Nga Esiona Konomi
Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.
Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë.
Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.
Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.
Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.
REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike 776 11.70 %
REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %
(ABC News)
mutat votojne mutin
Po 7 vota e bejne diferencen dhe kjo eshte normale qofte edhe fitore me 1 vote por une desha te them se bazuar ne votat PS+PD Agush Meta nga Cepani nuk gezon as respektin e fshatit qe e lindi. Force e pare ne fshat aty ku i ngjiz Agushi yne??.
Vrau veten ne rrethana te dyshimta i shkreti….
Nuk ka mundesi!
Çpanakët kanë votuar PS, por aty janë bere mamipulacione sipas udhezimeve te munikës, do të kene hedhur ndonje lek!
Pse se marrin ta vene Kryeplak e keshtu ta gezojne per fare.
Hahaha edhe ne Cepan me shume se gjysma e fshatit nuk e duan [157+45 = 202 persona kundra kundrejt 164 pro (vetem 44% e votuesve)]. Kur nuk te do as fshati jot, cfare pret nga Shqiperia!? I mbetet vetem te shkoje tek mali me gropa! S’ka ven dtjeter! Atje e di mire se ce pret nga ata qe i ftoj ta godisnin! Hahaha. Perfundimisht Edi Rama e cmontoj shpk e familjes hajduti – lesheline!
e do fshati,por nuk e do Berati.