FOTOT/ Qyteti i paqes, për të cilin vetëm luftohet: Çfarë e bën Jerusalemin një vend kaq të shenjtë?

12 Maj 2021, 18:44Lifestyle TEMA
FOTOT/ Qyteti i paqes, për të cilin vetëm luftohet:

Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve në Jerusalem, prej kohësh po shkaktojnë një konflikt në rritje. BBC paraqet një përshkrim të thukët se pse Jerusalemi – emri i të cilit do të thotë “Qyteti i paqes” – është një qytet kaq i rëndësishëm për Krishterimin, Islamin dhe Judaizmin?

I njohur në hebraisht si Yerushalayim dhe në arabisht si al-Kuds, Jerusalemi është një nga qytetet më të vjetra në botë. I pushtuar, i shkatërruar dhe i rindërtuar herë pas here, në çdo shtresë të tokës së tij zbulohen pjesë të ndryshme të së kaluarës dhe historisë.

Qyteti i vjetër, përbëhet nga një labirint rrugicash të ngushta dhe arkitekturë historike që karakterizon katër lagjet e tij – të krishterë, myslimane, hebreje dhe armene, ku çdo lagje përfaqëson popullsinë e vet. Të krishterët kanë dy lagje, ndër to dhe armenët, lagjja e të cilëve, më e vogla nga të katërtat, është një nga qendrat më të vjetra armene në botë.

Brenda lagjes së krishterë është Kisha e Varrit të Shenjtë, një vend i rëndësishëm për të krishterët në të gjithë botën, sepse mendohet të jetë vendi i vdekjes, kryqëzimit dhe ringjalljes së Jezusit. Kisha menaxhohet bashkërisht nga përfaqësues të konfesioneve të ndryshme të krishtera, kryesisht Patriarkana Greke Ortodokse, fretër françeskanë nga Kisha Katolike Romake dhe Patriarkana Armene, por gjithashtu nga etiopianët dhe Kisha Ortodokse Siriane. Është një nga destinacionet kryesore të pelegrinazheve për miliona të krishterë në të gjithë botën që vizitojnë varrin bosh të Jezusit dhe kërkojnë ngushëllim në atë vend.

Xhamia

Lagjja Myslimane është më e madhja nga të katërtat lagjet e Jerusalemit dhe përmban faltoren e Kupolës së Shkëmbit, si dhe Xhaminë al-Aksa, në një vend të njohur për myslimanët si Haram al-Sharif. Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë në Islam pasi myslimanët besojnë se Profeti Muhamed udhëtoi këtu nga Meka dhe u lut me shpirtrat e të gjithë profetëve. Disa hapa larg, tempulli i Kupolës së Shkëmbit mban gurin, ku myslimanët besojnë se Muhamedi u ngjit në qiell.

Besimtarët myslimanë vizitojnë vendin e shenjtë gjatë gjithë vitit, por çdo të premte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra mijëra myslimanë vijnë të luten në xhami.

Muri Perëndimor

Lagjja hebraike është shtëpia e Murit Perëndimor, një mbetje e murit mbështetës të malit, në të cilin dikur ishte Tempulli i Shenjtë. Hebrenjtë besojnë se ky ishte vendi i gurit themelor nga u krijua bota, dhe ku Abrahami u përgatit të sakrifikonte birin e tij Isakun. Shumë hebrenj besojnë se Kupola e Shkëmbit është vendi i Shenjtë i Shenjtërve.

Ky vend menaxhohet nga Rabini i Murit Perëndimor dhe çdo vit pret miliona vizitorë. Besimtarët hebrenj nga e gjithë bota vizitojnë këtë vend për t’u lutur dhe për t’u lidhur me trashëgiminë e tyre, veçanërisht gjatë Festave.(A2)

4 komente në “FOTOT/ Qyteti i paqes, për të cilin vetëm luftohet: Çfarë e bën Jerusalemin një vend kaq të shenjtë?”

  1. Erdogan says:

    Qyteti me i Shenjte i botes ishte Athina e Pellazgeve,Ilyreve,Epiroteve Maqedhonasve Ioneve ou eshte sot Tur-qija dhe jo nje qytet i Idioteve dhe Ignoranteve qe flasin per “Zot”,Urrejtje,Luftera,Vrasje Jérusalem.
    Kjo eshte vertetuar historikisht dhe nuk ka vend per diskutim nga Barbaret.
    Bibla eshte Urrejtje dhe Shkaterrim ne Emer te Zotit qe quhet Interes nga Ignorantet.
    A ka me te Shenjte se Dhimokratia,DrejtesIua,Paqja,Theatro,Festivale per Perendite e Olimpit,per Fuqi Hyjnore si Drejtesias qe eshte Zeusi,Dija (Athina Sofia),Dashuria Afrodhiti,Shkenca qe eshte Ifestos.

    1. Matrapiku says:

      “… manexhohet kryesisht nga Patriarkana Orthodhokse Greke”.
      E mer qafira sa akoma keni per te mesuar nga madheshtia e Greqis. Shkeputuni nga tradita e faljes 5 here ne dite me bythen perpjet, qe t’ju oksigjenohet truri.
      .
      Nuk eshte rastesi qe “flaha e shenjt” (shikoni ne internet “holly fire”) ndizet cdo vite ne Pashke ne duart e Patriarkut Grek (gjat faljes ne Varrin e shenjt)
      .
      Edhe nje here … Flaka e Shenjt ndizet ne menyre mistike per mijra vjet vetem ne duart e Patriarkut Orthodhokset Grek dhe ne asnje tjeter, Katolik, Evangjelist, Orthodhoks Bullgar, Armen, Serb, Rus …
      .
      PER MIJRA VJET VETEM NE DUART E PATRIARKUT ORTHODHOKS GREK.
      .
      Sa per leshqent Islamik ata te shkojne ne shkretetirat Mekas dhe te Medines, aty jame vendet e tyre te shenjta dhe varri i profetit te tyre poligam Mahmut.

      1. Shkullaku Uturaku says:

        O koqe, qe paske pare vetem lagjen plaka e mesuam!!! Dil shif njehere Romen dhe meso cfare eshte qyteterimi. Kush ndicoi dhe po ndricon boten sot? Perandoria Romake. Qyteterimi Helen (bobo edhe emrin prej nje kurve e kane marre) veten ne Athina ndricoi nuk u perhap me shume. Kaqol lexo te ndricohesh.

    2. ca po thua says:

      Athina nuk ka asgje “te shenjte” o kaqol!
      As Jeruzalemi nuk eshte aspak “i shenjte”, por nje qytet si gjithe te tjeret me historine e vet dhe vetem kaq!
      Ceshtja e “shenjterise” eshte ceshtje e mendjeve te semura!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje