apo nuk e di çfarë tjetër. Madje, ai ka folur edhe për prerje duarsh. Dhe nuk e ka thënë këtë në mënyrë metaforike. Në një studio televizive, i ndodhur mes gazetarëve, njeri prej tyre, koleg i imi, i bëri një pyetje normale, që të gjithë do të donin t’ia bënin: “Z. President, Ju flisni për prerje duarsh, por sigurisht, kjo është një metaforë. Është një metaforë e papërshtatshme, por është metaforë.” Dhe Presidenti, pa të keq fare, bëri saktësimin fatal: “Nuk është aspak metaforë. Duhet ta merrni në kuptimin literal. Unë do t’u pres duart.” Uau!!!

Të gjithëkëtë ai e ka bërë në emër të një shqetësimi opozitar. Ai ka qenë për një kohë të gjatë disamujore kryeopozitari i Shqipërisë. Ka qenë opozitar me kohë të plotë. E ka braktisur për fare presidencën, apo e ka shndërruar në një vatër opozitarizmi, duke provokuar me siguri (unë jam i sigurt për këtë) edhe xhelozinë e LulzimBashës, i cili ka dalë zbuluar në funksionin e kryeopozitarit, që ai e ka mbuluar, dhe e mbulon edhe aktualisht, de jure.

Kjo ka bërë që socialistët, por edhe shumë të tjerë (duke u përfshirë edhe unë), të mendojnë se me këtë sjellje ai ka dhunuar një nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për nenin 86 pika 1, ku thuhet qartazi: “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit shqiptar dhe (vini re!) përfaqëson unitetin e popullit.”Kjo është ajo që thotë Kushtetuta. Në këtë pikë, pra, socialistët kanë të drejtë. Por vetëm në këtë pikë. Pikat e tjera duken të sforcuara, të improvizuara me pahir. Siç edhe një pikë që thotë se Presidenti ka cenuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Jo se nuk është e vërtetë. Kjo është absolutisht e vërtetë. Megjithatë, ajo nuk ka pse të jetë pjesë e jetës publike, në një proces parlamentar që po synon shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Përsëris: ajo është e vërtetë. Antiamerikanizmi i Ilir është metës është i vërtetë. Ai e ka shpalosur atë vazhdimisht kohët e fundit, me vend e pa vend, nëpër studiot televizive, në konferenca shtypi e madje kulmoi dy ditë përpara ditës së votimeve, në televizionin Syri, ku ai e çoi antiamerikanizmin e vet në nivele absurde. Madje edhe të rrezikshme. Theksoj: “të rre-zik-shme”, sepse sipas meje Shtete e Bashkuara tëAmerikës janë një aleat strategjik i yni. Ne duhet të ndihemi me fat që amerikanët janë miqtë tanë. Ka vende të tjera, ka popuj të tjerë që janë edhe më të rëndësishëm sesa ne, të cilët çfarë nuk do të jepnin, çfarë nuk do të paguanin të fitonin mendjen dhe dashamirësinë amerikane, ët cilat ne i kemi fituar gratis, pa asnjë kosto, për një trill rrethanash.

Dhe është ky fakt që duhet të na bëjë ta ruajmë me më shumë xhelozi këtë lloj marrëdhënie, këtë aleancë tonën me amerikanët. Por ne nuk duhet të lejojmë qëky tëshpaloset nëpër institucione. Ne nuk kemi luksin që në krye të shtetit shqiptar të jetë njëanti-amerikan. Por (dhe këtu ka një “por” të rëndësishme) këto që sapo thashë janë arsyetime të natyrës politike, nuk ka pse të jenë pjesë e një akuze publike të ngritur ndaj Presidentit të Republikës, nërrethanat kur ky i fundit po kërkohet nga mazhoranca parlamentare të shkarkohet nga posti që ai mban.

Presidenti i Republikës sonë, ashtu si çdo president në botë, shkarkohet bazuar në shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve të këtij vendi. Dhe jo për shkak, apo bazuar në arsyetime politike. Socialistët duhet ta heqin këtë pjesë nga akuza e tyre. Duhet ta zhveshin atë akuzë nga arsyetimet politike. Ndryshe, e gjithë kjo që po bëjnë, i gjithë aksioni dhe procesi parlamentar që kanë nisur, dhe dëshirojnë ta finalizojnë, do të jetë në fund të fundit qesharak, dhe ata duhet ta shmangin këtë situatë.

30 komente në “Çfarë mund ta shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit”

  1. FAKTI says:

    Nuk jam dakort me gjithe interpretimin qe ben zoti Maustafa Nano. Presidenti republikes, zgjidhet nga parlamenti dhe shkarkohet nga gjykata kushtetuese me propozim te parlamentit. Si thoni ju, se une nuk disponoj kushtetute, presidenti shkarkohet ne dy raste: 1- kur shkel rende kushtetuten dhe 2- kur ben krim. Marrim te paren. Kur quhet shkelje e rende e kushtetutes? Kur presidnti nuk zbaton qofte dhe nje “porosi” te saj, pra kur ai nuk eshte me garant i barazise per kombin dhe popullin, perveç te tjerave. A ka qene presidenti ne zbatim te kesaj “porosie” te kushtetutes? JO. Ne 2017-en, i zgjedhur, betuar, po pa marre detyren, presidenti e shkeli rende kushtetuten duke bere thirrje ne Lezhe per lufte dhe duke dorezuar nje zarf me para ne nje familje per votimet. Ne vazhden e ketyre, presidenti vazhdimisht ka bere me shume ne koken e tij se ne “koken” e kushtetutes. Vijme tek riformatimi qeverise. Presidenti shkeli rende kushtetuten sepse nuk dekretoi shkarkimin e ish ministrit te jashtem Dirmir Bushati qe kushtetuta ja ka dhene te drejten kryeministrit qe jo vetem shkeli garantin e barazise, por kerkonte dhe shkaterrimin me dashje te pushtetit te zgjedhur nga populli qe ishte qeveria. Pa u zgjeruar ketu shkojme tek qindra dekrete qe i kthente formalisht, por kjo eshte per opinion se ai s’ishte me president por nje kundershtar i pjeses me te madhe te popullit dhe ketu ndikon tek shkelja e kushtetutes. Ne fushtaen zgjedhore te 25 prillit, presidenti ka bere korrupsion duke harxhuar parate e shqiptareve per fushate elektorale. Perse duhej te shkonte presidenti ne nje zgeqe ne Vranisht te Vlores dhe çfare u tha atje? Mos valle dhe kete do ta parashikonte kushtetuta? Perse shkonte naten vetem presidenti neper shtepite e lagjeve te Vlores dhe çfare bente e pergatiste? Perse presidenti bente thirrje per revolucion dhe kunder kujt ? . Per te dyten, presidenti nuk e vrau me doren e tij ate ne Elbasan, por me doren e atij qe i jepte force se kishte mbrojte presidentin e republikes, pra analizoje shkak-pasojen dhe do dalesh se po te mos ish ky president, nuk do ishte pushkatuar nje njeri ne Elbasan ; perse do shkonte Ilir Meta te zyrat e Ish Bamir Topi dhe te uluriten si derr, nje turp por dhe dhunim nga presidenti te policeve. A ka ligje shteti te veprojne ? Po sikur ai polici ta kishte vdekur atje presidentin me grushte? Dhe dalim ne konklyzion qe a do ishte mire qe parlamenti per ate rast te ngrinte nje komision mjeksor per presidentin? Ketu eshte dhe faji parlamentit nga ai ka dale. Themi qe eshte kompetence e gjykates kushtetuese shkarkimi presidentit! Po ne qoftese gjykata kushtetutese vepron si presidenti, ku duhet te drejtohemi? Po te bej une pastaj thirrje te rrembejme CFURQET…..a do veproj gjykata mbi mua per thirrje per permbysje te pushtetit me dhune? Po presidenti e ka bere nje gje te tille? Prandaj ai president as ka qene dhe as eshte garant i unitetit te popullit por i vetem 107 mije shqiptareve qe duhet ta marrin ata dhe ta strehojne. Me ben pershtypje dhe nje çeshtje tjeter; ju dhe si ju edhe vete ata politikanet (une s’kam gjetur ndonje shkolle qe mbaron per politike) thoni jane metafora apo e thashe politikisht ! Nuk e kuptoj çdo te thote kjo veçse se politiken e quajne vete genjeshter, intrige, korrupsion, krim dhe çfaredo tjeter. Valle kjo duhet te jete poltika? Zoterinj ju dhe kushdo tjeter, politika eshte shkece shoqerore nga me te veshtirat qe vendoset ne sherbim te shoqerise dhe nuk eshte ashtu si e konceptojne injrontet e sotem qe nga ata qe shkojne ne Mars e deri tek ata qe hane makarona si Duçja. Politika eshte shkence, lume kush e ben dhe zbaton si te tille. Prandaj mos interpretoni kushtetuten e shkeli lehte apo rende, por shikojen se eshte shkelur apo jo se eshte turp dhe injorance per ata qe e interpretojne ne menyre te tille.

    1. @FAKTI says:

      @fakti nje analise shume e mire e jotja dhe e vertete ????????

    2. drini says:

      Bravo i ke bere komnetin e duhur shkrimit te Nanos.
      Nano po sillet si gjykates dhe kerkon prova direkte, thote se Pjerin Xhuvanin ne Elbasan nuk e vrau Ilir Meta. Kaq shikon dhe kaq i intereson atij -Mustafa Nanos.Denimet qe jep gjykata ne keto raste jan te shkalles se pare kur e ke vrare me qellim , te shkalles se dyte e te trete kur e ka vrare me doren e nje tjeteri dhe ne fund del nje president kriminel. Lere pastaj daljen ne fushate per LSI -daljen me vullnetin e tij nga roli i presidentit. A duhet te jete presidenti i paanshem MUstafa? A eshte e shkruar kjo dreq fjalie ne kushtetute?

    3. pjeter says:

      Por Nano nuk eshte jurist,Ai i ka hyre kesaj rruges,si me thene, as me Apen as me Upen, me shorese te dsli nje intelejtual me shtylle kurrizord te drejte qe nuk anon as majtas as djathtas,por dhe shpesh here tregon veshtiresi ne gjetjen e argumenteve e atij vend qendrimi.Per mendimin tim,nuk besoj se i prishet imazhi Muços ,kur gjerat bejne kaq myyyyy,ti quaje me emrin e vertet keto ngjarje.Edhe me ate doktorin e korruptuar,te njejten gje beri Muçoja me shkrimin e tij.Ne nje fare menyre i doli nje llloj tentative e ulet per ta shplare e stershplare vjedhjen e Doktortit ,ne nje vjedhe si te keqkuptuar dhe jo aq vjedhje,

  2. katarakti says:

    Presidenti duhet të shkarkohet se ai nuk e luajti rolin e tij të përcaktuar nga kushtetuta si përfaqësues i unitetit të popullit. Por u soll si përfaqësues i luftës vëllavrasëse, si nxitës i luftës civile në vend dhe udhëheqësi faktik i opozitës. Kaq është e mjaftueshme ligjërisht që ai të shkarkohet.

  3. K says:

    Mediokri Nano,analist i pergjithshem,merr persiper te analizoje dicka ligjore ,Kushtetuese! Guxim te madh? Por kjo eshte Shqiperia jone e shkrete me Tosra e Andushka me muco-pi muco etj. Eshte injorance dhe idiotizem te thuash se Likja s’ka shkelur kushtetuten! Dhe Nano ,muci i ploteson te gjith kriteret e te qenit ” i lene nga mendte e kokes”!

  4. qytetar says:

    Ai beri thirrje per vellavrasje ju merreni me jo shkelje e lehte apo e rende.
    Une ju dergoj ne burg me duart e mia.
    Do ju pres duart si ne mesjete.
    Merrni veglat punes kosore , hanxhare , sepata dhe ç’te mundeni dhe me 25 prill vrisni njeri tjetrin.
    E ku eshte Kushtetuta qe e puthi me mall me 2 mars 22020 !?

  5. Haku says:

    Muc leri interpretimet ti bejne juristet, ka apo nuk ka shkelje, ata jan ptofesionist ne kete fushe. Gjths cdo shqipitar edhe me injoranti madje prej tyre, e ka kuptuar qe Likja ska qen asnje dite presidenti qe perligj Kushtetuta e Shqiperise. V.k

  6. Ethem Lalaj says:

    Z.M.Nano:Të njoh mirë për penën e artë(Por edhe si mik i Budjon Sh..në dasmën në Koshovicë),ndaj dua të them se…qëndrimi i IM ndaj AMETIKËS është armiqsore,pasi indinjon 90 % të popullit Shqipëtar.
    -Ky është rasti ARTË për të gjitha bëmat e gjëmat që ka bërë IM në 30 vite.Amerika dhe REJTËSIA jonë e kapur nga Sb dhe Im kanë mbi 30 dosje krimi të Im,80 të tilla për Sb,31 për Lb.
    -Im duhet të jetë i pari peshku madh që duhet të shkoi në burg pas shkarkimit..nëse GJK do veproi.Me këtë rast ajo do vihet në provë,ndonse 3 gjyqtare i futi me dhunë Im në atë gjykatë: V.Tushën,M.Xhaferllarin dhe Sonila Bejten-militanten e LsI.
    -Nëse Im nuk shkarkohet edhe këtë herë,athere Ai do gaboi më rëndë duke çuditur Shqipëtarët dhe botën.Ai duhet nxjerr me “shqelma” nga zyra.

    1. Berati says:

      Epo sado i keq te jete Edi Rama nuk eshte aq budall dhe nuk besoj se ka ndonje nostalgji per gjyqet e “popullit”. Tani duket se nuk keni as me te voglin formim juridik dhe duket edhe ata debilet e komisionit. Kur presidenti shpreh nje opinion ai gjithmone eshte politik i pelqen apo jo nje pale apo tjetres. Nese opinionin e tij e shoqeron me nje dekret i cili bie ndesh me kushtetuten atehere quhet shkelje. Rasti ishte ai i heres se pare me dekretin e zgjedhjeve 2017. Aty i rrojten leshte . Ndersa kete radhe me te vertete do ti hane mune. Jo se me pelqen Meta por injoranca e ketyre parlamentareve tane eshte vertete revoltuese.

      1. katarakti says:

        Qoftë dekret me firmë e vulë, qoftë deklaratë publike në TV ka të njëjtën vlerë. Sidomos kur bën thirrje për revolucion, kapje armësh, përmbysje me dhunë etj. etj.

      2. qytetar says:

        O Berat qe pate fat …………………………..

      3. qytetar says:

        O Berat qe pate fat………..

  7. Driti says:

    “1 -Shkelje e rende e kushtetutes “= Do t’i pres duart, dhe nuk eshte metafore(dmth eshte kercenim ). 2 – ” Krim ” = kur ja pret duart. Ja mire e paske shpjegur ti Muç, po pastaj e menderos

  8. Vranakonti says:

    E verteta eshte se Ilir Meta e ka mbushur kupen dhe duhet shkarkuar si president,nuk ja vlen ter jet akoma.Por ama, ai nuk mund te shkarkohet se dhe ligjet jane te tilla qe, presidenti Meta te flasin ç’a te doje, te veproi edhe ne kundershtim me disa rregulla njerezore,te beje thirrje per lufte duke rrembyer cfurqe e sopata, e te presim duaret e atyre qe prekin voten e shqipetareve.Kjo nuk eshte e drejte,por ja qe disa jurist nu e quajne krim por nje thirrje e zakonsheme.
    E dyta- eshte se gjykata kushtetuese ka njerzit e Metes qe paguhen shume shtrenjet, te cilet jo vetem jane me bindje politike me Meten por ata jane bere me vila e prona te tjera.Keshtu qe keta myteber te GJK nuk mund te pranojne vendimin e parlamentit dhe me siguri do t’a hedhin poshte.Meta t’a gezoi postin e presidentit dhe ishalla behet mbret.

  9. Olimpia says:

    Nano…..Antiamerikanizmi i Don Metes eshte me i rrezikshem se ,,mos qenia,, figura
    e unitetit te popullit,,Ne momentet historike qe jetojme te jesh,, antiamerikan,,per shqiptaret e te gjithe trojeve eshte baraz me tradheti kombetare.Kur i tille eshte presidenti ,kjo eshte tradheti kombetare e paster,rrezikim i sovranitetit kombetar,shkaterrim i aleances strategjike me garantuesin e pavaresise,sjellesin e lirise per gjysmen e shqiptareve ne Kosove,MV che Mal te Zi.Pra Meta ne kete rast nuk eshte pale me nje pjese te shqiptareve per zgjedhje, por eshte pale me qarqet me te rrezikshme antishqiptare qe e kane coptuar Shqiperine natyrale,fqinje apo fuqi te medha qofshin .Ne kete kuptim deklarimet e Metes kunder aleances strategjike nuk eshte vetem krim kuxhtetues por veper e rende penale me pasoja te renda .Qendrimet antiamerikane te Metes jane te barabarta me ato te Enver Hoxhes ne pikpamjen formale.Por me nje ndryshim thelbesor.E.Hoxha ishte i bindur se amerikaneve u interesonte vetem mbajtja jashte Shqiperise te ish BS,Nderkohe per tu mbrojtur nga fqinjet kishte mbi 1500 tanke,mijra gryka zjarri artilerie ,nje sistem fortifikimi te pashembullt dhe mbi 500 mije njerez te gateshem. Me ke do ta mbroje Meta Shqiperine,me cupelinat e Jales dhe vilat e Lalezit…?
    Zhdukeni sa me pare kete ndyresire kriminale nga presidenca,bashkojeni me Berishen,vendosini ne nje ,,vathe,, dhe le te lehin gjithe diten si qen te terbuar.
    Habitem se si asnje prokuror i SPAK.ut nuk vepron me i iniciative per te proceduar penalisht Meten menjehere….Forca prokurore apo gjyqtare, dilni nga zgafellat e frikes dhe korrupsionit,deshmoni qe nuk jeni te molepsur…Ne te kundert largohuni sepse turpi do tu mbuloje gjithe jeten.

  10. Angjelini says:

    Ja ke fut si kau peles o Muci. Agush Meta ka shkelur kushtetuten me shpesh se ke shkelur ti ne gropa. Thirrja per rrevulocjon, per te masakruar njeri-tjetrin, dhenja e nenshtetsise cdo krimineli me pagese, marrja pjese ne fushaten elektorale, antiamerikanizmi, etj, etj jane vetem disa shembuj. Leri denglat Muci se ky bandit-hajdut na ka turperuar si komb. Shkarkim dhe ndjekje penale per ket bandit.

  11. ZOROOS says:

    KLrimi i rende eshte se te ke qir tyj Mustafa ne bythe!

  12. Cfar arrihet nga grumbullimi i mullareve me Bajga ne isntitucionet e vendit ?
    Nji Stalle e Stermadhe mbushe me Bajga qelbja e se ciles ,nuk shqeteson vetem hundet e bajgaxhinjeve &vandaleve
    dyndur ne qytete .
    Un s’e kuptoj perse komentohen idiotizmat e bajgave nga qytetaret ?!
    Ata nuk e ndryshojne dot strukturen e tyre e do mbeten po ata deri ne dekompozim

  13. Iliria e bashkuar says:

    Po, zgjedhja e presidentit nga populli.

  14. presidenti duhet qire ne bythe kete e meritorn se ska me turp me te madh edhe burgu duket pak

  15. rexha 10 says:

    Presidenti ne radhe te pare eshte garanti i popullit ne te dyja krahet pozite opozite.Nuke munde ta krahasosh deklarimet e presidentit si nje njeri i pozites ,apo i opozites,sepse po kushtetuta ta thote ,dhe po ta shikoshe betimin e presidentit ,flete per betimin perpara popullit ,dhe jo perpara pozites ,apo opozites.Prandaje zoti MUCE Presidenti eshte njeri i vendosur ,dhe jo partike.Pse nuke e thua se ky presidente kishte konflikte interesi vetem me PARTINE E TIJE FAMILJARE LSI,dhe u ngrite e foli per te prere duarte si nje lopcare qe i hyri lopa ne bacen dhe ky te prete duarte sepse ja hengren mullarin.e miserit.Eshte nje provincial qe vjene nga mocalet e skraparit ,dhe eshte mesuar vetem te urdheroje .Pra gabimi me i madhe ishte qe e vendosen presidente,sepse ky njeri nuke bene ase per cobane delesh,dhe jo me presidente i atije vendi.

  16. Matho says:

    Ehuuuuuuuu, sa njerez jane pushkatuar e zhdukur metaforikisht, ne kete vend!

  17. drini says:

    Pikerisht se eshte gjykuar keshtu sic gjykon ti Mustafa shume politikane nuk kane shkuar ne burg. Ju jeni te cuditshem ju justifikoni cdo gje cdo krim.
    Ti nuk sheh lidhje direkte te sjelljes se presidentit me vrasjen ne Elbasan. Ndersa une dhe shumica e shqiptareve shohin nje lidhje indirekte. Deklaratat e tij jane skandaloze, dhe nje president skandaloz duhet shkarkuar, ai shpetoi kur u fakttua vjedhja me video dhe ju doni ta shpettoni perseri.
    Ky eshte turp dhe per mua dhe shqiperine eshte turp Ilir Meta te jete perseri president. Vazhdoni ti perzini shqiptaret
    nga Shqiperia

  18. kotfare says:

    U bythqirizove edhe ti Muç Nano se disa here ke fol tamam…

  19. korrekti says:

    Filluan skraparlinjte e inatosur ta nxjerrin koken. Po kaq kokebosh paske qene more mu…(ç)

  20. Arber iliri says:

    Much te respektoj si analyst por me siper ke desktop se je perpjek te besh
    Analistin juridik,mission i pamundur.

  21. Trotski says:

    Thjesht ka shkelur Kushtetuten se eshte bere Pale me Opoziten kunder Mazhorances dhe Hapur kundra Qeverise. Cfare doni Ma ??? Te tjerat jane garnitura qe e rendojne dhe me teper.

  22. qytetar says:

    O Berat qe pate fat………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje