Paloka: Ne po bëjmë tonën, po nuk kam besim tek përsëritja e zgjedhjeve

11 Maj 2021, 22:53Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha :

“Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave.”

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshire dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga Spak qoftë nga Prokuroria.

Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as Spak dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand.”- tha Paloka në Përballë.

Për nenkryetarin e PD-së Edi Paloka, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet.”

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat.” – tha Paloka në Përballë.

11 komente në “Paloka: Ne po bëjmë tonën, po nuk kam besim tek përsëritja e zgjedhjeve”

  1. Lyl bolja qe sdi ca ben says:

    O Paloqe…. Po si nuk i le Arrlleqet njehere…… Jep doreheqjen edhe shporru nga PD ti bashke me Lulush Luleshtrydhen edhe Grida Sumen

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh se e mungoke lojen e bixhozit.. Dukesh..

  3. ??? says:

    SHA THU RE PALOQE !?!?
    PO TI SIKUR FITOVE , REEEE???

  4. FAKTI says:

    Ose je idiot ose ben idiotin se Edi Rama mund te jete i vetmi ne Shqiperi qe s’ka frike se ai iken nga politika pa asnje probleme dhe ngelet nje nga figurat e paperseriteshme ne Shqiperi per ato qe ka bere aq sa dhe ti ndonje dite do thuash qe keto qytete u rregulluan ne kohen e Edi Rames, keto rruge u bene ne kohen e Edi Rames apo ky shtet u be ne kohen e Edi Rames apo kjo drejtesi u be ne kohen e Edi Rames etj se ju partia fatale e juaja e quajtur demokratike e mori Shqiperine me fabrikat, uzinat, bujqesine pyje, kullota, per te mos thene dete e oqeane dhe ju u dhate urdherin salive tuaj se salite ne ate parti jane jo me these e trasta por me kamiona zis sovjetik apo skoda me turi çeke dhe e vodhet, e shkaterruat e vrate dhe e sunduat me kuliçer e salier duke prodhuar ne menyre vegjetative drejtesi plepas qe vuajme dhe sot Nje pyetje kam: pse duhej reforma ne drejtesi?! Mua do me vije veshtire kur tu shikoj ne parlament ne shtator me ate gjuhen tende thuthuqe apo me ate gojen halé te Saliut e keshtu me radhe. Nuk behi njerez ju qe te behet dhe partia!

  5. Vranakonti says:

    Paloqja,e di qe nuk ka fituar ne 25 Prill dhe akuzon organet e drejtesise se per denoncimet e bera nuk do te jene ne favore te PD.Natyrisht qe nuk do jen se jane shpifje.Duke ditur kete Paloqja dhe muti tjeter Basha,me ata felliqesirat e tjere,thon qe as SPAK nuk do i japin te drejte.Jo more jo,drejtesia do t’i jap drejtesi atij qe i takon.Keta te PD do i quajn te mire drejtesine vetem kur u jep te drejte edhe kure nuk kane te drejte.

  6. Eduart says:

    O thapafhuqi iu kfheve organeve te drejtesise tani ti shash ,kte e dime se ti dhe opozita nuk e doni Reformen ne Drejtesi se ajo po’ godet e do godase ty e te tjeret qe te drejtojne ty. Per momentin gezo humbjen si gjithmon.

  7. mirel says:

    Problemi i PeDe-rave nuk eshte se kane nje Paloke por se kane shume Paloqe…

  8. Andrea durres says:

    Burre lavire, do fitoje zgjedhjet duke pi kafe me kastriot camin dhe 2 bodigardet qe mbaje me vete. Deputet i kenetes.

  9. Ju fituat pa u hapur kutite. Kur e dinit qe do manipulohej vota pse hyte ne zgjedhje?

  10. timo says:

    Unë po pres që të na thoni, ndonjë ditë,që Rama ka kapur edhe PD-në.

  11. Paloka-destruktiv says:

    Shume sakte, e thote Paloka , ata bejne te tyren dmth shume zhurme per asgje si gjithmone , ajo eshte meseleja e PD. Deri ketu ketu asgje e re nga fronti i destruktivizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje