Arkeologët zbulojnë 9 eshtra të tjera të kohës së Neandertalit

9 Maj 2021, 21:30Lifestyle TEMA

Arkeologët kanë zbuluat eshtrat e 9 Neandertalëve në një vend parahistorik pranë Romës. Tetë nga mbetjet datohen midis 50,000 dhe 68,000 vjet më parë, ndërsa njëri, më i vjetri, datohet midis 90,000 dhe 100,000 vjet më parë.

Zbulimi u bë në Grotta Guattari, shpella prehistorike të zbuluara më shumë se 80 vjet më parë, të vendosura rreth 100 metra nga bregu i Detit Tirren në rajonin e Lazios.

Pamjet video të publikuara nga Ministria italiane e Kulturës treguan gjymtyrët, kafka dhe pjesë të tjera të trupit të gjetura në vend. Këto zbulime do të ndihmojnë në pasurimin e studimeve mbi Neandertalët.

Neandertalët, të afërmit më të afërt antikë të njerëzve, u zhdukën rreth 40,000 vjet më parë. Është e paqartë se çfarë i çoi ata drejt zhdukjes, megjithëse teoritë përfshijnë një paaftësi për t’u përshtatur me ndryshimin e klimës dhe rritjen e konkurrencës nga njeriu.

Duke marrë parasysh mbetjet e tjera të gjetura më parë në të njëjtën vend, ka gjithsej 11 individë të pranishëm në Grotta Guattari, i cili është konfirmuar si një nga vendet më të rëndësishme në botë për historinë e njeriut Neandertal. Gjithashtu arkeologët gjetën edhe mbetje kafshësh.

2 komente në “Arkeologët zbulojnë 9 eshtra të tjera të kohës së Neandertalit”

  1. artur says:

    Ne kemi Saliun , neandertalin e gjalle .

  2. Taulant says:

    Janë eshtrat e Ram Berishes babait zyrtar (jo biologjk) te Sali Ram Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje