Kandidati për kryetar, Kadilli: Më e keqja ndodhi. Basha na rraskapiti me paqartësinë e dyzimin e tij, PD nevojë për qasje të re

12 Maj 2021, 14:30Politika TEMA

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili eshte veteshpallur kandidat për kryetar u është drejtuar demokratëve me një video-mesazh.

Ndër të tjera ai thotë se hynë në zgjedhje me shpresë dhe fajëson sërish lidershipin e partisë dhe mungesën e ekipeve në terren.

Kadilli thekson më tej se ndryshimin e kundërshtarit e bëjmë duke ndryshuar së pari vetë, duke propozuar qasje të re dhe projekt të ri për PD-në.

Mesazhi i plotë i Kadillit:

Demokratë dhe mbështetës të PD, më e keqja ndodhi. Një kundërshtar diabolik u rikonfirmua në qeveri. Ne demokratët e shohim veten përsëri në opozitë. Hymë në këto zgjedhje me shpresë, por bashkë me shpresën nxirrte kokë dhe dyshimi se nuk ishte bërë sa duhet.

Cili demokrat nuk u shqetësua deri në lodhje nga vonesat e lidershipit, nga mungesa e ekipeve politike në terren?

Cili demokrat nuk u lodh deri në rraskapitje nga paqartësitë e lidershipit? Nga mungesa e informacionit për çdo vendim të rëndësishëm?

Cili demokrat nuk u rraskapit deri në stërmundim pse nuk u mobilizuan gjithë energjitë, gjithë faktorët dhe gjithë individët që mund të sillnin ndryshimin? Të gjitha dyshimet tona, që i ngritëm me ndershmëri mes nesh, nga anëtari më i thjeshtë, te drejtuesit e degëve e deri në qendër, janë sot pasqyra ku shohim fytyrën e humbjes.

Të gjitha mëdyshjet dhe shqetësimet që i ngritëm liderit, me besnikëri, që të na dëgjohej zëri, ranë në një vesh shurdhër. Ato janë sot, kjo e sotme pa të ardhme të qartë.

Kundërshtari është ai që është: një dhe i pandryshueshëm. Por, nuk është koha për t’u fshehur pas diabolizmave, hileve dhe arrogancës së tij. Ai ashtu është dhe ashtu do të jetë përsëri.

Edhe në përballjen e radhës edhe në zgjedhjet e tjera, ndryshimin e kundërshtarit e bëjmë duke ndryshuar së pari vetë. Duke bërë pyetjen: a duhet të ndryshojmë diçka apo të vazhdojmë kështu se jemi mirë?

Është koha të jemi të vërtetë me veten si demokratë. Të ofrojmë një qasje të re. Një projekt të ri politik për Partinë Demokratike.

Një opozitë të re. Për të gjithë. Me të gjithë. Gjithkund dhe gjithherë. • #PartiaDemokratike #PD #FatbardhKadilli #Shqiperia #Zgjedhje #ProjektiShpreses #Albania #election

6 komente në “Kandidati për kryetar, Kadilli: Më e keqja ndodhi. Basha na rraskapiti me paqartësinë e dyzimin e tij, PD nevojë për qasje të re”

  1. ka ardh koha e skuthave says:

    Skutha qe ka PD-ja, i vijne rrotull problemit si kurva ne semafor dhe asnjerit s’ja mban bytha te thote me gojen plot problemin: Sali, ti me goxillat qe te rrijne mbrapa, e ka bere PD-ne prone private. Ti i sjell ketij populli kujtime makabre, 1997-a, 21 janari, pushtimi nga katunaret i pronave te te tjereve”. Ha mut o Fatbardh qe duron pordhet e nje plaku keqberes malok si Saliu!

  2. Shpellari says:

    Fakteqesist, nje pjese e mire e njerezve ne pozicione drejtuese te PD eshte perfaqesuese e llumit te shoqerise shqiptare – hajduter, krimineler, karrierister…..Pavaresisht qe ata e quajne veten ‘demokrat’, keta njerez jane njerez e te gjithe te keqijave perfshi dhunen. Filozofia e tyre eshte pjese e filozofise ektremeve ditaktoriale – naziste dhe marksiste/ leniniste / stalinist / mao cedung – marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhune e terror. PD nuk vjen ne pushtet perderisa ajo ka ne gjirin e saj llumin e shoqerise.

  3. xhoxhi says:

    E kuptoni se çfarë partie është?E vunë dhe ska burrë nëne që e heq.

    1. Taulant says:

      Po ne cilat parti zevendesohen liderat ????
      Po nuk iken vete.

  4. Gjakova says:

    Kadill, te mungon slogani!
    Rama IK!
    Doshi IK!
    Basha-Berisha PIRDHUNI!
    Ndryshe ti dhe kushdo qe “kerkon ndryshimin” jeni njesoj si Basha. Te dyzuar, te pabythe, hipokrite, impotente. Mjafton tju nxjerresh mumjen e Vicidolit dhe tju tundesh dy gishtat dhe beheni si majmunet kur ju tundin bananen.
    Po nuk shkallmuat dhe shporret baglen e Vicidolit, asgje ska per te ndryshuar! Do nderroheni me ca idjote te tjere, sic ka ndodhur ne 30 vjet berishizem pedeist.

  5. Piro says:

    PD eshte bande. Po s’u shkul frika nga kryemafiozi nuk ka fitore. Nje parti qe nuk beson te vetmja nuk ngjall dot besim te shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje