Bylykbashi: Jam nga më kritikët për vendimet e PD, nga djegia e mandateve te bojkoti i zgjedhjeve

12 Maj 2021, 09:51Politika TEMA

Oerd Bylykbashi, anëtar i Kryesisë së PD, ishte i ftuar në Absolut 4 nga ku u shpreh se ai është një nga zërat më kritik në lidhje me vendimet e marra nga PD, ku përmendi djegien e mandateve, si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, Bylykbashi theksoi se tani nuk është momenti që të bëhet kjo analizë, por të faktohet ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu.

Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë.

Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri.

Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”.

Sa i përket 25 prillit, Bylykbashi u shpreh se PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.

1 komente në “Bylykbashi: Jam nga më kritikët për vendimet e PD, nga djegia e mandateve te bojkoti i zgjedhjeve”

  1. Kavajsi says:

    Keta jane me mashtruesit n’bote.Ky uleriste qe djegia e mandateve eshte opsioni i vetem.Nuk e kuptoj paftyresine e ketij dhe gjithe enturazhit te Pd-es.Kur do behet ndonjehere parti kjo parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje