Dëshmia e zooveterinerit që u dënua 21 vjet burg: Ja hetuesit që më torturonin dhe përse e inskenoi Sigurimi i Shtetit ‘Grupin armiqësor të Baldushkut’

12 Maj 2021, 20:15Politika TEMA

I ftuar në emisionin Memorie në Tv Scan të gazetarëve Dashnor Kaloci dhe Artjan Tepelena, Agim Hakcani me origjinë nga fshati Baldushk i Tiranës, tregoi se më 8 nëntor të vitit 1975, ditën që festohej 34 vjetori i themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, në fshatin të tij ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, pasi ngordhën 98 lopë të rracës hollandeze. Hakcani, në atë kohë vetëm 21 vjeç dhe me detyrë zooveteriner në stallat e lopëve të Kooperativës Bujqësore të Baldushkut, tregoi se ai personalisht menjëherë lajmëroi në telefon Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, Ndue Marashi, i cili mbërriti menjëherë në vëndngjarje dhe pas tij aty zbarkuan edhe shumë funksionarë të tjerë të lartë nga Tirana, si: Manush Myftiu, që në atë kohë ishte anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës, Pirro Dodbiba, ministër i Bujqësisë etj.

Po kështu bashkë me ta, sipas Agim Hakcanit, aty te kompleksi i stallave të lopëve të Baldushkut, mbërritën edhe shumë funksionarë të Ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit, të cilët vetëm pas dy ditëve, do ta konsideronin atë si: “ngjarje armiqësore, sabotim, që ishte bërë me qëllim dhe lopët kishin ngordhur pasi gruri që ato kishin ngrënë, ishte i helmuar me zhivë”. Pas kësaj, vetëm dy ditë më vonë, më 10 nëntor 1975, filluan arrestimet, ku bashkë me Agim Hakcanin, përfunduan në pranga dhe prapa hekurave, edhe Rifat Daja, me profesion ndihmës mjek, vëllai i tij, Latif Daja, Nuri Allmuça, me profesion infermier, Bashkim Allmuça, kooperativist, Selman Balla, kooperativist, motrat Nadire Shima me profesion mamie, dhe Jemine Shima, mjelse te stallat e lopëve të Baldushkut, etj.

Hakcani tregoi se të gjithë të arrestuarit i’u nënshtruan torturave në qelitë e hetuesisë së Tiranës, (fillimisht te burgu “Mine Peza” dhe më pas te “Reparti 313”, i njohur si “Kaushi i Tiranës”), që të pranonin se ata ishin një grup armiqësor që në bashkëpunim me njëri tjetrin, kishin bërë disa mbledhje, deri sa kishin arritur të realizonin helmimin e lopëve. Po kështu ata akuzoheshin se para se të realizonin helmimin e lopëve, i kishin dërguar një letër anonime Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së Enver Hoxha, duke e kërcënuar në fund të letrës, se: “Në rast se nuk do e ndryshosh këtë gjëndje, do hash kokrrën e ullirit”, (pra plumbin), etj. Hakcani tregoi para dy gazetarëve Dashnor Kaloçi dhe Artjan Tepelena, se gjatë asaj periudhe gati dy vjeçare që ai dhe të gjithë pjestarët e atij të ashtuquajturi “Grupi armiqësor sabotator i lopëve të Baldushkut”, që u mbajt në qelitë e hetuesisë së Tiranës, i’u nënshtruan një hetuesie mjaft të rëndë nga ana ana e hetuesëve: Kadri Ismailati, Dilaver Bengasi, Kosta Gazheli, Zamir Poda, Bujar Jazexhiu, Nustret Dautaj, Koço Josifi, Isa Halilaj etj.

Hakcani dëshmoi në studion e emisionit Memorie në Tv Scan, se ndaj tij personalisht janë ushtruar tortura çnjerzore nga disa prej hetuesëve, të cilët u ndërruan disa herë, si: Dilaver Bengasi, Dino Leli, Fahri Kraja, Kosta Gazheli etj. Hakcani tregoi se hetuesin e parë Dilaver Bengasi, e hoqën më pas, (sepse ai u ngarkua si si hetues me një ish-kryetar Kooperative që akuzohej si bashkëpunëtor i Ndue Marashit), dhe hetuesinë ndaj tij e vazhdoi Dino Leli, i cili edhe ditën e dasmës i shkoi në qeli dhe e torturonte, deri sa atij i binte të fikët dhe më pas i hidhte një kovë ujë për ta përmëndur. Kurse për hetuesin, Fahri Kraja, Hakcani tha se ndaj tij ushtroi vetëm dhunë psikologjike dhe nuk e preku me dorë. Hakcani tregoi se i vetmi hetues që u soll shumë mirë me të, kishte qenë Bujar Jazexhiu, i cili ndër të tjera në një moment i kishte thënë: “Po kush ka interes që ta prishi familjen tuaj të vëllezërve Bush”, (se Agimi kishte dhe gjashtë vëllezër të tjerë). Lidhur me këtë, Hakcani u shpreh: “Aq mirë u soll me mua Jazexhiu, sa unë mendoja se mo ai ishte provokator dhe në fund ai më tha: ‘Me mua nuk do shihesh më, por nëse ke gjë dhe nuk ma tregon, në qafë paç veten. Jo se unë do të nxjerr nga burgu, por do të mundohem të jap dënimin minimal, deri 10 vjet burg, pasi kjo akuzë nuk ka më pak”.

Hakcani mes të tjerash u shpreh se: “Në qoftë se ajo ngjarje do ishte ashtu siç ne akuzohehshin nga Sigurimi i Shtetit, unë do detyrohesha ta pranoja, pasi jo vetëm se nuk isha trim, por se nuk do i duroja dot tortuart gjatë hetuesisë. Ata më kërkonin që të tregoja shokët me të cilët kisha kryer aktin armiqësor për helmimin e lopëve, po ku t’i gjeja unë shokët kur nuk kisha shokë, se ajo gjë nuk ekzistonte fare dhe nuk kishte asnjë lloj grupi armiqësor”?! Hakcani tregoi se vetëm pas disa muajsh hetuesie ai e morri vesh se ishin arrestuar edhe pjestarët e tjerë të atij të ashtuquajturi “Grupi armiqësor sabotator”, pasi gjatë procesit hetimor, atë e pyesnin për lidhjet që kishte me secilin prej të arrestuarëve, ku pjesën më të madhe të tyre ai nuk i njihte dhe nuk i kishte takuar kurrë. Ai tregoi se gjatë procesit hetimor atë e ballafaquan me Rifat Dajën, i cili nën efektin e torturave, pranoi akuzat duke thënë se së bashku kishin kryer helmimin e lopëve. Hakcani tregoi se i vinte keq për torturat që i kishin bërë Rifat Dajës, por ai nuk e pranoi atë akuzë, pasi edhe sikur ai ta kishte pasur ndërmënd që të helmonte lopët, ai nuk mund ta bisedonte atë gjë me Rifat Dajën, vëllai i të cilit, Faiku, ishte oficer i Sigurimit të Shtetit dhe se te familja Daja, vinin për dreka dhe darka shumë nga udhëheqja e lartë e Tiranës, si Manush Myftiu, Ndue Marashi etj. Hakcani tregoi edhe për ballfaqimin me njërin nga të arrestuarit e tjerë, të cilin kur hetuesi e pyeti se si i kishin helmuar lopët, ai tha: “Nuk mbaj mënd, por ashtu siç e kam shkruar në proces-verbal siç ma ka kërkuar hetuesi i parë”, gjë e cila tregonte se i gjithë ai proces hetimor ishte i montuar nga Sigurimi i Shtetit.

Sipas Hakcanit, pjesa më e madhe e tyre i pranuan akuzat nga torturat që u bëheshin gjatë hetuesisë, duke filluar nga Refat Daja, që u akuzua si autor i letrës anonime në adresë të Enver Hoxhës. Hakcani tregoi në studion e emisionit Memorie në Tv Scan, se e gjitha ajo ishte e montuar nga Sigurimi i Shtetit, pasi jo vetëm që asnjë prej të akuzuarëve nuk kishte asnjë faj për sa kishte ndodhur, pasi lopët kishin ngordhur nga që gruri i farës që ato kishin konsumuar, ishte spërkatur me pesticide (lëndë helmuse) siç bëhej zakonisht dhe se të pandehurit nuk njiheshin fare me njeri tjetrin. Madje disa prej tyre vinin nga familje që ishin shumë të lidhura me pushtetin, siç ishte Refat Daja, vëllai i të cilit ishte oficer Sigurimi dhe në shtëpinë e tyre në Baldushk, vinin për dreka e darka, Manush Myftiu, Ndue Marashi etj. Hakcani tregoi se sipas asaj që i kishte thënë vite më vonë pasi kishte dalë nga burgu, Fadil Lami, (ish-funksionar i lartë partiak në vitet 1970-’80-të, që mbulonte fshatrat e Tiranës), gjatë periudhës gati dy vjeçare që “Grupi armiqësor sabotator i lopëve të Baldushkut”, mbahej në hetuesi, në Baldushk dhe fshatrat përreth shkonin natën oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe hetuesisë, të cilët me prozhektorë, gjoja zbulonin vëndet ku “Grupi” kishte bërë mbledhjet dhe kishte vendosur për helmimin e lopëve në stallat e atij fshati.

Hakcani tregoi se atë gjë i’a kishin konfirmuar edhe disa bashkëfshatarë të tij që shikonin natën makinat e Ministrisë së Brendshme që vinin lart e poshtë rrugëve të fshatit me bujë për të bërë presion mbi popullsinë e asaj zone ku ishte zbuluar “grupi armiqësor”. Hakcani tregoi gjithashtu se atë gjë ia kishte konfirmuar edhe njëri nga hetuesit, i cili kur e kishte marrë në pyetje i kishte thënë të depononte edhe për mbledhjen që sipas tij kishin bërë te një përrua, ku kishi vrarë një gjarpër duke i shtypur kokën me gur dhe aty “grupi” ishte betuar se kush do të tregonte, do ja shtypnin kokën si atij gjarpëri.

Në fund të emsionit, i pyetur nga gazetari Artjan Tepelena, se për çfarë arsyesh Sigurimi i Shtetit e kishte sajuar dhe montuar atë “Grup armiqësor sabotator”, Hakcani tha: “Partia dhe udhëheqja kërkonin zbatimin e luftës së klasave dhe Sigurimi i Shtetit me ne do e zbatonte luftën e klasave në zonën e Baldushkut, që konsiderohej si fshati i Osman Balit. Gjatë zhvillimit të gjyqit, ne na akuzuan edhe si grup që kishim mbeshtetur grupin e Beqir Ballukt dhe mua personalisht, gjyqtari Andrea Varfi, më akuzoi se para arrestimit, kisha thënë se: “gjynah që e kanë arrestuar dhe pushkatuar Beqir Ballukun”. Në fakt, unë aty në gjyq në atë moment e mësova se e kishin pushkatuar Beqir Ballukun dhe në mënyrë instiktive e pyeta: Ouuu, pse e kanë pushkatuar Beqir Ballukun…?! Sipas meje, helmimi i lopvëe mund edhe të kishte qenë aksidental, për shkak se gruri që ato konsumuan mund të kishte qenë spërkatur me pesticide dhe grupi armiqësor i sajua për të shpëtuar Kryetarin e Kooperativës, Luan Shahu, ndaj të cilit binte përgjegjësia kryesore për atë që kishte ndodhur. Por atij nuk i hyri ferrë në këmbë, pasi vëllai i tij ishte me pozitë të lartë, deri në zv / ministër i Punëve të Brrndëshme, kurse motra e tyre, ishte gruaja e një prej antarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe më pas antar i Byrosë Politike, deri në shëmbjen e regjimit komunist. Po kështu, njeriu që duhej të mbante përgjegjësinë kryesore për atë ngjarje, zooveterineri kryesor i Kooperativës Baldushkut, as nuk u thirr fare për atë që kishte ndodhur, sikur nuk ekzistonte. Kurse një tjetër nga më kryesorët që duhej thirrur dhe të mabante përgjegjësi, jo vetëm që nuk u thirr fare dhe s’i hyri gjemb në këmbë, por në vitin 1991 u zgjodh edhe deputet I Kuvendit Popullor”.

Në fund të emsionit Memorie, Hakcani tregoi për gjyqin ku u dhanë dy dënime me vdekje, ku Rifat Daja e Nuri Allmuça u ekzekutuan dhe eshtrat e tyre ende nuk janë gjetur akoma dhe sot e kësaj dite, ndërsa për mjelsen Jemine Shima, tha se vdiq gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Kosovës së Lushnjes. Kurse ai vetë u dënua me 21 vite burg, të cilat i vuajti në kampin e Spaçit, nga ku u lirua vetëm në vitin 1989, si rezultat i uljes së dënimit nga disa amnisti. Hakcani tregoi se gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit në kampin e Spaçit, aty kishte bërë një inspektim një mjek i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i qujajtur Bujar Zhgaba, e cili në koefidencë, i kishte treguar se ish-hetuesi i tij, Bujar Jazexhiu, kishte përfunduar si Refat Daja dhe Nuri Allmuça, (kishte vdekur gjatë torturave), pasi ishte arrestuar nga Sigurimi i Shtetit.

I pyetur nga dy gazetarët se pas viteve ’90-të a kishin tentuar të hapnin një proces gjyqësor për të marrë pafajësinë për atë që u kishte ndodhur dhe nëse kishte pasur rastin që të takohej gjatë këtyre viteve me ish-hetuesit e tij, apo me të tjerë persona që kishin pasur gisht në atë ngjarje, Hakcani u shpreh: “Ku ta kërkonim ne pafëjësinë?! A mund të kërkosh në komunizëm që të dënohen fajet dhe krimet e komunizmit?! Unë shkova njëherë për të marrë një dokument që më duhej, dhe te stafi i ngushtë ministrit Petro Koçi, gjeta ish-hetuesin tim? Disa vite më para se të vdiste, nëpërmjet një mikut të përbashkët, më kërkoi takim ish-Kryetari i Kooperativës Baldushkut, Luan Shahu, por unë nuk pranova, duke i thënë se: Luani do kishte bërë mirë që të vinte në Baldushk, pasi nuk isha akuzuar vetëm unë, por i gjithë fshati. Por Luani nuk erdhi, duke thënë atij se: ‘nuk vij dot atje, pasi Baldushkut i kemi shumë borxhe’. Ndërsa hetuesin tim Dilaver Bengasi, kam mundësi ta takoj çdo ditë, pasi e kam komshi, por nuk dua, se ja kam lënë zotit. Unë dola i gjallë nga kjo histori dhe jam mire, se kam krijuar familje dhe jetoj i qetë edhe pas gjithë atyre vuajtjeve në hetuesi dhe në burg. Por më vjen keq për shumë nga pjestarët e atij të ashtuquajturi grup armiqësor, që u pushkatuan apo vdiqën më pas pa e ditur sepse…”

23 komente në “Dëshmia e zooveterinerit që u dënua 21 vjet burg: Ja hetuesit që më torturonin dhe përse e inskenoi Sigurimi i Shtetit ‘Grupin armiqësor të Baldushkut’”

  1. sumatra says:

    Si kofini pas te vjelave. Kerkoni rishqyrtim te dosjes dhe rihapje te procesit per rivleresim te vendimit te gjykates. Llam llam per propagande nuk eshte serjoze se po perdoren serish si viktima nga ata qe na kane sjelle ne kete katraure ku siguria e jetes ka shkuar nje qindarke. Une deri me sot nuk kam degjuar ndonje te denuar qe te thote se une e kam kryer vepren penale . Eshte qesharake por ne keto pozita qendrojne edhe nje pjese te denuarit per agjitacion apo vepra te tjera politike, nderkohe kerkojne statusin e te perndjekurit politik edhe pse gjithmone thone se jane denuar vetem “per nje fjale goje”. Ne fakt duhet bere zgjedhje e matur: ose jane denuar se kane qene armiq te sitemit dhe per kete meritojne statusin e te perndjekurit dhe respektin e sitemit te sotshem ose ndryshe, nuk kane qene armiq te sistemit dhe jane denuar padrejtesisht”per nje llaf goje” apo “per njeçik sabotim” ose ose per “nje çik spiunllek” dhe pra nuk kane qene armiq te sistemit. Keqardhje e vertete per cilido qe eshte denuar, denimi eshte vuajtje edhe pse mund te jete kryer faji por nuk eshte dinjitoze qe te dalesh sot, pas 30 vjetesh demokraci dhe te akuzosh qesim (pa llogari ,fol se keshtu i do mushka drute sot) , vetem se te perdor nje gazetar per qellime propagandistike dhe per te mbushur faqet e gazetes apo te programit per te cilin paguhet.

    1. Ilir says:

      Si perfundim, lopet vrane veten… 100 lope, dhe keta ishin te pafajshem?

      1. rramoni says:

        nuk ka faj ky zotnia se tani shitet deti ke greku, vidhet floriri i shtetit, fonde, rruget, etj. dhe nuk te hyn gjemb ne kembe. Ky u denua per 100 lope.
        Ne fakt po ta shikosh holle holle, mund edhe ta shpallim hero te demokracise.

  2. na cani trapin says:

    Pirdhni pirdhni …

  3. Rush says:

    Hajde car gamori. Paska qene edhe zooteknik.
    Po ne Baldushk more hajvan kishte eshte lope vendi.
    Si ndodhi qe u helmuan vetem ato te races holandeze,
    dhe ato te races se vendit nuk i gjeti gje. Ato te njejtin ushqim
    hanin si lopet holandeze.

  4. Ed says:

    NEQOFTE SE E KE BERE ATE GJE MERITOJE PELUMBIN NE BALLE . PERSE DUHEJ TE HUMBNIN JETEN ATO KAFSHE KAQ TE MIRA DHE KAQ TE DOBISHME.PERSE PERSE SHKONJE VRISJE ENVERIN PO TA MBANTE PO JO KAFSHETE O KAFSHE . PERSE DUHET TE PAGUANIN ME JETE ATO KAFSHE KAQ TE URTA DHE TE DOBISHME PERSE

  5. Moisi Golemi says:

    Ik ore mashtrues BQ. Ju që të gjithë pranuat që ushqimi i lopëve ishte përzier me zhivë dhe këtë e nxorri edhe analiza e ushqimit. Dhe pa pikë turpi thoke se ishte thjesht helm pesticid, që u përzieka gjithmonë me ushqimin. Edhe ti meritoje plumbin, si të tjerët. Por të kursyen, sepse i tregove shokët nga frika. Zagar!!!

    1. tironsi says:

      Moisi -ti duhet te jesh ndonje pinjoll i atyre kaafsheve me fytyre njeriu qe quheshin hetues ne kohen e komunizmit.
      Sipas teje, nese Sigurimi famekeq i merhumit Enver te akuzonte kot, a do kishte ndonje nga specialistet e sektoreve te kontrollit te thoshte te kunderten? Me nje fjale, nese Sigurimi thoshte se lopet ishin helmuar me zhive, nuk kishte laborant ne Shqiperi qe te thoshte se kjo nuk ishte e vertete?
      Sa i perket atij laros qe ka shkruar me siper duke pyetur perse lopet e vendit nuk jane helmuar, duhet thene se me grure nuk ushqeheshin lopet e vendit, por ato te rraces, prandaj te “persekutuarat”, lopet e vendit nuk i gjeti gje, ndersa te “privilegjuarat”, lopet hollandeze vajten ne boten tjeter.
      Brezi im, qe e ka jetuar ate kohe, e di shume mire se per cdo keq manaxhim, apo gabim pa dashje, qe perfundonte me deme, duhej te gjendej nje fajtor, qe duhej bere shembull si sabotator. Kjo nuk behej aspak per te perligjur humbjet njerezore apo materiale, por per te mbajtur popullin nen fre.
      Kjo ishte koha e merhumit qe njerezit e shkrete sakrifikoheshin kot. Me kete nuk dua te them se nuk ka patur sabotime, por ne te shumten e rasteve sabotimet beheshin nga persona qe nuk kishin lidhje me vendet ku kryheshin keto sabotimet. Me nje fjale, keta te shkrete e kane ngrene kot, pasi edhe me budallai do ta kuptonte se nese u ndodhte ndonje gje lopeve, te paret qe do dyshoheshin ishin pikerisht ata qe ishin pergjegjes per shendetin e tyre.

      1. kuc says:

        Po ti mor KATUNAR tirone nga i di keto? Apo ke punuar si punonjes Sigurimi dhe jep mendim se si sillej Sigurimi? Ik mor BYTHQIR …

  6. ZOOALBANIA LOL says:

    zooveterineri?
    zootekniku?
    =
    a ju ‘lancofshin’ qente……o race hollandeze me ADN pellazg anabanistanezi…..
    =
    LOL
    VENDi ZOO Albanistan

  7. Xxxxx says:

    I besoj ato qe thuhen per hetusine e asaj kohe. Kam njohur njerin, Kadri Ismailjatin. Ishte kafshe e vertet. Metoda e tij ishte dhuna. Me kishte ndaluar policis dhe sa hyri me dha nje shpulle te forte sa me dolen xixa nga syte.

  8. Tironci says:

    Na tregove vetem se çfar te kan ber , dhe nuk na the se çfar ti ke ber , se zhiva tek ushqimi lopeve nuk ra nga qielli dikush nga ju e hodhi me qellim , lopet hollandeze shteti i pruri per koperativat malore i bleu me valiut , ligji ne at koh ishte qe kush abuzonte me pro en e perbashket me vler 1 milion e 1 lek te asaj kohe denoheshe me vdekje , por qe ishte sabotim as qe diskutohet , dhe ju pisa e bet kte sabotim , se llogjika nuk ta pranon qe ushqimi me zhiv erdhi nga qielli ti or pler kerkon te lash mutin me shurr dhe don te na mbushesh mendjen se ju deturonin dhe ju fusnin ne burg kot , ju keni faktin kush i helmoj lopet nuk erdhem ne nga tirana ne baldudhk te helmonin lopet e fshatit tend , denimin e keni pas me hak trego si erdhi zhiva tek silazhi lopve te fshatit , ti mereshe me kopet , kerkoj kta plera te na dalin heronj tani duan dhe dekorat nga presidenti se sabotonin pronen e perbashket , ik or mut , ju e pranuat me gojen tuaj ne gjyq qe ishit grup na kujtohet kjo histori , ik se nuk mbulohet muti me shurr , nuk ngeli burgaxhi e legen i asaj kohe pa u ankuar sikur i denonin kot , jo mer jo ai shtet kishte hetuesi si kjo qe po vjen sot ne spak , ata mblidhnin provat dhe kur i pandehuri e pranonte vet ne gjyq krimin e ber me deshmitar denohej ne baz te ligjeve te asaj kohe , jeni genjeshtar te ter , kot denohen sot po , ne at koh kush shkonte ne burg e kish meritu bugun denohej me deshmitar me fakte , kujtoni se iku ajo koh dhe po mashtroni sot , ikni ore pisa se na jeni shpif me kto mashtrime , po hani taksat e shqiptarve po pini raki e po boni pall se keni shkelur ligjet dikur , kur ne ket ven njerzia jetojn me 30 mij lek te vjetra asistenc , e rropet ju batakçinj e qafira ket popull .

  9. Rrumpalla says:

    E kujt po I rruhet. Ju nuk shikoni dot nga gjiri I lajmit dhe na Çani bythën me Baldushkun e vitit 1980.

  10. Coban ne Kooperative says:

    Mbase Viktima eshte denuar Kote..por edhe Arsyetimi se u “Helmuan” se hengren Grure me Pesticide….duket pak e Besueshme…sepse kemi afro 100-te koke Lope..dhe te gjitha Paskan Ngren Grure me Pesticide??Ku e gjeten??
    1-Gruri qe mbillej ne ate kohe akoma edhe me Parmende,perzihej me Plehe organike i Bardhe….kur se kur Gruri Rritej …sperkatej me Pompe..por ne fazen Fillestare te Zhvillimit..
    2-Shpreh Keqardhje per zoterine e mesiperm…Mbase nuk ka Ditur Gje…mbase edhe kane Gabuar te Tjeret…..dicka nuk ka shkuar Mire..por Komunizmi nuk Rrezohej me Helmimin e Lopeve….per mua Ngjarja duket e dyshimte….??????????????????

  11. Keni shume te drejte shoke komentuesa ,3 , keta ishin armiq te brendeshem , sigurisht , mbasi vendi ishte i mbushur me njerez te tille ?! kudo ne bujqesi , ne nafte, ne mjekesi , ne ushtri , e sigurisht ne çdo fushe te jetes te kohes se perenduar te kjofte largut , pa permendur armiqte e jashtem qe ishte pothuajse gjithe bota , me perjashtim te Kubes e Korese se veriut ….. Ne te vertete armiku ishit ju qe burgoset e vrate popullin , ose shqipetari shqipetarin per rreth 50 vjete fare e poshter komuniste . Mallkuar qofte ideatori i gjithe te keqiave qe i pati ba popullit ne ate kohe te purpeshme , por sigurisht mallkuar edhe ju qe i pate zbatuar me devotshmeri urdherat e anti shqipetarit Enver halja …… Me pelqen kjo , ju jeni jashteqitja e shekullit te kaluar , por edhe e ketij shekulli tru bunkera ………..

  12. Veterineri jo 21 sic thote says:

    1- nuk ka zooveteriner, Por zoteknik ose
    2- nuk ka mundesi qe veterineri I nje kooperative lidhje direkte me kryetarin e bashkise……..?
    2-mire ju a bene se ishte e qellimeshme, e mbaj mend …quhet shkaterrim I prones private me qellim.
    4- sa per hetuesit gjalle i keni……

  13. tonia says:

    Eshte per te ardhur keq qe nje gazete serioze,si “Tema”,i jep hapesire dokrrave dhe mashtrimeve te Kalocit.Ai kerkon te “shese” edhe nje ngjarje qe njihet boterisht,nga te gjithe,sepse eshte provuar shkencerisht,se vetem lopet e importuara nga Hollanda u helmuan (jo lopet e vendit),si nje sajese te sigurimit e hetuesise.Personi i “intervistuar” ka permendur si hetues te tij Bujar Jazexhiun i cili kurre ne jeten e tij nuk ka punuar ne hetuesi .
    Mjaft me me kete mashtrues qe kerkon te shkruaje nje histori mbi interesat e tij dhe te atyre qe perfaqeson ,qe duan t’a paraqesin veten “te persekutuar”,per cka edhe jane demshperblyer ,ne nje kohe qe vete thone boterisht se nuk kane bere asgje(nuk kane vrare mesuesit e mesueset,nuk kane qene spiune te sherbimeve te huaja sekrete,nuk jane arratisur e kethyer si diversante etj.)

  14. BUJAR KANAPARI says:

    Nga materialet qe kemi lexuar, vetem hetim nuk eshte bere aty.
    Prokuroria ka gabuar, duke nderhyre menjehere me arrestimet; ka trembur specialistet dhe drejtuesit.
    Shkaqet qe sollen ngordhjen e lopeve i percakton institucioni pergjegjes qe ne kete rast eshte sherbimi veterinar ne te
    gjitha nivelet.
    Prokuroria nuk i ka dhene kohen e mjaftuaeshme sherbimit veterinar.
    Mjeku Arqile Boti, sic eshte folur, nuk kishte pune fare aty, nuk eshte kompetent, eshte shkeleur ligji.
    – Ne rast se ngordhja e lopeve ka ardhur nga gruri i fares i trajtuar me insekticide, kryetari kooperatives nuk mban pergjegjesi; ka tepruar ca grure fare, jepjuni lopeve ka thene ai. Nuk e ben kryetari vleresimin e ushqimit.
    Sepse vleresimin e ushqimit qofte dhe me sy te lire, e ben zootekniku ose veterineri, por ne kete rast kemi te bejme me gabim njerezor.
    Ne rast se eshte ky shkaku, ku eshte veprimtaria armiqsore ketu?
    – Ka dhe nje hipoteze tjeter, qe ndodh shpesh tek njerezit e ceket.
    Per ti bere keq dikujt qe mban pergjegjesi, po ngordhim lopet qe dikush te ndiqet penalisht.
    Por ne keto raste veprohet vetem jo 20 persona.
    Nuk mund te bien dakord nje grup i madh njerezish qe te ngordhim lopet, me qellim qe dikush te denohet.
    Kjo hipoteze eshte e veshtire te besohet.
    Nuk ka budalla qe beson se ngordhja e 100 lopeve do te permbyste pushtetin komunist te kohes.
    Analiza e ushqimit derguar ne Kine ka rezultuar se nuk ka patur zhive, sic eshte thene. Kjo mund te vertetohet.
    Pastaj, ku u bashkuan gjithe keto njerez te keq ne Baldushk, qe rane dakord te ngordhin lopet?
    Vetem per veprimtari armiqsore nuk mund te flitet ketu.
    Ngordhja lopeve ka ardhur nga gabime njerzore. Gabimet njerzore denohen, por denimi eshteminimal.
    Kush mban pergjegjesi per te pushkatuarit dhe mjelset qe vdiqen ne hetuesi.

    1. Mandravellua says:

      Gabim njerzor ? , qe te ngordhin 100 lope ???!!!
      Po sikur doktoret te bejne perdite gabime te tilla njerzore dhe te vdesin qindra njerez cdo dite ?
      Nje guzhiner beri nje gabim dhe helmoi 200 vete ne nje dasem…
      Nje mekanik ben gabim njerzor dhe rrezoher autobuzi me 50 vete ne gremine,,,
      Nje pilot ben nje gabim njerzor dhe vdesin 300 vete
      Kapiteni i TItanikut beri nje gabim njerzor dhe u mbyten 1500 vete.
      Shkelzeni beri nje gabim njerzor dhe hodhi ne ere nje fshat te tere,,,
      Duhet te kuptoni qe gabimi ndeshkohet, perndryshe perfundojme ne kaos..me qellim apo pa qellim te kete qene.
      Ne se diktatura i dha kuptimin e nje sabotimi, kjo po…eshte propagande.
      Poor gabime te ketij niveli nuk mund te kalojne me nje kritike dhe autokritike

      1. E di si eshte puna says:

        Perse e perjashtoni mundesine e nje SABOTIMI!? Sabotimet kane ndodhur dhe jane vertetuar plotesisht, keshtuqe paraprakisht edhe ne kete rast ekziston mundesia e sabotimit. Nese ishte apo jo i tille, duhet nje specialist i kriminalistikes dhe gjyqesorit qe te jape nje shpjegim, por jo cdokush te beje “te mencurin”!

  15. tonia says:

    Mos valle prisni miratimin e Kalocit per te botuar komentin tim?Duket nje gje normale se ai mund te shkruaje edhe per ndonjerin nga ju,nese ia kerkojne!

  16. Plaku mgs baldushku says:

    Akoma vazhdojne gazetaret ordinere te paguar ndaj ketyre felliqesirave qe te shfajsohen dhe te marrin emrin e te persekutuarit ashtu sic e kane marre shume kriminela dhe hajdute ordinere boll per te demshperblim te burgut Nuk mund ts besh te zezen te bardhe Sepse edjr nje analfabet nuk do ta besonte kete histori te buajshme Aty folet se paskan pranuar nga torturat sepse na paskan qene te pafajshem Dhe se I paskan akuzuar kot sepse ishin lopet e shtetit Po si ka mundesi ketyre peronave te pafajshem nuk u ngordhi nje pule nje shtepite e tyre? Kur ushqimin e koperatives I merrnin me thase per kafshet e tyre neper shpiat e tyre Gjykata qenka treguar e meshireshme per keta vrases ordiner te 100 lopeve rrace hollandese Pushkatimi eshte pak per keta felliqesira qe na paskan dale heronj

  17. Plaku mgs baldushku says:

    Kush je ti o felliqesire qe paske lene zotin o ordiner Zotin leja atyre qe I ke lare breket pe nje cigare ne burg o legen I shpuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje