Komandantët ushtarakë të Izraelit kanë hartuar një plan beteje për një inkursion në Gazë dhe pritet ta paraqesin atë më vonë gjatë ditës së enjte. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (FMI)-së.
Gjatë një konference për shtyp për median lokale zëdhënësi i FMI-së Hidai Zilberman tha se ekzistojnë mundësitë për një inkursion tokësor.
FMI-ja ka dislokuar brigadat e këmbësorisë në kufirin me Gazën, së bashku me tanke dhe mjete ushtarake.
Vendimi për një pushtim të Rripit të Gazës, i cili kontrollohet nga grupi islamik i Hamasit, varet nga qeveria izraelite. Nëse jepet drita jeshile, kjo do të shënonte inkursionin e parë në këtë territor që nga viti 2014.
Të mërkurën në mbrëmje ushtria izraelite dhe luftëtarët palestinezë të Hamasit vazhduan shkëmbimet e raketave. Nga ana tjetër autoritetet izraelite njoftuan rreth një vale të re trazirash që përfshinë qytetet izraelite të cilat çuan në arrestimin e 400 personave. Të enjten militantët e Hamasit nisën një seri sulmesh me raketa ndaj Izraelit pas vrasjes në Gazë gjatë një sulmi ajror izraelit të një komandanti të lartë të grupit palestinez, Bassem Issa.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit deri të enjten herët në mëngjes numri i të vdekurve në Gazë nga sulmet me raketa arriti në 83 persona mes tyre 17 fëmijë. Organizatat bamirëse lokale thonë se disa prej të vdekurve në Gazë u shkaktuan nga raketat e Hamasit që nuk arritën të godasin objektivat izraelitë. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të enjten se 487 persona janë plagosur.
Autoritet izaraelite njoftuan se shtatë izraelitë janë vrarë, mes tyre një djalë gjashtë vjeçar.
OKB-ja ka paralajmëruar se konflikti, i cili nisi në mes të muajit prill me përplasjet në rrugët e Jeruzalemit, një qytet që si izraelitët ashtu edhe palestinezët e konsiderojnë si kryeqytetin e tyre, rrezikon “të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjerë, që do të përfshinte të gjitha kapacitetet ushtarake të palëve”.
Autoritetet izraelite kanë vendosur trupa shtesë policie në qytetet izraelite me popullsi të përzierë arabo-hebraike pas dy netë përleshjesh në qytetet e Haifa-s, Acre-s, Ramle-s dhe Lod-t, ku u dogjën tre sinagoga. Televizionet izraele transmetuan pamje të drejtpërdrejta në mbrëmje të një turme hebrejsh tek rrihnin në një zone afër Tel Avivit drejtuesin e një automjeti me origjinë arabe. Presidenti izraelit Reuven Rivlin u bëri thirrje izraelitëve që të ndalnin atë që e quajti marrëzi.
Nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së Joe Biden, disa udhëheqës të huaj po vazhdojnë përpjekjet për të bindur palët për të ulur tensionet. Të mërkurën në mbrëmje Presidenti Biden zhvilloi një bisedë me udhëheqësin izraelit Binyamin Netanyahu. Ai tha se Izraeli “kishte të drejtë të mbrohej”, por shtoi se “prishmëritë dhe shpresa e tij janë që kjo situatë të marrë fund sa më parë”.
presidenti i shba tha,,qe izraeli ka te drejte te mbrohet,kurse palestinezet nuk kan te drejte?????????????mund ta ma shpejgoj dikush pse nje pale ka te drejte te mbrohet,dmth ai qe eshte aleati im,dhe tjetri nuk ka te drejte te mbrohet sepse nuk eshte aleati im,kjo eshte hipokrize,se po nuk qe hipokrize cfare mund te jete tjeter,izraelitet kan te drejte te jetojne,shum bukur zoti i dhent jete,por edhe palestinezet kan te drejten te jetojne,perse dy standarte ne kete vend te shenjte,dikush duhet te mbrohet,dhe tjetri jo,,mgjth lutem qe ky konflikt te mbaroje sa me shpejt edhe tani qe une po shkruaj,dhe te dy keta popuj duhet te gjejne nje zgjidhje pa nderhyrjen e fuqive te huaja,boll me duke u vrare ketu dhe 60 vjet e kusur.rroft paqa.
Pergjigjen merre nga Vucici se ai eshte aleat i Palestines.
Hallall Izraeli, qijani robt terroristave te iranit. Varini prej bolesh. Izraeli eshte i vetmi vend demokratik ne rajon. Te gjithe duhet ta ndihmojme.