Katër ish-të burgosur politikë protestuan në Qafë Bari në formë të një greve urie. Sot ata dalin në protestë në Tiranë. Një intervistë me organizatorin e grevës.
Deutsche Welle: Zoti Martini, ju ishit katër javë në grevë urie. Përse e bëtë në Qafë Bari?
Huanito Martini: Ne e kemi filluar grevën e urisë në Tiranë, por policia nuk na lejoi, na përndoqi me dhunë, dhe ne shkuam më pas në Qafë Bari.
Më 11 maj e ndërpremë grevën para kohe, sepse dy prej grevistëve ishin në gjendje të rëndë. Por nuk do të tërhiqemi, do të dalim sot (e mërkurë, 12.05.21) në protestë në Tiranë.
Cilat janë kërkesat tuaja?
Ne duam një paketë të re ligjore për të gjithë të përndjekurit e komunizmit. Duam të na paguhet puna e detyruar që kemi bërë nëpër burgje. Ka shumë ish-të-burgosur që janë dënuar për vepra penale, që nuk konsiderohen politike dhe nuk janë rehabilituar ende, konsiderohen si terroristë.
Ju kërkoni që të ndalohen edhe simbolet e komunizmit. Përse?
Në kohën e komunizmit janë masakruar njerëz të pafajshëm, fëmijë, të moshuar, gra. Kur shikoj çdo 5 maj se si shkojnë me portretin e Enver Hoxhës bëjnë homazhe te varrezat, për mua është një persekutim i dytë.
E të paramendosh që këta njerëz marrin edhe pensione si veteranë të luftës.
A jeni përpjekur t’i realizoni kërkesat tuaja me rrugë ligjore?
Jo. Deri tani jo. Sepse nuk na mbron ligji.
Keni kërkuar mbështetje nga organizata ndërkombëtare ose nga ambasadat?
Unë u kam dërguar letra të gjitha institucioneve, parlamentit, kryeministrisë, ambasadave, edhe ambasadës gjermane. Deri tani vetëm përfaqësia e OSBE-së na ka pritur në takim. Të tjerët nuk kanë kthyer përgjigje.
Ju keni qenë vetë në burgun famëkeq të Qafë Barit. Aktualisht në Bavari po shqyrtohet mundësia e një aktakuze kundër ish-drejtorit të këtij burgu. A do të dilni ju të dëshmoni në këtë gjyq?
Jo. Problemi është se duhet të bëhet një ligj për të gjithë. Se këtu kemi kriminelë edhe më të mëdhenj se Edmond Caja që kanë qenë me poste në këto 30 vjet.
Jo vetëm në Qafë Bari. edhe në Burgun e Bulqizës ishte një komandaturë dhe një xhandarmëri kriminale. Prandaj duhet të nxirret një ligj për të dënuar gjithë krimet e komunizmit.
Huanito Martini, nga Shkodra, u dënua në vitin 1980 në moshën 18-vjeçare për sabotim të pronës socialiste dhe u dërgua në burgun famëkeq të Qafë Barit.
Pas revoltës së Qafë Barit, më 22 maj 1984, në gjyqin që iu bënë pjesëtarëve të revoltës, Martini thotë se ka qenë pa ndjenja../DW
Na plasi trapi per ju o BURGAXHINJ, o qenie te ndyra dhe te neveritshme te shoqerise shqiptare!
Ore te burgosur,ç’fare kerkoni ju?Doni privilegje,dhe pse i kerkoni keto privilegje
per shkelje te ligjeve te kohes?
Shtetet mbahen me ligje,po si zbatove shkon aty ku keni sahkuar ju.
Ne aqe kemi zbatuar ligjet,nuk na ka hyre asnje gjemb ne kembe.
Rrini mire dhe mos hani M.t.
Ky shkodrani me.emer mucacoje meksikan qe ka ra ne burg per vjedhje e shkaterrim prone tani dashka ta shpallim disident dhe te marri disa milion lek si i persekutuar
Protesta eshte e ligjshme. Protestoni pa frike, por nese demtoni prona, biznese apo institucione dhe njerez ligji, policia dhe publiku do tu ndeshkojne njelloj si ne komunizmin e kohes tuaj.
Demokracia eshte dhuna e ligjit! Shenojeni, mbajeni mend dhe zbatojeni kete mesim te thjeshte, ne menyre qe mos t’a pesoni…
Nuk po kuptoj mire ! Keto normal jane ne te drejten e tyre per greve por per aresyen nuk po me duket bindese ! Opozita e “vjeter” po themi pra ato qe nuk jane me komunizmin nuk kane aresye te protestojne per fotot qe deklarojne Partia Komuniste ose veteranet ?!!!( ka veterane me )Ato kane Mit’hat Frasherin, Abaz Kupin, Kleriket martire etj . Ndersa kunder Enver Hoxhes si ne kete rast jane ish komunistet e denuar po nga Enveri me shoke. Ju kujtohet ne 1990 ,ato kuadro te nomenklatures komuniste qe jetonin ishin vrasesit, e shokeve te tyre ! lerini te prononcohen Spartak Ngjela, Fatos Lubonja, ministraja Balluku, e tjere te Mehmetit, Hazbiut etj….tung
Lavdi kolaboracionisteve te fashizmit …
Fotoja e Enver Hoxhes do t’i tmerroje hajdutet e prones se perbashket edhe ne varr.
500 veta ishin te burgosur politik. POR dolen 5000 hajduta e rrugace si te politikes.
Ishte si ishte Por shtet me ligje.
Edhe per mua e familjen time busti I tradhetarit vrasesit te patrioteve eshte ri vrasje .si ti a bejme.
Kerkojani Sali Ram berishacic qe nga komunist demokrat.
Ju burgaxhinj e keni bere hak , se nuk te prekte njeri me dore po te zbatonjje ligjet . Pse tani ne bote( pa lere ketu ) te le njeri te besh si te duash ? ?? I pe ata te Trampit ? ??