Bujar Nishani: Mosnjohja e zgjedhjeve qëndrim i pasinqertë, Basha po fyen qytetarët dhe strukturat e PD

11 Maj 2021, 17:35Politika TEMA

Qëndrimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, Bujar Niashani e ka cilësuar si të pasinqertë.

Në një lidhje Skype për MCN TV, Nishani tha se deklaratat për mosnjohjen e zgjedhjeve ndërkohë që do të hyjnë në parlament fyejnë strukturat e PD dhe opinionin publik.

“Kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë”, theksoi ish-presidenti.

Nishani, kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se nuk do e njohë rezultatin e 25 prillit. Ku e çon ky vendim PD?

Është qëndrim i pasinqertë, është retorikë që fyen strukturat e PD dhe opinionin publik. Nëse do të refuzonte nuk do merrte pjesë në parlament, ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në parlament. Mijëra qytetarë u angazhuan për të bërë ndryshimin dhe ti fyen inteligjencën, kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë.

Sot, kryetari juaj, u përgjigj edhe kërkesës që ju, anëtarë të tjerë të këshillit dhe ish zyrtarë kanë artikuluar, për dorëheqje të tij. Më lini ta citoj: Ne jemi një shtëpi e madhe. Gjithkush ka mendimet, kontributin, investimet, sakrificën, të mirat, të metat dhe gabimet e tij apo të saj. Këtu pa diskutim, bëj pjesë edhe unë”.  Si ju duket kjo deklaratë? A ju mjafton?

Nuk kam ndërmend të bëj komente për deklaratat e tij sepse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe. Pikëpamjet e mia janë të ndryshme nga të tij. 25 prilli tregoi se ai nuk e udhëhoqi PD drejt një shtëpie të madhe, por e ka mbajtur atë në një shtëpi të vogël.

Nishani, ju vetë keni komunikuar me Bashën pas zgjedhjeve? Po para tyre, ka patur një krisje? Ju, ndryshe nga Marku nuk ishit në listat e deputeteve? Ishte një zgjedhje e juaja?

Nuk është çështje raporti personal. Nëse do ta konsideroja në raporte personale do ishte gabim, raportin me PD nuk e kam ndërtuar në raporte personale me askënd. Nuk është një çështje ishe apo jo në lista, nuk është çështje karrigeje. Unë kam pasur karrige shumë më të madhe se ajo e deputetit apo se ajo që ka sot Basha. Shqipëria po vuan dhe në këtë kontekst për të ndryshuar Shqipërinë duhet të ndryshojmë PD dhe për të ndryshuar PD duhet një reformim dhe Basha duhet të hapë rrugën.

A do ketë një nismë për ndryshime në statut? Ligjërisht s’mund të ndodhë?

Riformatimi i statutit është kodi që do të garantojë proceset demokratike. Gjithçka vjen në kohën e duhur. Çështja e statutit është më e para dhe kjo duhet të bëhet nga persona të PD. Do kalojë koha dhe demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të shikojnë që nëse nuk ndryshon PD do të jetë një dëm shumë i madh për PD dhe do të vijë duke u zvogëluar edhe më shumë se sa sot.

Ftesën e Ramës për PD, edhe për zgjedhjen e presidentit si e cilësoni?

Kjo është çështje e një diversioni të gjatë dhe Rama ka insistuar për këtë. Edhe vetë PD megjithëse ka kundërshtuar nuk ka qenë e hapur për këtë qëndrim. Nuk besoj se ka ndonjë mundësi të ndodhë sepse do ishte asgjësim. Kjo është një sjelle jo serioze e Ramës që dëmton imazhin e vendit. Parlamenti nuk e shkarkon dot presidentin. Kur të vijë momenti i rizgjedhjes së presidentit ata i kanë të gjitha masat për ta bërë, por se cili do të jetë qëndrimi i PD atëherë këtë nuk di ta them.

4 komente në “Bujar Nishani: Mosnjohja e zgjedhjeve qëndrim i pasinqertë, Basha po fyen qytetarët dhe strukturat e PD”

  1. Ju te kryesıse se PD jepnı nje garancı lulıt qe do te shkarkohet nga kryetarı ı Partısedhe ky menjehere do te pranojerezultatın e zgjelljeve,Pra hallın kryesor lulı e ka qe te mbetet perserı krytar ıPD Po nuk ja dhate kete garancı ky hıdhet dege me dege qe te mos pranoje rezultatın e zgjelljeve,Nuk eshte krejt budalla,

  2. american16al says:

    Une jam simpatizant i Lulit apo i Rames, partite duhet te moderohen dhe te marrin shembull nga Kosova si i bene zgjedhjet, asnjehere nuk do te kete zgjedhje perfekte por ne cdo rast duhen penalizohen gabimet qe te punohet sa me mire dhe partite te njohin rezultatet ne fund te procesit.

    1. Pilo Lala says:

      O te marrte lumi me gjithe Kosoven.
      Albini po e con Kosoven drejt mosnjohjes nga Europa.
      Mjere Kosova ne cfare momenti po jeton…

  3. Nje mergimtar says:

    Z.Nishani,a eshte Basha qe me kembengulje i ben karshillek PD-s e statutit apo jane mangesi te statutit?Ne qendrimin e Z.Basha a ndikon perkedhelja qe i ka bere Berisha apo paaftesia e PD-s per tu demokratizuar qe ti jape vendit nje fryme te re.?Ne gjithe keto vjet del qarte se partite shqiptare vuajne nga sindroma e kryetareve ose e njerzve te forte.Gjykimi racional njihet pak ose aspak.Shqiperia do te vazhdoj te hallakatet edhe per shume kohe qe te gjej rrugen e prosperitetit demokratik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje