Avokat Spartak Ngjela ka zhvilluar një intervistë për Fax News këtë të martë, ku ka folur për aktualitetin politik në vendin tonë.
Një nga pikat të cilat preku avokat Ngjela ishte përplasja Basha-Selami, për të cilën Ngjela u shpreh se Rama ka paguar në favor të Bashës, duke qartësuar jo në kuptimin e parave por në kuptimin e investimit.
Teksa fliste për zgjedhjet e 25 prillit, Ngjela deklaroi se qeveria gjithmonë hyn në zgjedhje dy hapa para, prandaj dhe opozitës i duhet një skemë e mirë që te fitojë përballë saj.
Ai u ndal konkretisht te qeveria shqiptare, për të cilën tha se Kryeministri Edi Rama i la të gjitha inagurimet për muajin e fushatës në mënyrë që t’i jepte njerëzve diçka të prekshme dhe jo premtime si kundërshtarët.
Për sa i përket dorës së shtrirë të Ramës për bashkëpunim, Ngjela ngriti dyshimet se kjo ftesë e Ramës mund të jetë e inicuar nga perëndimi, duke shtuar se opozita e ka refuzuar sepse sipas atij ajo “i ka hipur kalit mbrapsht”.
Për sa i përket shkarkimit të Metës, avokat Ngjela theksoi se Meta ka dalë nga roli i Presidentit dhe është artikuluar politikisht me opozitën. Sipas Ngjelës, mazhoranca do ta shkarkojë Metën këtë herë.
25 prilli?
Rama është në pushtet. E gjithë ekspertiza e nivelit të lartë për zgjedhjet të lira në botën europiane thotë që është dy hapa përpara. Që të kalosh këto dy hapa duhet një skemë e fortë. Ata bënë një lojë. Nuk kishte nevojë të thoshte gjë. I la të gjitha inagurimet gjatë muajit të fushatës. Dilte Kryeministri dhe inaguronte.
Pra i jepte një gjë të prekshme. Opozita duhet të kishte një skemë të madhe. Dhe ata fituan. Fitojnë sepse në të gjithë botën qeveria është dy hapa para. Ka administratën, ka gjithçka.
Dora e shtrirë për opozitën?
Marrëveshja është një thirrje që bën Rama. Mund t’ja kenë kërkuar. Mund të jetë mendim perëndimor. Nëse kjo është kërkesë e BE duhet ta bëje, patjetër, përse mos ta bëjë. Të shohim si do shkojë. Deri më tani PD ka refuzuar, sepse i hipi kalit mbrapsht. I vuri karrocën kalit mbrapsht.
Pse? Sepse nuk pranoi zgjedhjet. E para pyetje që bëhet a do hyjë në Parlament? Nëse nuk hyn në Parlament krijohet krizë politike. Kriza nuk dëmton Ramën por Shqipërinë. Të shikojmë se si do të eci situata.
Nisma për shkarkimin e Metës?
Ajo shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President dhe ka hyrë në Parlament. Ai u artikulua politikisht me opozitën, gjë që nuk duhej ta bënte. Këtë nuk e lejon kushtetuta. Thirrjet që bëri jo me hanxhar, jo me mjete prehta, s’ka rëndësi.
Pyetja më e madhe është kjo: Rama e ka nga vetja apo ja ka kërkuar Washington? Sepse nuk mund të dalë një President i NATO-s dhe të thotë raketë. Të shikojmë se çfarë do të bëjnë. Por unë kam përshtypjen se do ta shkarkojnë.
A është më e vështirë nëse Meta kalon në opozitë?
Meta nuk është në Parlament. Opozitat janë në Parlament. Opozita nuk rri në rrugë. E patë opozitën në rrugë? Ja dëgjuat dot zërin. Jashtë parlamnetit nuk bën dot opozitë.
Meta nuk ka çfarë bën. Ai katër deputetë ka brenda. Ju jap një informacion të saktë. Në përplasjen midis Bashës dhe Eduart Selamit, Rama ka paguar, jo në kuptimin e parave, në investim të Bashës. Të shikojmë si do shkojnë ngjarjet.
Duro avokat,mos pi kokainë. Do dalin skandale të mëdha në vazhdim në lidhje me blerjen dhr mamipulimim e votës. Nuk ia hedh dot paq Rama, se nuk është më i fortë se e vërteta.
Edi Rama eshte politikan vizionar, eshte i fuqishem, kembengules dhe i pergjegjshem per ate qe thote dhe e ben duke e treguar, pavaresisht se disa i mbyllin syte forte qe mos ta shikojne. I ka caktuar vetes dhe nje mision: ta beje Shqiperine se s’ben dhe po vazhdon ta transformoje me hapa te shpejta. Durimi qe ka ky njeri ndaj atyre qe gojen e kane kthyer ne tualet, eshte per tu çuditur. Krahasaoni fjalorin e tij dhe fjalorin e lopçarit sllav Sali Berisha, apo dhe seres se tij qe ka brumosur ne folene qe ndertoi per te vjedhur e shkaterruar Shqiperine dhe shqiptaret , te ashtuquajturen partia demokratike. Merri me radhe qe nga kryetari e sekretari e deri tek gazetaret e tij nje gjuhe kane: urrejtje, banalitet, mungese kulture e respekti njerezor, idioter te pa rregullueshem deri ne vdekje Aftesia e Sali Berishes kjo ishte: urrejtje per te shpetuar gjene qe grabiti me banden e tij dhe nje gjyqesor personal qe po vazhdon akoma qe nga koha e plepave Me thoni nje krim qe ka bere Edi Rama veç fjalorit: Po Sali Berisha valle ka bere krime me banden?! Do thoni po Ilir Meta. Nje alabak qe i mori te gjitha postet, tani do te mbroje floririn se i ngelen pa paguar 160.000 paundet per femijet! Dhe tjetra; ne qoftese Saliu vendoste njerez qe rrezonte shtyllat me dinamit, veç krimeve me urdher te tij, shikoni se çfare mbolli alabaku Ilir Meta: çdo dite vrasje ne Vlore dhe Elbasan e nuk jane te rastesishme. I ka rrenjet te thella, por kur prokuroia e gjykatat qendrojne akoma prapa PLEPAVE, kjo eshte fatkesei e qytetareve te atij vendi. Dhe kane fjale e flasin injoranca shqiptare! Edi Rama do largohet nga politika, por mbrapa do lere te gjitha qyetetet dhe rruget e Shqiperise qe rrezik se do mbajne emrin e tij: do thone jane bere ne kohen e Edi Rames. Po te tjeret çfare lane? Shkaterrimin dhe krimin.
Mire e ke oj Moll ! Alibegu la jam mbreme! Edhe nje plepiste i dobet edhe e kish mbrojte me mire PD!