Pas më shumë se 5 orë mbledhje, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi pezullimin e vendimmarrjes për qarkun e Gjirokastrës, ku PD, LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes për qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve.
KAS pranoi të shqyrtojë provat e depozituara nga palët ankimuese, por sa i takon kërkesës për prova të reja gjykata e zgjedhjeve në KQZ u tregua dorështrënguar duke pranuar vetëm një kërkesë të PD-së dhe një të LSI-së.
Konkretisht, relatori i mbledhjes Ledio Braho dhe anëtari Elvis Cefa kërkuan verifikimin e kryqëzimit të të dhënave të identifikimit elektronik bazuar në kërkesën e PD-së.
Ndërsa i takon provave të kërkuara nga LSI u pranua vetëm verifikimi nëse komisionerët e PS kanë ardhur nga Greqia.
“KAS u tërhoq në dhomë këshillimi në lidhje me provat që subjektet kanë dorëzuar.
Për të qartësuar në lidhje me provat të gjitha do të pranohen për shqyrtim, ndërkohë për kërkesat u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës së LSI në lidhje me provat që kërkon të merren, sa i përket emrave dy anëtaret e KAS i kërkojmë KQZ në bazë të nenit të na vërë në dispozicion nëse ata janë pjesë e administratës zgjedhore duke filluara nga datat e zgjedhjeve deri në shpalljen e rezultatit.
Në lidhje me kërkesën e PD-Aleanca për ndryshim po ashtu KAS vendosi rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave, në lidhje me kërkesën për këqyrjen e pajisjeve sërish dy anëtaret e KAS kërkojmë që brenda afatit të na vihet në dispozicion në lidhje me pajisjet e qarkut Gjirokastër.
Në lidhje me kërkesën e subjektit politik me në krye Kreshnik Merxhani u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.
Në lidhje me këto kërkesa duke qenë se do të presim dy provat që janë pjesë e materialeve do të pezullohet deri në marrjen e provave, do të njoftohet kur të rinisë. Më 14 maj 2021 në orën 10:00 do të nisë shqyrtimi për qarkun Berat, nga kërkesat e LSI dhe PD-Aleanca për Ndryshim”, tha KAS.
BASHA PIRDHU!!
Po ne lazarat pse nuk konteston rezultatin zotrrote lyl basha,po ne burgje ku mbahen 100 % kriminel dhe basha doli fItues poashtu 100% pse nuk i konteston apo aty ku fiton basha ska krim as vjedhje!
Lum kriminelet qe i shkojne pas bashes e berishes,metes e gazialem bardhziut,si mark marku qe pretendon se eshte intelektual,por qe vepron si kriminel qe urrejtjen ndaj shqiptareve e ka ne shpirt, me nje fjale nje grup kriminelesh qe mashtrojne edhe hijen e vet.