Ankimet mbi zgjedhjet, Bushati: Opozita po paguan hipokrizinë e marshimit të madh drejt fitores. Haxhiu: Duhen fakte që të merresh seriozisht

10 Maj 2021, 21:34Politika TEMA

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kontestuar rezultatin e 25 prillit duke kërkuar që zgjedhjet të përsëriten në disa qarqe, me pretendimin se Partia Socialiste ka kryer një “masakër elektorale” duke tjetërsuar vullnetin e votuesve shqiptarë.

Kjo ishte njëra prej temave, rreth së cilës diskutuan dy analistët e njohur Andi Bushati dhe Baton Haxhiu në emisionin “Shock” në Euronews Albania.

Përballë gazetares Bruna Çifligu z. Haxhiu tha se duhet të kesh në dorë fakte të forta në mënyrë që kërkesa e PD-së për përsëritje të zgjedhjeve të “merret seriozisht”.

“Duhet të kesh shumë fakte, të cilat realisht duhet të jenë serioze. Varet sa janë serioze. Nuk mundemi me paragjykime për të ndërtuar rrëfimin se duhet të rivotohet në nëntë qarqe. Është shumë vonë, për një gjë që ka përfunduar. Unë nuk di që ka fakte”, tha Haxhiu.

Kurse nga ana tjetër z. Bushati aktin e dorëzimit të dosjeve nga ana e PD-së në KAS i cilëson si “show”.

Ai pretendon se zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur, blerë dhe manipuluar nga Partia Socialiste dhe kjo gjë shton Bushati nuk ka ndodhur ditën e zgjedhjeve.

“Ne fakte nuk kemi parë. Në këtë kuptim fakte nuk ka. Unë jam nga ata që besojnë se zgjedhjet janë vjedhur, zgjedhjet janë blerë, zgjedhjet janë manipuluar. Ky manipulim nuk ka ndodhur më 25 prill, sepse më 25 prill loja ka qenë e përfunduar. Pse PD nuk i tha këto përpara, por deri më 25 prill se gjithçka është “ok””, tha ai.

Për Bushatin, opozita shqiptare po paguan sot “çmimin e hipokrizisë” së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili sipas tij në vend, që të sillte prova për manipulim dhe blerje votash, zgjidhte që të artikulohej publikisht se klima parazgjedhore e 25 prillit ishte e qetë.

“Provat janë të më përparshme, nuk janë të 25 prillit, por atëherë që ishte për të folur për provat, Basha bënte teatrin e zgjedhjeve normale dhe sot opozita po paguan hipokrizinë e marshimit të madh drejt fitores, ndërkohë që po shkonte drejt thertores”, tha ai.

8 komente në “Ankimet mbi zgjedhjet, Bushati: Opozita po paguan hipokrizinë e marshimit të madh drejt fitores. Haxhiu: Duhen fakte që të merresh seriozisht”

  1. Idrizi says:

    Hoqi dore nga votat e pavlefeshme dhe ky bytheci,Kapo-Bushati?
    Apo i bene llogarite se,ne se do merreshin dhe ato si te vlefeshme,atehere PS-ja do fitonte dhe 4-5 mandate te tjera!?!?
    She se fundi:
    -Mos e shaj shume Lulashin,Bushat,se Like floriri se shpejti do marre “licencen” per ne Rec,atehere tek Lulashi do te falesh apo kush do jete drejtuesi i PD-se.
    Prandaj sa me pare dridhe Like me lesh dhije….

  2. Shkelzen says:

    Do not assume Bushat. Assumption is just assumption which nobody can take it seriously. You talking trash

  3. Tani says:

    Bushat bukur e thiua jo drejt fitores, por drejt thertores se shqiparet ne shumice nuk votojne maskarenjte qe duan pushtet per veten e tyre dhe aq me shume kur shohin ne tv shpuren e maskarenjeve si puna jote and & qe bejne tellallin e tyre.

  4. Tani says:

    Bushat bukur e thua jo drejt fitores, por drejt thertores se shqiparet ne shumice nuk votojne maskarenjte qe duan pushtet per veten e tyre dhe aq me shume kur shohin ne tv shpuren e maskarenjeve si puna jote and & qe bejne tellallin e tyre.

  5. deda says:

    ka të drejtë bushati vogël?se të dhënat për vjedhje blerje manipulime tjetërsime ja ka dhënë bushati madh ish sigurims

  6. Jevi says:

    Opozita ishte e bindur qe do te “FITONTE” e nisur nga sondazhet qe benin grupet afer saj.Se dyti ata shpresonin tek”Rotacioni,me dy mandate”,Lulezimi dhe opozita kishin aq shume oreks sa kerkonin 90-t mandate.Nje genjeshter e madhe qe i siguroj ishin exitpollet pas mbylljes se kutive ku deklaruan fitoren,votat ishin ne kutit e votimit e te tjera.I vetmi pretendim i tyre ishte deri ne 27-prill ishte perzgjedhja e kutive gjate numerimit.Sot opozita eshte e bindur per humbjen por,kerkohet te mbrohen “KRYETARET HUMBES”.

  7. Me ne fund, A.Bushati flet i pandikuar, flet nje te vertete.

  8. Futja kot says:

    Thoni u vodhen sepse nuk justifikoni dot humbjen. Mos i ndotni zgjedhjet, ato ishin korrekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje