Luftanija amerikane, 30 të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve të ushtrisë iraniane

11 Maj 2021, 10:36Bota TEMA

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë ditës së hënë në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije e Rojes Bregdetare amerikane bëri rreth 30 të shtëna paralajmëruese ndaj një grupi anijesh të shpejta të Rojeve Revolucionare Iraniane.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby e gjithë kjo situatë u krijua pasi anijet iraniane nisën të kryenin manovra të rrezikshme pranë mjeteve lundruese amerikane.

6 anije të ushtrisë amerikane ishin duke shoqëruar një nëndetëse në Hormuz kur 13 varka iraniane u afruan me shpejtësi rreth tyre duke qëndruar jo më larg se 130 m.

“Ushtarakët amerikanë u përpoqën dhe ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme, duke vendosur dhe kontakte radio, por nuk pati asnjë reagim. Më pas, anija “Cutter Maui” qëlloi rreth 30 herë dhe pas raundit të dytë të të shtënave anijet iraniane u tërhoqën”, u shpreh Kirby rreth incidentit.

1 komente në “Luftanija amerikane, 30 të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve të ushtrisë iraniane”

  1. Predatori says:

    Jua ka bërë byça “pse, pse” iranianëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje