“Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

12 Maj 2021, 14:33Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Partia Demokratike është kthyer në një makineri gjigande gënjeshtrash, aq sa mund ta ketë zili edhe vetë Rilindja. Duke organizuar shfaqen foshnjakërisht të shpifur të dorëzimit të arkave me fakte në KQZ, duke përkundur iluzionin se zgjedhjet mund të përsëriten në 9 qarqe, duke mospranuar se disfata tashmë është çertifikuar, ajo nuk po bën gjë tjetër, veçse po mashtron, së pari militantët e saj dhe më pas gjithë publikun.

Ato “kartonë të rëndë me prova” që u dorëzuan me pompozitet qesharak përpara kamerave, nuk kanë brenda asgjë. Sepse krimi i vërtetë elektoral nuk gjendet në kutitë e votimit, por në të gjithë mjedisin që i ka rrethuar ato. Faktet që po dalin, aty këtu, për pretendimet e PD-së, nuk kanë aspak peshë për organet që do të gjykojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve. 

Kështu, nëse ministri i rendit Çuçi akuzohet se e ka drejtuar fushatën e tij me ish policë të inkriminuar, ky është një gjykim moral dhe publik për figurën e tij, por aspak një fabul që ngre pikpyetje ligjore për mandatin e tretë në Gjirokastër. As fakti se dordolecët e komitetit teknik të ekspertëve u përdorën për të penguar votuesit emigrantë të opozitës dhe për të lejuar ata të PS-së që të votonin, nuk mund të trajtohet juridikisht nga KQZ.

Madje madje, as argumenti madhor i votave të Tomës dhe Qifes, që bind cilindo që reket të gjykojë ftohtë, se pretendimi për kasaphanë elektorale është i drejtë, nuk mund të ketë vlerën e provës në një proces të kontestimit të rezultatit.

Pra, arkat e PD realisht janë të zbrazura, elementët që mund të sillnin përsëritjen e ndonjë qarku deri më tani mungojnë dhe beteja ligjore e opozitës i ngjan një përleshje me mullinjtë e erës.

Por, thënë këtë shtrohet pyetja: atëherë pse është futur ajo në këtë rrugë qorre? Atëherë pse po sillet sikur e ka zbuluar botën pas 25 prillit? Pse deri në mëngjesin e së hënës foli për fitore dhe më pas e zëvendësi atë me masakër?

Shpjegimi më i thjeshtë që japin kundërshtarët është ai se kjo po bëhet për të shpëtuar lëkurën e Bashës dhe imazhin e tij prej humbësi recidivizt.

Në fakt e gjitha nuk është, as kaq e thjeshtë, as kaq sipërfaqësore.

Sepse këtu në lojë nuk është emri i një personi qoftë ky dhe lideri i opozitës, por mbi të gjitha politikat që ai ndërmori dhe që u përkrahën unanimisht nga gjithë PD-ja.

Personalisht mendoj se opozita i ka humbur këto zgjedhje shumë kohë më parë, në 3 pika kyçe që nuk kanë të bëjnë aspak me 25 prillin. Së pari, kur u zbyth nga përbetimi për të mos lejuar të zhvilloheshin votime moniste në 30 qershor 2019. Së dyti, kur u ul në tryezën 14 janarit për reformën elektorale. Dhe së treti, kur nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit.

Me të treja këto akte PD dorëzoi spektrin e rrugës radikale, tradhëtoi kredon e atyre që patën marrë në dorë molotovët, duke provuar edhe qelitë, pasi besuan në slloganin e një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhje normale.

Me këto pirueta fondamentale PD pranoi në heshtje se bëri gabim që dogji mandatet, bojkotoi pushtetin lokal dhe zgjodhi obsionin se Rama mund të sfidohej edhe përmes votës. Ajo u zbraps nga një politikë që e kishte argumentuar qartë dhe drejtë, se nuk mund të ketë zgjedhje të lira në një mjedis autokratik.

Në kohën e këtij ndryshimi absurd kursi shumë kritikë të qeverisë aktuale e fshikulluan këtë kthim timoni në drejtim të greminës. Edhe Lapsi.al ka pasur një vijë të qartë editoriale kundër këtij absurdi. Por “zoti Luli”, që preferon më tepër të luajë rolin e kanakarit të ambasadorëve, sesa atë të liderit që mbron interesat e tërë opozitarëve, i shpërfilli këto qëndrime, duke i etiketuar si revolucionare, dhe vazhdoi të udhëheqë me vendosmëri në rugën drejt disfatës.

Madje ai lëpiu gjithçka kishte pështyrë se regjimi nuk mposhtet me votë dhe filloi të besonte tek “uragani blu” aq shumë, sa edhe në mëngjesin e 26 prillit shpalli se fitorja thjeshtë duhej numëruar.

Në fakt, në kuti gjendej ajo që kishte vendosur prej kohësh regjimi. Aty ishte rezultati i financuar nga koncesionet e oligarkëve, i propoganduar nga TV e mëdha, të kapura prej kohësh, nga policia politike që la deri në fund të lirë banditët që blenin zgjedhësit, nga yjet në ngjitje të SPAK-ut, që vetëm rrinin e vështronin krimet, nga makineria shtetërore që shpërndau miliona nga buxheti për të ndryshuar votën, madje dhe nga shkenctarët ambulantë të komitetit të ekspertëve që vendosën në mbyllin kufinjtë.

25 Prilli ishte prova ulëritëse se nuk ka autokrat që e lëshon karrigen demokratikisht. Ai provoi edhe njëherë se Basha i 2019 kishte plotësisht të drejtë, ndonëse Luli i mëpasëm, i shantazhuar nga ambasadorët dhe i kapur nga kushedi ç’interesa, e ndryshoi tërësisht kursin. Edhe njëherë, si katër vite më parë, ai e çoi PD dhe opozitën drejt katastrofës.

Pikërisht këtë kthesë politike që rezultoi fatale, këtë përgjegjësi për shpënien e opozitës si cjapi te kasapi, do të fshehë manipulimi me arkat bosh që po çohen në KQZ. Me anë të saj PD po reket të krijojë iluzionin, sikur gjithçka është një çështje teknikalitetesh, sikur po u hapën ca dosje, po të shqyrtohen ca fakte, rezultati edhe mund të ndryshojë.

Dhe këtu problemi nuk është tek gënjeshtra që po tentohet të instalohet. Ajo do të shuhet shpejt, aq sa dhe më të qorrollepsurit që duan të besojnë në fantazi të pamundura do ta kuptojnë. Por, shqetësimi është se duke u përpjekur të imponojë këtë alibi, opozita nuk do të jetë në gjendje kurrë të ndërgjegjësohet se përse humbi realisht. Ajo do të vazhdojë të vetëmashtrohet duke menduar se regjimi mund të bjerë me votë dhe me betejë parlamentare, për ti lënë sërish timonin Lulit, krahu i të cilit pret gjithmonë nga gremina.

22 komente në ““Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina”

  1. Ik mor te shkerdhefte afrika gruan says:

    …nuk arini ta kuptoni se ju neverit popullit fytyrat tuaja te konsumuara.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    I the te gjitha, ik tani bej cicin ne ndonje cep pallati i dehur..

    1. Mandi says:

      Kjo ështe analize si të ishte ekstremist islamike ose komunist terroristat… Unë mendoj se prandaj Lulzim Basha eshte aty Ku ështe se pse degjone juve dhe ju mendoni se shumica e popullit shqiptare done dhune dhe terrore

  3. Adi says:

    Andi, amanet shtyllat e tensionit te larte… vetem andej mos ta coj timonin. Gremina I pret me timon apo pa timon… mjer ti qe ngele pasagjer ne autobuzin e tyre. Ne cdo autoobuz qe te futesh, prape nuk e fsheh dote qe je nipi i Kapos.

  4. kujtimi says:

    Vertete ketij debili i ka mbetur ora ne ’92. Zgjohu bushat, koha ecen nuk rri ne vend. Zgjedhjet se pari ps i kishte te fituara sepse spektri i majte eshte me i madh se i djathti ne Shqiperi. Kete e dime te gjithe, vetem ti me sa duket ose nu e di ose ben sikur nuk e kupton. PD ka fituar vetem zgjedhjet e ’92, ndersa te tjerat vetem i ka vjedhur, here vetem e here me liken. PS e shfrytezoj mire kete situate, e per inat te pd erdhi edhe termeti e virusi, te cilat rama i menaxhoj ne menyre ideale. Menxhim te cilin basha as neper mend nuk mund ta shkonte. E kjo i solli, me merite, edhe fitroen ps. PD te pergatitet per zgjedhjet e 2025, sidurisht pa bashen, po deshi ti afrohet fitores.

  5. Alba.ny says:

    An(ij)aliza e Bushatit fut ujë njësoj si dhe anija e Lulit. Sigurisht qendrojnë ato çka thotë për 5 a 30 qershorët, por ai nuk do të pranojë se dlshtimi i “zotit Luli” dhe i atij vetë, si dhe i anal- istëve si ai, Lubonja, Shkullaku, Zheji, Bejtja e kallamkusuri, është tek ajo që ai mbron: politika dhe aksioni antidemokratik, katastrofik, gjasmerevolucionar i materializuar te Çadra, Dalja nga Parlamenti, Retorika Antiperëndimore, Thirrjet për Hedhjet në Lanë të Ramës dhe Rilindasve e kështu me radhë.
    Në qindra orë debatesh e anal-izash e kemi dëgjuar këtë llapaqen dhe bashkëlehësit e tij për përdorim dhune e force , për tërheqje zvarrë e përdorim grushtash, molotovësh e cfurqesh- dhe ja ku mbritën.
    Dhe po vazhduan kështu- aty do të jenë edhe pas mandatit të katërt a të pestë të ER, EV, Çuçit e Ruçit.

  6. Taulant says:

    Andi nuk e ka kuptuar akoma qe populli yne i lemerosur ka 75 vjet qe voton te keqen.
    Popullit tone i mjafton nje hale e nje furre buke si u shpreh nje aktor … aq e ka horizontin.
    Tere diten kafeneve ankohet por pastaj si iriqi qe ne dark kthehet ne ferre edhe populli voton te keqen ben zgjedhjen me te keqe.

  7. Xoni says:

    Mo mire o Bushat,nuk ishe edhe ti qe mbeshtete djegjen e mandateve ? Prano edhe ti gabimin.

  8. M. says:

    Me se te ka ushqyer jot’eme more djale. Le qe ku dinte ajo te ushqente, do te kete ushqyer teta dhe ty te gjyshja e te gjyshi. Jot’eme as te gatuante as te bente pazar. Kishte teten ajo qe e paguante shteti per kapot.

  9. Nesti says:

    Ti mor tip ,e orientove dhe i fryve erës së bojkotit .
    Ti mor ti…, je destruktori dhe udhërëfyesi drejt greminës.
    Ti mor amorf, përpiqesh të jesh me të djathtët, kur në qelizë je kundër .
    Ti s’ke moral se morali do gen pa të qendroj .
    Basha mund të ket humbur disa herë, por ka luftuar me sa ka mundur .
    Ti.., llafos , pof s’të dëgjojnë .

  10. Mero po qe se do ta lexosh kete thırje A nuk ke ndonje hajvan tjeter qe ta nzjerresh se bashku me shkrımın e tıj se kete hajvan qe na merzıtı me brockullat e tuj Te falımınderıt per mırekuptımın,

    1. Adi says:

      I nderuar Kosovari! Per mendimin tim, Merua ben mire qe vazhdon i boton shkrimet e ketyre “anal-istave” qe populli t’i shikoje mire kush ishin keta dje dhe kush jjane keta sot. Psh, ky Bushat Kllufi, i humbi zeri dikur duke i thene Lulit te iknin nga parlamenti dhe te linin mandatet. Tani ben sikur nuk e kupton idiotesine e tij dhe tallet me timonin e Lulit… Ja, keta jane Bushatet e Lubonja me kompani. Populli i shikon, ben sehir, dhe u jep voten sipas kokes!!

  11. qytetar says:

    o Zot …
    nuk na u nda muti ne shi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

  12. Lul Mafishtja says:

    Duhet pegezuar qe ne fund te fundit ky gazetar tha nje relitet.Fitorja e PS-es eshte certifikuar tashme nga nderkombetaret BE dhe SHBA dhe nuk ka me kthim pas.Lul mafishtja eshte I paafte ,nuk e bie dot partine ne pushtet prandaj te jape doreheqjen dhe te iki te pirdhet ne Hollande nga ku ka edhe origjinen

  13. v1 says:

    jo cdo gje zgjidhet me molotov.Zgjidhja vjen nga kutia e votimit

  14. Pilo Lala says:

    Hajde degjo Andi karabushin, qe ben analize.
    PD i humbi zgjedhjet, sepse boshatisi Parlamentin ne 25 Prill.
    Nderkohe qe ky vete dilte cdo nate, dhe inkurajonte PD te ikte nga Parlamenti..
    Cfare gazetar legena jane keta?
    Lepijne ate qe peshtyne para 2 vjetesh.

  15. Mandravellua says:

    O Anal-ist
    Vertet mendon se timonin e ka Luli?
    Jo timon qe nuk ka,,,po as frena dhe as sinjalin e kthesave nuk e ka ne dore, Luli i vocerr.
    Si porrjedhin punet, Luli do te ike nje ore e me pare nga posti i “kryetarit”, po nuk ka marre akoma urdher…
    Dha 1 napolon flori qe te hyje ne valle…tani jep edhe 10 te dale, po nuk e lene.
    Baba Sqapi nuk e jep pelqimin. Duhet t’i thoshe dy fjale per Baba Sqapin…

  16. Attan says:

    Perhere e me i sigurte qe i perket gazetareve me page nga Meta

  17. Predatori says:

    Nqs Basha dëgjon këshillat e analistëve si puna jote, e Shkullakut, e Lubonjës, e Bejtes apo e Zhejit, PD-ja nuk ka për të fituar ndonjëherë.

  18. bejtja says:

    Gjarperi po gjarper ngelet. Rri e rri dhe e leshon helmin.

  19. Imigranti says:

    Ku kriminel ben thirje publike per lufte; arestojeni spiunin. PD humbi se ka Saliun kryetar ne aleance me Ilir Meten, Mediun dhe Co. Kure nuk ka per te fituar po nuk u shkeput nga kjo fare e keqe.

  20. ekonomiksi says:

    mero vazhdo botoje kte…se ky asht aq k….sa i duket vetja si gjyshi i vet…e kom njof nga afer ne 90 ket plehre…ky esht si mutacionet e covidit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje