“Për veprime homoseksuale”, 5 vite burg për dy gra transgjinore në Kamerun: Dënohet blogerja e famshme

12 Maj 2021, 16:48Lifestyle TEMA
“Për veprime homoseksuale”, 5 vite burg për dy gra

Dy gra transgjinore në Kamerun janë dënuar me pesë vjet burg për shkelje të ligjeve të homoseksualitetit.

Sipas avokatëve, ato u dënuan për nxitje të homoseksualitetit, ndërkohë që në publik kishin shumë probleme me kartat e tyre të identitetit.

Njëri prej tyre është youtuber-ja e famshme, Shakiro, që thekson problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT-së, në Kamerun, i ndaluar ligjërisht.

Ajo dhe shoqja e saj Patricia kanë qenë në paraburgim që nga shkurti, pas arrestimit në një restorant, raporton BBC.

Shakiro ka mijëra ndjekës në “Facebook” dhe “Youtube”, ku flet hapur për orientimin e saj seksual

Kameruni është ndër 31 vendet afrikane që kriminalizon seksin homoseksual.
“Mesazhi është i qartë: homoseksualët nuk kanë vend në Kamerun”, tha një nga avokatet, Alice Nkom, e cila kryeson Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave të Homoseksualëve .

Avokati tjetër, Richard Tamfu, thotë se dyshja do të apelojë vendimin pasi nuk ka asnjë provë që janë kryer akte homoseksuale, vetëm dyshim.

2 komente në ““Për veprime homoseksuale”, 5 vite burg për dy gra transgjinore në Kamerun: Dënohet blogerja e famshme”

  1. %^& says:

    Kot i bën fresk perëndimi këtyre të sëmurëve mendorë. Edhe pak u ka bërë kameruni këtyre dylberave.

  2. Niku says:

    Uaaa, si keshtu? Edhe ku, ne Kamerun, te vellezerit tane. Prandaj i postoni kesi lloj lajmesh ketu se kane shume lidhje me Shqiperine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje