Kreu i SPAK, Arben Kraja në një intervistë në emisionin “Breaking” në Top News ka folur shkurtimisht edhe për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Teksa e cilësoi një rast të goditjes së SPAK, Kraja tha se çështja e gjyqtares është drejtë përfundimit dhe do shkojë në Gjykatë ku do ketë edhe vendim përfundimtar.
Kraja: Ajo ishte një ngjarje shumë e rëndë nga pikëpamja e sistemit të drejtësisë. Kishte raste që persona ishin dënuar në mënyrë jo të rregullt. Çështja është drejtë përfundimit dhe do shkojë në Gjykatë ku do ketë edhe vendim përfundimtar. Ligji është i tillë që gjyqtari duhet të japë një vendim brenda një kohe të caktuar. Kur një vendimmarrje është në lidhje me një përfitim të parregullt kjo përbën problem.
Ndërsa sa i përket shitblerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit, Kraja tha se denoncimet nga qytetarët, subjektet politike, por dhe media kanë qenë të shumta. Sipas tij për rastet që kanë qenë kompetencë e strukturës së SPAK kanë nisur hetimet.
Kraja: Kemi pasur shumë denoncime, nga subjektet, nga policia, media dhe të gjitha janë vlerësuar me përparësi. I gjithë sektori që kemi ka qenë në dispozicion të rasteve të tilla dhe kur ka qenë kompetencë e jona kemi filluar hetimet. Hetimi ka kohën e vet, ka afate ligjore dhe kur të përfundojë ne do i bëjmë me dije rezultatet. Në Ditën e Drejtësisë dua të jap mesazhin që ne jemi aty, jemi shumë serioz dhe do vazhdojmë kështu si e kemi nisur.
Ju jeni Aty dhe per sa kohe ju jeni Aty ne do jemi ne Emigrim “ Bajga “. 100 vjeçare qe ne kohen e Kadinjve
Pershendetje. Z. Kraja.
Ne prokurorine e Tiranes dhe ne Gjykate ju keni prokurore dhe gjukates te lidhur me krimin e organizuar te cilet I sherbejne krimit me perulje dhe besnikeri. Duke shkelur te gjitha ligjet dhe duke abuzuar me detyren deri ne extrem.
Konkretisht po ju permend emrat e disa prej tyre.
Prokurore Anila Kalanxhi Papa.
Prokuror Julian Zonja
Gjyqtar Albert Meca.
Gjyqtar Artan Gjermeni.
Etj.
Keta persona ne detyre dhe besim nga Shteti ne bashkepunim me persona te rrezikshem te Botes se Krimit te Organizuar ngrejne padi false dhe kallezime te rreme dhe duke shkelur te gjitha ligjet ne menyren me flagrante…Japan vendime ne shkembim te pagesave…ju bejne presion njetezve te pafajshem …vendosin gjoba…ketcenojne me jete ose burg njerez qe ata piketojne.
Keto I kini ne dosjet dhe vendimet qe ata persona kane mare sidomos keto vitet e fundit.