Ish nënkryetari i FRPD, akuza Bashës: Mjaft u talle me ne! E do partinë për të nxjerrë kursime në Londër, Dublin apo edhe një vend tjetër që s'thuhet

11 Maj 2021, 18:51Politika TEMA

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor në PD, Lisandër Hoxha komentoi takimin e kreut të PD, Lulzim Basha në Durrës. Në rrjetet sociale, ai deklaroi se ky ishte një takim qesharak sepse qeveria nuk do të rrëzohet nga fushata me akuza për vjedhje votash.

Sipas Hoxhës, që është edhe një prej demokratëve që kërkon dorëheqjen e Bashës, ky i fundit po e mban partinë peng për interesat personale. Thirrja e tij është që të hapet rruga për ringritjen e PD.

“Lulzim Basha fillon sot fushatën qesharake të tij, si i vetmi kandidat në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të PD.

Kjo humbje turpëruese e zgjedhjeve do të justifikohet me akuza dhe premtime boshe sa për të fituar pak kohë.

Në shtator, i gjithë grupi parlamentar prej 59 titanësh të demokracisë, do të ulet në Parlament dhe për plot 1.444 dite do bëjnë jetë normale politike. Në shtator do e kuptoni se kjo ishte loja dhe se vula e partisë u duhet humbësve sa për të nxjerrë bukën e gojës dhe ca kursime në Londër, Dublin, apo edhe një vend tjetër që nuk thuhet.

Demokratët do jenë përsëri të papunë, të varfër, të vjedhur dhe të shtypur. Kjo stabilokraci, në marrëveshje me Edi Ramën, po i rrjep shqiptarët çdo ditë përmes tenderave me oligarkët.

Mos harroni se deri në 2025 do dëgjoni të njëjtin premtim nga PD, por me siguri që, nëse ajo nuk hapet dhe nuk reformohet, do të skadojë bashkë me ëndrrën mbi të cilën u ngrit. Humbësi duhet të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugën e ringritjes së PD-së.

Kjo forcë politike ka me qindra të reja dhe të rinj që mund të fillojnë një pakt të ri moral me shqiptarët. Pengmarrja e Partisë Demokratike do të jetë edhe fundi i saj. Reflektoni, vëllezër dhe motra! Mos i lejoni të tallen me ne!”, shkruan Hoxha!

4 komente në “Ish nënkryetari i FRPD, akuza Bashës: Mjaft u talle me ne! E do partinë për të nxjerrë kursime në Londër, Dublin apo edhe një vend tjetër që s’thuhet”

  1. Djalı mos u mashtronı kote nga demagogjıa e Lulıt Aı mashtron per cdo dıte dhe per cdo gje Aı me gjıthe keto humbje duhet te kuptoje se duhette hape krahun se nuk eshte ı afte per te drejtuar kete partı,Kydo te rrıje gjate se mbron edhe Salı Berıshen, Ju rınıa e PD mos tju haje mendja se Lulı do te ıke paqesısht nga drejtımı dhe PD Cohunı dhe hıqenı ne se donı ecıe perpara,ne se do te kenı deshıre te rrını ku jenı lerenı aty tju mashtroje,

  2. Demokrati i Lodhur nga Marrezirat e Bashes says:

    me 2025.Basha do te thote:Zgjedhjet u “Vodhen”..me “Koqe veze” na Socjalistet.. u Blene Votat me “Teshere”…dhe Jonxhe..per Bagetite…dhe Brockulla te tilla-..
    vetem nje Gje..me 2025-sen nga PD-ja qe eshte Sote ka mbetur vetem 1/3-ta sepse jane bere edhe 3-Parti te reja…..Bashen e do Saliu,por edhe Saliu do Bashen…po Demokratet e “Vertet” ke duan??????????

  3. asd says:

    Me ben pershtypje fraza “demokratet do te jene prape pa pune e pa buke perseri”… A jane ne vete keta shurraqer ? A jam une qe nuk e kam kuptuar qe duhet te jesh me nje parti qe te punesohesh dhe te hash buke, apo kemi te bejme me maskarenj qe kontributin partiak e konsiderojne “lufte” per vende pune e per buke? Ne kurriz te kujt i merrni keto vende pune ? Jeni te gjithe njelloj. Shume mire qe nuk keni fituar dhe kurre mos fitofshi!

  4. Ceni says:

    PD s’ka pse merret me Ramen. Te merret me Bashen humbes dhe genjeshtar. Basha nuk e mund dot Ramen. Ose gjeni nje tjeter ose mbyllni gojen. Nuk pjerdh kush per ankesat tuja qesharake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje